Tensione në Kuvend/ Opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca
Tensione janë regjistruar në seancë plenare, pasi deputetë...
Tensione janë regjistruar në seancë plenare, pasi deputetë...

Kosova ka vendosur masa mbrojtëse për çmimin e derivateve të mërkurën, pas një rritjeje të menjëhershme të çmimeve të derivateve në vend si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, (MINT) Mimoza Kusari, njoftoi në "Facebook" se e nënshkroi vendimin, sipas të cilit caktohen fitimet maksimale të lejuara për shitjen me shumicë dhe pakicë.
Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 cent për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 cent për litër.
Çmimet e derivateve të Kosovë, vetëm brenda 24 orësh, janë rritur për së paku 14 cent.
Kusari tha se vendimi i saj ishte “i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë e të ndershme në tregun vendor”.
Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është vërtetuar se rritjet e çmimeve nga importi janë pasqyruar menjëherë në çmimet e shitjes.
Përmes kësaj mase, synohet që të ruhet stabiliteti në treg, të parandalohen abuzimet me çmime dhe të sigurohet mbrojtje efektive për konsumatorët.
Rritjet e çmimeve të derivateve ndodhën pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një operacion ushtarak në Iran, dhe Teherani u përgjigj me sulme në Izrael dhe vende të tjera aleate të SHBA-së në rajon.
Pas këtyre tensioneve, çmimi i naftës Brent, që është standard global, është rritur deri në 10 për qind më 1 mars dhe analistët presin rritje të mëtejshme.
Pasiguria për ndërprerje të furnizimeve u shtua veçanërisht pas pezullimit të një pjese të dërgesave përmes Ngushticës së Hormuzit.
Kjo ngushticë, përmes së cilës kalojnë mbi një e pesta e furnizimeve ditore globale me naftë, shërben si arterie eksporti për vende si Irani, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Iraku.
Çdo rrezik për bllokim apo kufizim të qarkullimit përkthehet menjëherë në rritje të kostove të sigurimit dhe transportit dhe, për rrjedhojë, në çmime më të larta në tregjet botërore.
Kosova varet nga importi i derivateve të naftës pasi nuk ka rafineri të saj.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, vendi importoi mbi 478 milionë euro naftë dhe më shumë se 51 milionë euro benzinë.
Pas çdo krize globale, në Kosovë operatorët ekonomikë kanë rritur çmimet e derivateve edhe për sasi të blera më herët me çmime më të ulëta.
Për të parandaluar abuzimet e çmimeve, ish-drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica, më 3 mars, tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet duhet të shqyrtojnë vazhdimin e masave mbrojtëse, për të garantuar konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të konsumatorit në kohë krize.
Një vendim i ngjashëm ishte marrë më 16 dhjetor 2025 nga ministrja e atëhershme Rozeta Hajdari, i cili ka qenë në fuqi vetëm 30 ditë.
Kusari tha se vendimi i 4 marsit hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, por nuk tregoi se sa zgjat.
“Çdo shkelje apo moszbatim i këtij vendimi do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi”, tha ajo./REL
Irani ka shtyrë funeralin shtetëror të liderit suprem, Aja...
Turqia ka shprehur zemërimin e saj ndaj Iranit pas lëshimi...
Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka dalë në ...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dekla...
NATO ka dënuar shënjestrimin e Turqisë nga Irani, pas rapo...
Gati 150 persona konsiderohen të zhdukur pasi një anije l...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka kritik...
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë (MSB) ka njoftua...
Komisioni Europian ka deklaruar se është gati të mbrojë in...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën ...
Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite ka bërë të ditur s...
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, bëri thirrje për t'u ...
Ndërsa Izraeli njofton sulme të reja në shkallë të gjerë n...
Mojtaba Hosseini Khamenei, djali i Ajatollah Ali Khamenei,...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar pr...
Mediat libaneze kanë raportuar se është rritur numri i vik...
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, ka njoftua...
Dy raketa balistike kanë goditur një bazë ajrore amerikane...
Sri Lanka ka shpëtuar 30 marinarë nga një fregatë iraniane...
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, thotë se çdo udhëheqës ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...