Hyn në fuqi rregullorja e re/ Licencat e shoqërive në ndërtim do të vlejnë deri në 5 vjet
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...

Yulia Navalnaya, e veja e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, ka thënë të hënën se do të vazhdojë luftën e burrit të saj për një Rusi të lirë, dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të sfidojnë presidentin rus, Vladimir Putin me forcë më të madhe se kurrë.
“Dua të jetoj në një Rusi të lirë, dua të ndërtoj një Rusi të lirë”, ka thënë Navalnaya në një video-mesazh me titullin “Do të vazhdoj të punoj për Aleksei Navalny-n”.
“Vladimir Putin më ka vrarë burrin”, ka thënë Navalnaya, duke shtuar se do të punojë me popullin rus për të sfiduar Kremlinin që të krijohet një Rusi e re.
Kremlini e ka mohuar përfshirjen në vdekjen e tij.
“Duke e vrarë Aleksein, Putin-i e ka vrarë gjysmën time – gjysmën e zemrës sime, gjysmën e shpirtit tim”, ka thënë Navalnaya.
“Mirëpo ende e kam gjysmën tjetër që më thotë se nuk kam të drejtë të heq dorë. Do të vazhdoj punën e Aleksei Navalny-t, do të vazhdoj të luftoj për shtetin tim”.
Navalnaya i ka akuzuar autoritetet ruse se po e fshehin trupin e Navalny-t pasi po presin që të zhduken prej trupit të tij gjurmët e agjentit nervor Noviçok.
“Ne e kemi ditur saktë pse Putin-i e ka vrarë Aleksin tri ditë më parë”.
“Do t’ju tregojmë shumë shpejt. E kemi kuptuar kush e ka kryer këtë krim dhe si. Do të kemi emra dhe do t’ua shihni fytyrat”, ka thënë ajo.
Autoritetet e burgut në Arktik kanë njoftuar të premten për vdekjen e Navalny-t.
Perëndimi e ka akuzuar shtetin rus në krye me Putin-in për vrasjen e tij.
Navanlny ka qenë i dënuar me më shumë se 19 vjet burgim për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.
Ai është helmuar më 2020 me agjent nervor Noviçok, dhe atëbotë pati fajësuar aparatin shtetëror, në krye me Putin-in, për atë vendim.
Navalny është shëruar në Gjermani, pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, është dërguar në burg./REL
Në rajonin e Xinjiang në perëndim të Kinës, është regjistr...
Si çdo vit tjetër në shkurt, Mynihu është skenë e shumë di...
Familja dhe mbështetësit e Aleksei Navalny-t, kanë vazhdua...
Mbështetësit e presidentit amerikan Joe Biden duket se...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ...
Me një personel ushtarak prej 1.3 milion vetash, Shtetet e...
Shtetet e Bashkuara kryen pesë sulme në zonat e Jemenit të...
BUDAPEST, Hungari – Një delegacion dypartiak senatorësh am...
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, i cili është p...
Senatorja amerikane, demokratja Jeanne Shaheen, tha se Mil...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar marrjen nën ...
Ditët e fundit disa media raportuan se Egjipti është duke ...
Të paktën tre persona janë vrarë nga sulmet me dronë dhe r...
Ekonomia gjermane nuk e ka të lehtë aktualisht. Kushtet ja...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka diskutuar...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka të ngjarë q...
Drejt Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Finlandës... Ikja ...
Të paktën 340 persona janë arrestuar në të paktën 30 qytet...
Parlamenti hungarez mund të ratifikojë së shpejti anëtarës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...