Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan/ Betonierja bie nga lartësia, dyshohet për viktima
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, i ka bërë thirrje të premten bashkësisë ndërkombëtare ta shtojë trysninë ndaj Beogradit, pas plagosjes dhe rrëmbimit të dyshuar të një serbi të Kosovës nga Xhandarmeria e Serbisë në tokën kosovare javën e kaluar. Sveçla e vizitoi vendin ku dyshohet se u rrëmbye Millan Vukashinoviçi nga Leposaviqi pranë kufirit me Serbinë.
Dyshohet se Vukashinoviç u plagos dhe më pas u rrëmbye më 1 nëntor në fshatin Jellakcë afër Leposaviqit, para se të dërgohej më pas në spitalin e Prokuples, e më vonë në Qendrën Klinike të Nishit.
“Sot e inspektova pjesën e kufirit shtetëror ku dyshohet se u kidnapua shtetasi ynë”, shkroi Sveçla në Facebook në një shkrim të cilit i bashkëngjiti edhe fotografi.
Ai shtoi se, në bazë të të dhënave dhe dëshmive “të siguruara nga autoritetet tona, tashmë është e ditur se duke u shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, z. Vukashinoviç është rrëmbyer nga strukturat e Serbisë si kundërshtar i Listës Serbe”.
Serbia nuk ka folur fare për këtë rast as pas një jave. Radio Evropa e Lirë e ka pyetur për incidentin Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë, por nuk ka marrë përgjigje.
Një ditë më parë, avokati Ivan Niniç tha se ushtroi padi në emër të Dragana Vukashinoviçit, nënës së Vukashinoviçit, në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuple të Serbisë për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë.
Ai tha se, meqë shteti serb ka heshtur deri tani, ai ushtroi padi kundër personave të panjohur, anëtarë të Ushtrisë së Serbisë, ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ose Millan Radoiçiçit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kishte marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan më 2023.
Në kallëzimin penal, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, thuhet se Vukashinoviq kishte një histori të gjatë konfliktesh personale me Millan Radoiçiqin, si dhe se “ka arsye të justifikueshme për të besuar se i dëmtuari është rrëmbyer dhe rrezikohet t’i merret jeta në rrethana të paqarta”.
Sveçla theksoi të premten se Serbia “po dëshmohet çdo ditë e më shumë jo vetëm si shtet agresor ndaj fqinjëve të saj, por edhe në thelb si shtet antidemokratik, pasi që z. Vukashinoviç ende po i mohohet mbrojtja ligjore e cila edhe në vendet më diktatoriale garantohet me ligj”.
“Apeloj tek bashkësia ndërkombëtare që ta shtojë presionin dhe ndërmarrë masa ndaj shtetit serb, në mënyrë që të ndëshkojë këtë sjellje destabilizuese, por edhe të parandalojë situata të tjera të cilat do të ngrinin tensione në rajon”, shtoi ai.
Policia e Kosovës tha dy ditë pas incidentit se kishte marrë në pyetje dëshmitarë okularë, të cilët kishin dhënë informacione se “persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, kishin plagosur dhe rrëmbyer viktimën, dhe më pas e kishin dërguar në territorin e Serbisë”.
Vukashinoviç ka qenë i punësuar në Byronë e Sigurimeve të Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, në veri të Kosovës.
Radio Evropa e Lirë, duke përdorur mjete forenzike për identifikimin e fytyrës, ka vërtetuar se Vukashinoviç është i njëjti person që më 28 qershor të këtij viti kishte folur publikisht për presionet që kishte pasur, në një intervistë me gazetarin dhe ish-deputetin serb Nemanja Sharoviç, për televizionin KTV nga Serbia.
Gjatë asaj interviste, ai kishte deklaruar se serbët ishin detyruar të largoheshin nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022 nën presionin e Listës Serbe, dhe se edhe ai vetë kishte qenë viktimë e presioneve, duke shtuar se nuk ndihej i sigurt të udhëtonte në Serbi sepse kishte refuzuar të jepte dorëheqje.
“Kanë shpifur për shumë gjëra, më kanë lidhur me shqiptarët, nuk jam i sigurt të udhëtoj në Serbi. Jam këtu në Kosovë, e anashkaloj Serbinë”, kishte thënë ai. /REL
Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur ditën e sotme n...
Më shumë se 2,000 fluturime në SHBA janë anuluar ose vonua...
Komisioni Evropian po planifikon të krijojë Qendrën për Re...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka mbërritur në Sht...
Qeveria daneze ka arritur një marrëveshje për të zbatuar n...
Një marrëveshje për ndërtimin e një tuneli hekurudhor ndër...
Rusia i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të qartësojn...
Kuvendi i Serbisë e ka miratuar të premten një ligj të pos...
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar ditën e ...
Luvri po merr masa për problemet e sigurisë që dolën në pa...
Rusisë i ka kërkuar të premten Beogradit sqarime në lidhje...
Ushtria izraelite ka bërë me dije se ka goditur objektivat...
Shkalla e obezitetit te fëmijët është stabilizuar në disa ...
Nëse prodhimi gjerman i çelikut zhvendoset jashtë vendit, ...
Ministri i mbrojtjes së Belgjikës tha se Qendra Kombëtare ...
Tetori i vitit 2025 ishte i treti muaji më i ngrohtë i reg...
Aksionarët kanë miratuar një paketë page rekord që mund të...
Temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë bërë që viti 20...
Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të...
Izraeli ka sulmuar caqe të Hezbollahut në jug të Libanit m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...