Trump shkund aleatët e NATO-s
Me një personel ushtarak prej 1.3 milion vetash, Shtetet e...

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se blloku prej 27 anëtarësh ka ofruar “ndihmë të vazhdueshme” për Ukrainën në luftën gati dyvjeçare të saj kundër pushtimit rus. Zyrtari i lartë evropian e pranoi se në luftë, kjo ndihmë “kurrë nuk është e mjaftueshme”, por ndihma, veçmas në formë të predhave të artilerisë, do të vazhdojë të dërgohet në Kiev.
Në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë më 18 shkurt, Borrell tha se BE-ja vitin e kaluar i ka ofruar Ukrainës ndihmë në vlerë prej 28 miliardë eurosh, dhe deri më tani gjatë këtij viti është zotuar për ndihmë në vlerë prej 20 miliardë eurosh.
“E di, duhet të bëjmë më shumë. Asnjëherë nuk është mjaftueshëm kur jeni duke luftuar. Kurrë nuk është mjaftueshëm”, tha ai, teksa po merrte pjesë në Konferencën vjetore të Sigurisë në Munih. “Por, mos thoni se nuk po bëjmë mjaftueshëm çdo ditë. Ne bëjmë shumë. Ka dërgesa të vazhdueshme, dërgesa intensive të municioneve tona në Ukrainë. Ne kemi edhe zotimin tim personal dhe të shteteve anëtare se do të vazhdojmë të dërgojmë furnizime”, tha Borrell.
“Ukrainës i duhet më shumë [ndihmë]”, shtoi ai.
Duke folur për furnizimet shtesë me municione në Ukrainë, veçmas municionet e premtuara për artileri, Borrell tha se “ato do të vijnë”.
“Ne po i prodhojmë. Kemi rritur për 40 për qind kapacitetet e prodhimit tonë, 40 për qind më shumë”, tha ai. “Ne kemi pasur një nivel të ulët [të prodhimit të armëve dhe municioneve] kur nisi lufta dhe ne na u desh që të rrisim kapacitetet e prodhimit. E di që nuk është mjaftueshëm. Ju do të më thoni se 1.1 milion predha të artilerisë nuk janë të mjaftueshme. Por, industria jonë po shet armë për forcat e armatosura ukrainase. Çdo ditë iu bëj thirrje shteteve anëtare që të shkojnë të kërkojnë më shumë dërgesa nga industritë evropiane të mbrojtjes. Pra, ne do të vazhdojmë të bëjmë sa të mundemi”. Në fund të janarit, Borrell e pranoi se BE-ja nuk do të arrinte synimin e vendosur paraprakisht që në Ukrainë deri në mars të dërgojë 1 milion predha të artilerisë. Ai tha se pothuajse gjysma e kësaj sasie mund të dërgohet deri në mars, dhe pjesa tjetër deri në fund të vitit.
Kievi për një kohë të gjatë është ankuar se mungesa e furnizimeve po pengon aftësinë e forcave të tij që t’iu kundërvihen sulmeve të ushtrisë ruse.
Më 17 shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje partnerëve perëndimorë që Kievit t’i dërgojnë më shumë armë dhe municione.
Këto deklarata të bëra në Munih erdhën pas vendimit të tij për të tërhequr forcat ukrainase nga qyteti lindor i Avdijivës.
Me një personel ushtarak prej 1.3 milion vetash, Shtetet e...
Shtetet e Bashkuara kryen pesë sulme në zonat e Jemenit të...
BUDAPEST, Hungari – Një delegacion dypartiak senatorësh am...
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, i cili është p...
Senatorja amerikane, demokratja Jeanne Shaheen, tha se Mil...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar marrjen nën ...
Ditët e fundit disa media raportuan se Egjipti është duke ...
Të paktën tre persona janë vrarë nga sulmet me dronë dhe r...
Ekonomia gjermane nuk e ka të lehtë aktualisht. Kushtet ja...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka diskutuar...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka të ngjarë q...
Drejt Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Finlandës... Ikja ...
Të paktën 340 persona janë arrestuar në të paktën 30 qytet...
Parlamenti hungarez mund të ratifikojë së shpejti anëtarës...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të sh...
Në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës në Pod...
Alexey Navalny, opozitari rus, kundërshtari më i fortë...
Partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të sht...
Zëdhënësja e udhëheqësit opozitar rus, Alexey Navalny ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...