“Protestat e kanë goditur qeverinë”/ Kikia: Ministrat dhe deputetët nuk ecin të lirë në rrugë
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...

Në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës në Podcastin e tij Publik Square, Ditmir Bushati bisedon me Engjellueshe Morina, politologe në ECFR (European Council on Foreign Relations). Disa nga temat më të rëndësishme në të cilën u ndalen gjatë bisedës së tyre Bushati dhe Morina kishin të bënin me sfidat, arritjet dhe vështirësitë që ka kaluar Kosova dhe populli i saj por edhe bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me aleatët tanë strategjikë.
Duke folur për rrugëtimin e Kosovës në këto 16 vite, Bushati dhe Morina ndanë mendimin se janë bërë shumë përparime, por ka ende probleme të shumta. Sipas ish-ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme nga momenti i nisjes së dialogut nuk kemi një raport të drejtë ndërmjet numrit të njohjeve dhe procesit të dialogut. Politologia shton se dialogu me Serbinë është një pengesë për integrimin e Kosovës në BE, pasi vendet e unionit që ende nuk e njohin shtetin e Kosovës, presin të ketë një marrëveshje.
Të dy bashkëbiseduesit u ndalen edhe tek zhvillimet ndërkombëtare në fushën e sigurisë të cilat janë reflektuar vecanërisht në marrëdhënie me Serbinë në kurriz të Kosovës.
“Personalisht kam menduar se pas pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë së Vladimir Putinit, më 24 shkurt 2022, BE-ja do ndryshonte qasje në mënyrë radikale edhe ndaj Ballkanit Perëndimor. Pra, do mbyllte konfliktet ende të papërfunduara ose çështjet e shtetësisë në mënyrë që t’i rezistonte agresionit në lindje të kontinentit. Kjo tezë ra, pavarësisht se të gjithë mendonim se po jetonim një realitet të ri, sepse BE-ja u përqëndrua në lindje të kontinentit, duke mbështetur disi status-quo në rajonin tone”, tha Bushati.
Ndërsa Morina thotë se në situatën gjeopolitike në të cilën gjendet Europa, Lindja e Mesme, pyetja do duhet të jetë se sa vëmendje merr Kosova në një të ardhme të afërt, nëse problem i sigurisë nuk adresohet dhe në fakt përkeqësohet dhe më tutje? Unë, vijon ajo, nuk e kisha përjashtuar.
Sa i përket marrëdhënieve me aleatët strategjikë, Morina thekson se fatkeqësisht qasja e tyre në raport me Serbinë ka ndryshuar, duke e parë këtë të fundit si një shtet i rëndësisë strategjike në Ballkanin Perëndimor dhe si një shtet partner që kishte me reduktu influencën e Rusisë në Ballkan, premisa këto që sipas politologes janë shumë gabim.
Sipas saj, qeveria Kurti ka një vizion ndryshe nga qeveritë e mëparshme, duke qenë më këmbëngulëse për të drejtat që pretendon, duke i bërë ballë presioneve.
Morina shtoi se Kosova shënon rritje pozitive në disa raporte sidomos në normat e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe po ashtu ka rritje ekonomike, por “jo aq sa duhet që Kosova të ecë përpara”./ CNA
Alexey Navalny, opozitari rus, kundërshtari më i fortë...
Partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të sht...
Zëdhënësja e udhëheqësit opozitar rus, Alexey Navalny ...
Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti në vijën e front...
Mbi gjysmë milioni njerëz u bënë shtetas gjermanë në n...
Protesta janë zhvilluar pranë ambasadave ruse në shumë...
Antony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit ka uruar ...
17 shkurt, 16-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës...
Sot bëhen 16 vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. S...
Sot bëhen 16 vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës...
Gjykata federale e Uashingtonit dënoi sot me 28 muaj b...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklarua...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vdekja e ...
Alexei Navalny ka lindur në Butyn, një qytet 40 kilometra ...
Pas vizitës në Shqipëri, sekretari amerikan i Shtetit Anto...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe bashkëpunëtorët e...
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Rusia mund të pu...
"Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, ka vdekur në bu...
Një informator i Byrosë Federale amerikane të Hetimit ...
Greqia është një nga vendet e para ortodokse në botë që le...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...