“Protestat e kanë goditur qeverinë”/ Kikia: Ministrat dhe deputetët nuk ecin të lirë në rrugë
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka hedhur poshtë akuzat e familjarëve të Alexei Navalny-t, të cilët akuzojnë presidentin rus, Vladimir Putin, se eliminoi opozitarin rus.
Në videon e publikuar të hënën, Yulia Navalnaya akuzoi Putin-in për vrasjen e burrit të saj në burgun e largët të Artikut dhe pretendoi se refuzimi i zyrtarëve për t'ia dorëzuar trupin nënës së tij është pjesë e një fshehjeje të së vërtetës.
"Ata po e fshehin trupin e tij poshtërsisht, frikacakë, duke refuzuar t'ia japin nënës së tij dhe duke gënjyer mjerisht ndërsa presin që të zhduket gjurma e helmit", tha Yulia Navalnaya. Ajo sugjeroi se burri i saj mund të ishte vrarë me një agjent nervor të stilit Novichok.
Autoritetet ruse thanë se shkaku i vdekjes së Navalny-t të premten është ende i panjohur dhe rezultatet e çdo hetimi ka të ngjarë të vihen në dyshim. Shumë udhëheqës perëndimorë kanë thënë tashmë se e konsiderojnë Putin-in përgjegjës për vdekjen.
“Këto janë absolutisht akuza të pabaza, të pafytyra për kreun e shtetit rus”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Vdekja e Navalny-t e ka privuar opozitën ruse nga politikani i saj më i njohur dhe frymëzues më pak se një muaj para zgjedhjeve që është e sigurt se do t'i japin Putin-it edhe gjashtë vjet në pushtet.
Navalny, 47 vjeç, ishte i burgosur që nga janari 2021, kur u kthye në Moskë pasi u shërua në Gjermani nga një helmim me agjent nervor për të cilin fajësoi Kremlinin. Ai mori tri dënime me burg që nga arrestimi i tij, për një sërë akuzash që ai i ka hedhur poshtë si të motivuara politikisht.
Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, bëri thirrje të hënën për një hetim ndërkombëtar për vdekjen e Navalny-t, por Peskov tha se Kremlini nuk do të pranonte asnjë kërkesë të tillë./CNA
Nisma Evropiane për Stabilitet, tha se asnjë organizatë nd...
Kur kryetar bashkie në qytetin Ladek Zdroj u bë në vit...
Një autokolonë, e cila dyshohet se transportoi trupin e di...
Në një njoftim të fundit, janë zbuluar destinacionet k...
Familja dhe mbështetësit e Aleksei Navalny-t, kanë vaz...
1776 ditë. Kaq ditë i bëhen Julian Assange në burgun b...
Është hetimi i dytë në një platformë të madhe në internet ...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Yulia Navalnaya, e veja e liderit opozitar rus, Aleksei Na...
Në rajonin e Xinjiang në perëndim të Kinës, është regjistr...
Si çdo vit tjetër në shkurt, Mynihu është skenë e shumë di...
Familja dhe mbështetësit e Aleksei Navalny-t, kanë vazhdua...
Mbështetësit e presidentit amerikan Joe Biden duket se...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ...
Me një personel ushtarak prej 1.3 milion vetash, Shtetet e...
Shtetet e Bashkuara kryen pesë sulme në zonat e Jemenit të...
BUDAPEST, Hungari – Një delegacion dypartiak senatorësh am...
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, i cili është p...
Senatorja amerikane, demokratja Jeanne Shaheen, tha se Mil...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...