Putin: Marrja nën kontroll e Avdijivkës, fitore e rëndësishme
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar marrjen nën ...

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se situata në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli përbën pengesë të madhe në gjetjen e një zgjidhjeje për paqe afatgjatë mes Izraelit dhe palestinezëve.
“Bregu Perëndimor është pengesë reale për zgjidhjen me dy shtete”, tha Borrell më 18 shkurt gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih.
“Bregu Perëndimor është në një pikë vlimi... mund të jemi në prag të një shpërthimi më të madh”, tha ai.
Afër 490.000 izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor, që Izraeli ka pushtuar më 1967, në dhjetëra vendbanime që konsiderohen joligjore sipas ligjit ndërkombëtar.
Kolonët jetojnë së bashku me afër 3 milionë palestinezë në këtë territor.
Palestinezët i shohin ndërtimin e vendbanimeve izraelite si krim lufte dhe pengesë të madhe për paqe.
Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor në Gazë, në Bregun Perëndimor është regjistruar një numër në rritje i përleshjeve mes forcave izraelite dhe palestinezëve.
Borrell tha se BE-ja duhet të “mbështesë nismën arabe” për krijimin e një shteti palestinez, që do të përfshinte edhe Bregun Perëndimor, edhe Rripin e Gazës.
Deklaratat e Borrellit vijnë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar një plan për njohjen ndërkombëtare të një shteti të tillë, pasi The Washington Post raportoi se ka një nismë të tillë.
Kjo gazetë tha se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, dhe një grup i vogël i shteteve arabe po punojnë në një plan gjithëpërfshirës për paqe afatgjatë mes Izraelit dhe palestinezëve. Sipas The Washington Post, në plan përfshihet edhe një afat kohor për themelimin e një shteti palestinez./ Rel
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar marrjen nën ...
Ditët e fundit disa media raportuan se Egjipti është duke ...
Të paktën tre persona janë vrarë nga sulmet me dronë dhe r...
Ekonomia gjermane nuk e ka të lehtë aktualisht. Kushtet ja...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka diskutuar...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka të ngjarë q...
Drejt Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Finlandës... Ikja ...
Të paktën 340 persona janë arrestuar në të paktën 30 qytet...
Parlamenti hungarez mund të ratifikojë së shpejti anëtarës...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të sh...
Në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës në Pod...
Alexey Navalny, opozitari rus, kundërshtari më i fortë...
Partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të sht...
Zëdhënësja e udhëheqësit opozitar rus, Alexey Navalny ...
Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti në vijën e front...
Mbi gjysmë milioni njerëz u bënë shtetas gjermanë në n...
Protesta janë zhvilluar pranë ambasadave ruse në shumë...
Antony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit ka uruar ...
17 shkurt, 16-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës...
Sot bëhen 16 vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. S...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...