
Familja dhe mbështetësit e Aleksei Navalny-t, kanë vazhduar të kërkojnë qasje për të marrë trupin e kritikut të ndjerë të Kremlinit, teksa vazhdojnë të arrestohen ata që bëjnë homazhe për të.
Autoritetet ruse kanë thënë më 16 shkurt se ai ka vdekur në një burg në Arktik.
Gazeta me bazë në Letoni, "Novaya Gazeta", ka thënë më 18 shkurt se policia është duke e ruajtur një morg lokal në qytetin siberian Salekhrad, teksa rriten spekulimet se ku gjendet trupi i 47-vjeçarit.
Familja e Navalny-t dhe ndihmësit të tij të ngushtë, kanë konfirmuar vdekjen e tij në burg, dhe kanë kërkuar që t’u dorëzohet trupi, mirëpo autoritetet e kanë refuzuar kërkesën, duke u kanë thënë avokatëve dhe nënës së tij, që “hetimet” për shkakun e vdekjes do të përfundojnë brenda javës.
Faqja "Mediazona", ka raportuar më 18 shkurt që në kamerat afër burgut të ashpër të Arktikut, të quajtur “Ujku polar”, janë parë katër makina që besohet se e kanë bartur trupin e Navalny-t.
Novaya ka raportuar, duke u bazuar në disa burime anonime, se në trupin e Navalny-t janë parë shenja të mavijosjes.
Mirëpo këto raportime nuk janë identifikuar në mënyrë të pavarur.
E veja e Navalny-t, Yulia Navalnaya, do të takohet të hënën në Bruksel me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian.
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, është zotuar se “ministrat e BE-së do të dërgojnë mesazh të fuqishëm të mbështetjes për luftëtarët e lirisë në Rusi dhe do të nderohet kujtimi për Aleksein”.
Prej kur është bërë publik lajmi për vdekjen e tij, policia ruse i ka rrethuar disa zona ku njerëzit kanë ndezur qirinj dhe kanë dërguar lule, në nderim të Navalny-t.
Forcat policore ruse i kanë shpërndarë mbështetësit dhe i kanë arrestuar më shumë se 400 persona në të paktën 36 qytete.
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka përmendur Navalny-n deri më tani dhe as vdekjen e tij.
Mirëpo Perëndimi e ka dënuar Putin-in dhe administratën e tij, ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se “nuk ka dyshim” që Putin-i duhet fajësuar për vdekjen e Navalny-t.
Navanlny ka qenë i dënuar me më shumë se 19 vjet burgim për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.
Ai është helmuar më 2020 me agjent nervor Noviçok, dhe atëbotë pati fajësuar aparatin shtetëror, në krye me Putin-in, për atë vendim.
Navalny është shëruar në Gjermani, pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, është dërguar në burg./REL
Mbështetësit e presidentit amerikan Joe Biden duket se...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ...
Me një personel ushtarak prej 1.3 milion vetash, Shtetet e...
Shtetet e Bashkuara kryen pesë sulme në zonat e Jemenit të...
BUDAPEST, Hungari – Një delegacion dypartiak senatorësh am...
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, i cili është p...
Senatorja amerikane, demokratja Jeanne Shaheen, tha se Mil...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar marrjen nën ...
Ditët e fundit disa media raportuan se Egjipti është duke ...
Të paktën tre persona janë vrarë nga sulmet me dronë dhe r...
Ekonomia gjermane nuk e ka të lehtë aktualisht. Kushtet ja...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka diskutuar...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka të ngjarë q...
Drejt Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Finlandës... Ikja ...
Të paktën 340 persona janë arrestuar në të paktën 30 qytet...
Parlamenti hungarez mund të ratifikojë së shpejti anëtarës...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të sh...
Në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës në Pod...
Alexey Navalny, opozitari rus, kundërshtari më i fortë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...