Shtëpi, toka, para e vetura: Kjo është pasuria e liderëve kryesorë të Kosovës
Pas përfundimit të afatit për deklarim, Agjencia për Paran...

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe partia opozitare Lidhja Demokratike (LDK) kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për ta zgjedhur presidentin e ri të Kosovës gjatë një takimi të hënën, dhe palët paralajmëruan se ky ishte takimi i fundit mes tyre.
Duke folur për media pas takimit, lideri i LVV-së, kryeministri Albin Kurti, tha se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk i pranoi ofertat e tij për një marrëveshje.
“Më duhet të them se bisedimet ishin të pasuksesshme sepse asnjëra nga ofertat tona nuk u pranua nga kreu i LDK-së”, tha Kurti.
Ai tha se ia ofroi LDK-së, në bashkëqeverisje me partnerët e tjerë, ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera.
Në një ofertë tjetër, Kurti tha se ia ofroi LDK-së postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
“Unë kam preferuar që zëvendës i imi të bëhet pikërisht Abdixhiku, dhe në këtë mënyrë të fillojmë kapitull të ri bashkëpunimi mes LDK-së dhe LVV-së”, theksoi Kurti.
Ndërkohë, Abdixhiku theksoi se nuk do të takohet më me Kurtin pas dështimit të bisedimeve.
“U përpoqa, provova, nuk arrita, fatkeqësisht. Tani do t’i kthehem LDK-së dhe do t’i kthehem misionit të madh të bashkimit të së djathtës brenda LDK-së”, ka thënë Abdixhiku pas takimit, duke përsëritur qëndrimin e partisë së tij, që një parti nuk mund t’i udhëheqë tri institucionet kryesore në vend: Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën.
Sipas tij, kryeministri Kurti ka insistuar që pozita e presidentit t’i mbetej partisë së tij.
Kurti, në anën tjetër, nguli këmbë se nuk dëshiron që partia e tij t’i udhëheqë tri institucionet kryesore të vendit.
Ndërkohë, i pyetur nëse ka një përafrim mes LDK-së dhe ish-presidentes Vjosa Osmani, së cilës i skadoi mandati më 4 prill, Abdixhiku ka deklaruar se diçka e tillë do të ishte lajm i mirë edhe për Kosovën edhe për LDK-në.
“Është qëllimi im dhe do të punoj për këtë qëllim deri në ditën e fundit”.
Takimi Kurti-Abdixhiku vjen teksa afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit do të skadojë më 28 prill, dhe nëse nuk përmbushet, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
Pak orë para takimit, Kurti bëri thirrje për kompromis.
“Zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit, dhe kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis e vendime jo të lehta”, tha Kurti gjatë mbledhjes së kabinetit të tij.
Ky është takimi i dytë mes Kurtit dhe Abdixhikut, pas atij të fillimuajit që përfundoi pa ndonjë marrëveshje.
Në fund të marsit, Gjykata Kushtetuese u dha kohë ligjvënësve deri më 28 prill për ta zgjedhur një president të ri.
Që prej atëherë, ka pasur pak lëvizje në drejtim të një marrëveshjeje të mundshme dhe Kurti nuk e ka zhvilluar asnjë takim deri tani me partinë kryesore opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila thotë se po pret shkresë zyrtare nga kryeministri për takim.
Kurti e ka kritikuar PDK-në se në bisedimet e mëparshme kishte kërkuar që dikush nga partia opozitare të zgjidhej president pa treguar emrin e kandidatit të mundshëm.
Edhe ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se partitë opozitare nuk kanë propozuar emra për president në takimet e deritanishme me kryeministrin.
“Në asnjë rast deri tani, nga LDK-ja apo PDK-ja nuk ka pasur propozime apo nismë për të zgjidhur çështjen e presidentit apo për të propozuar emra”, tha ministrja e Kurtit në një konferencë për media të hënën.
Javën e kaluar, Abdixhiku - partia e të cilit i ka 15 vende në Kuvend - i hodhi poshtë thashethemet se ai do të vetëpropozohej për president./REL
Pas përfundimit të afatit për deklarim, Agjencia për Paran...
Qeveria e Kosovës e ka shpallur si organizatë terroriste K...
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur ujërat pranë ...
Në kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington, këtë të hënë ...
Një armëpushim tjetër, midis Izraelit dhe Libanit, u njoft...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje të hë...
Irani ka nisur sulme me dronë ndaj anijeve ushtarake ameri...
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) thotë në një postim n...
Çmimet globale të naftës u rritën të hënën në mëngjes në t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se një delegacio...
Partia Progresive e Bullgarisë e Rumen Radev duket se do t...
Një bombë e madhe e Luftës së Dytë Botërore u shkatërrua s...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi gjatë kësaj së di...
Papa Leo XIV bëri thirrje këtë të diel për unitet, shpresë...
Partia e ish-presidentit të bullgarisë, Rumen Radev, është...
Të paktën tetë të fëmijë mbetën të vrarë nga disa të shten...
Në një kavanoz ushqimi për fëmijë HiPP është gjetur helm p...
Forcat e armatosura iraniane kthyen mbrapsht dy anije cist...
Një tentativë për t’i vënë zjarr një sinagoge në Londër ka...
Koresë së Veriut i është kërkuar të "ndalojë aktet provoku...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...