Ukraina raporton për viktima nga sulmet ruse
Të paktën tre persona janë vrarë nga sulmet me dronë dhe r...

Ditët e fundit disa media raportuan se Egjipti është duke përgatitur kampe pritjeje për më shumë se 100.000 refugjatë palestinezë, në rast të ofensivës izraelite në Rafah. Të shtunën drejtuesi i Shërbimit Informativ të Shtetit, SIS, Diaa Rashvan, i hodhi poshtë këto raportime. Kairo është kundër dëbimit të palestinezëve dhe kundër largimit vullnetar të Rripit të Gazës, tha Rashvan. Edhe guvernatori i rajonit egjiptian të Sinait, Mohamed Shusha, ka thënë për agjencinë "dpa", se veprimet në këtë këtë rajon janë pjesë e një inventarizimi të shtëpive, që janë shkatërruar në luftën kundër ekstremistëve të grupit terrorist, "Shteti Islamik". Kjo nuk ka të "bëjë aspak" me ndërtimin gjoja të kampeve të refugjatëve për palestinezët.

Sipas raportimeve të mëparshme në media, qeveria egjiptiane po përgatitej për strehimin e mbi 100.000 palestinezëve në rajonin kufitar në Rripin e Gazës, në rast të një ofensive izraelite në Rafah. Madje në këtë zonë po ngrihej edhe një mur betoni, thuhej, me gjasë për të ruajtur kontrollin mbi refugjatët palestinezë. Këtë e kishte raportuar agjencia gjermane e lajmeve, dpa dhe "Wall Street Journal" duke iu referuar zyrtarëve egjiptianë dhe analistëve. Agjencia e lajmeve, AP kishte publikuar madje pamje satelitore, që duhet të tregonin punime ndërtimi në gadishullin e Sinait në afërsi të Rripit të Gazës. Pamjet ku shihen barriera betoni, kamionë etj., përputheshin me videon e publikuar nga Fondacioni Sinai për të Drejtat e Njeriut në Londër më 12 shkurt.
Në rast të një ofensive të ushtrisë izraelite në Rafah në jug të Rripit të Gazës, Egjipti do mund të përballej me një eksod masiv të palestinezëve. Egjipti dhe një sërë politikanësh në botë e kanë paralajmëruar Izraelin nga një ofensivë në Rafah, ku sipas të dhënave të OKB-së ndodhen rreth 1,3 milionë palestinezë. Shumica të ardhur pas fillimit të luftës në Rripin e Gazës. Pas sulmeve terroriste të Hamasit më 7 tetor në Izrael, ku humbën jetën më shumë se 1200 vetë dhe u morën peng qindra të tjerë, Izraeli reagoi me bombardime dhe ofensivë tokësore në Rripin e Gazës.

Izraeli ndodhet aktualisht nën presion masiv për pezullimin e planeve për një ofensivë tokësore në Rafah, në jug të Izraelit. Presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi Izraelin së fundmi qartë duke thënë se është i bindur, se duhet të ketë një "ndalim të përkohshëm të luftimeve", për të liruar pengjet. Ai pret që "izraelitët në këtë periudhë të mos ndërmarrin një ofensivë tokësore masive", tha Biden në Shtëpinë e Bardhë. Biden kërkon nga Izraeli uljen e rrezikut për viktimat civile në Rripin e Gazës. SHBA megjithë presionin ndaj Izraelit për ndalim të luftimeve, planifikojnë dërgimin e armatimeve të tjera në Izrael. Sipas "Wall Street Journal", që i referohet zyrtarëve amerikanë, planet e qeverisë së Bidenit po verifikohen ndërkohë e mund të ndryshojnë, para se t'i paraqiten kongresit për miratim.
Ushtria izraelite pritet t'i paraqesë së shpejti kabinetit qeveritar në Izrael një plan të detajuar për misionin ushtarak në Rafah, ka raportuar "Times of Israel" të shtunën, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Sipas organizatave të OKB-së, një pjesë e palestinezëve për shkak të frikës së sulmeve në Rafah, kanë marrë drejtimin për në qendër të Gazës./ DW
Të paktën tre persona janë vrarë nga sulmet me dronë dhe r...
Ekonomia gjermane nuk e ka të lehtë aktualisht. Kushtet ja...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka diskutuar...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka të ngjarë q...
Drejt Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Finlandës... Ikja ...
Të paktën 340 persona janë arrestuar në të paktën 30 qytet...
Parlamenti hungarez mund të ratifikojë së shpejti anëtarës...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të sh...
Në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës në Pod...
Alexey Navalny, opozitari rus, kundërshtari më i fortë...
Partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të sht...
Zëdhënësja e udhëheqësit opozitar rus, Alexey Navalny ...
Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti në vijën e front...
Mbi gjysmë milioni njerëz u bënë shtetas gjermanë në n...
Protesta janë zhvilluar pranë ambasadave ruse në shumë...
Antony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit ka uruar ...
17 shkurt, 16-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës...
Sot bëhen 16 vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. S...
Sot bëhen 16 vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës...
Gjykata federale e Uashingtonit dënoi sot me 28 muaj b...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...