Në kërkim të së vërtetës për një vrasje të dyshimtë në Ukrainën e pushtuar
Informacioni rreth asaj që ndodhi në fillim të këtij muaji...

Koreja e Veriut ka lëshuar drejt detit dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi. Ky ishte testimi i parë i armëve balistike që Veriu ka kryer në dy javët e fundit, teksa ushtria amerikane ka paralajmëruar se përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore nga Phenjani do të “rezultonte në fundin e regjimit ” të këtij shteti.
Ushtria e Koresë së Jugut tha se ka detektuar lëshimin e dy raketave nga Veriu në zonën detare afër Tongçon, të premten. Ushtria tha se dy raketat fluturuan afër 230 kilometra në një lartësi maksimale prej 24 kilometrash.
Në deklaratë u tha se Koreja e Jugut i dënon fuqishëm këto testime, duke i quajtur “provokime të mëdha” që minojnë paqen rajonale dhe shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ndalojnë çdo aktivitet balistik nga Koreja e Veriut.
Komanda amerikane në Indo-Paqësor tha se këto testime tregojnë për “ndikimin destabilizues” të armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe të programit balistik të saj. Ndërkaq, ushtria japoneze tha se po ashtu ka detektuar lëshimin e raketave dhe se tani po analizon se çfarë lloje raketash janë përdorur.
Pas lëshimit të raketave, zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut thanë se kanë biseduar me homologët e tyre nga SHBA-ja dhe Japonia. Tri shtetet u tha se u pajtuan për të rritur koordinimin për shkak të Koresë së Veriut, teksa i bënë thirrje Veriut që të ndalë testimin e armëve dhe t’u kthehet bisedimeve.
Ky ishte testimi i parë i raketave balistike të Koresë së Veriut që nga 14 tetori, dhe lëshimi u bë në ditën e fundit të stërvitjeve vjetore ushtarake të Koresë së Jugut, në të cilat këtë vit marrin pjesë edhe ushtarët amerikanë. Po ashtu, javën e ardhshme, forcat jugkoreane dhe amerikane do të mbajnë stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë.
Koreja e Veriut i sheh stërvitjet ushtarake si përgatitje për ta sulmuar atë edhe pse Uashingtoni dhe Seuli thonë se stërvitjet janë të natyrës mbrojtëse.
Që nga shtatori i vitit të kaluar, Koreja e Veriut ka kryer një sërë testimesh, teksa ka thënë se po teston sistemet e armëve bërthamore që janë të dizajnuara për të sulmuar caqe në Korenë e Jugut dhe në SHBA./REL
Informacioni rreth asaj që ndodhi në fillim të këtij muaji...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit De...
Kina mbetet sfida kryesore për interesat e sigurisë kombët...
Kancelari Olaf Scholz mori në mbrojtje Greqinë ndaj kërcën...
Konkretisht fjala ishte për dy ngjarje: operacionin kundër...
Rusia po flet sërish për armët bërthamore. Madje po flet s...
Një zyrtar i lartë i qeverisë ruse foli mbi mundësinë ...
Ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, Komunikat...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk u l...
Shtetet e Bashkuara thonë se nuk kanë vënë re ndonjë të si...
Një anije me flamur rus mbërriti të enjten në tubacion...
Kompania shtetërore e energjisë në Ukrainë ‘Ukrenergo’...
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, hodhi poshtë të enjten...
Bashkimi Europian edhe një herë ka përsëritur thirrjen nda...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se parala...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia po kërc...
Kabineti i qeverisë federale ka rënë dakord për një kompro...
Presidenti Joe Biden priti të mërkurën në Shtëpinë e Bardh...
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka mirëpritur vendimi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...