Pentagoni: Asnjë tregues se provat bërthamore ruse janë aktivitet i kamufluar për dislokim real
Shtetet e Bashkuara thonë se nuk kanë vënë re ndonjë të si...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk u lejua nga autoritetet serbe të marrë pjesë në një debat në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Beograd e organizuar nga Forumi për Marrëdhënie Etnike.
Zoti Bislimi ishte rreth 100 kilometra afër Beogradit kur, siç tha, autokolona e tij u ndalua nga policia e cila tha se “nuk mund të vazhdoje rrugën më tej për shkaqe sigurie”.
Zëvendëskryeministri Bislimi i cili është edhe kryenegociator i Kosovës në bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, do të duhej të fliste në debatin me temën “Kosova dhe Serbia – si të shmanget qorrsokaku”.
Pas kthimi në Kosovë ai tha se pengimi i pjesëmarrjes së tij në konferencë dëshmon se “Serbia nuk është e gatshme të punojë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.
“Është pak absurde që një konferencë për sigurinë, Serbia publikisht e pranoi se ka elemente kriminale që duan ta cenojnë sigurinë dhe e pranon se është e dobët për të ofruar siguri për pjesëmarrësit”, shtoi ai.
Organizatorët e konferencës thanë se janë respektuar tërë procedurat për vizitat e ndërsjella të zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë të vendosura në kuadër të bisedimeve në Bruksel.
Autoritetet serbe nuk kanë dhënë ndonjë hollësi rreth vendimit të tyre, ndërsa Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike tha se “ky është një mesazh i keq për qytetarët e Serbisë që një aparat i shtrenjtë nuk mund t’i ofrojë siguri njeriut që ka ardhur për të diskutuar për ardhmërinë evropiane të rajonit”.
Zoti Bislimi tha se kishte për qëllim që “Beogradit dhe korit diplomatik por edhe qytetarëve atje t’iu ofrojmë versionin e Kosovës mbi zhvillimet mes dy vendeve.
“Ju e dini që qytetarët në Serbi i janë ekspozuar një propagande shumë të tmerrshme nga qeveria e Serbisë dhe një të vërtete të shpikur rreth zhvillimeve edhe në Kosovë edhe në dialogun me Serbinë”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.
Pengimi i pjesëmarrjes së tij në konferencë ndodhë në një periudhë acarimesh mes dy vendeve, ndërsa afrohet afati i vendosur nga qeveria e Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Republikës së Kosovës, ndërsa diplomatët perëndimorë janë vënë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që do të shmangte tensionet ndërmjet palëve./ VOA
Shtetet e Bashkuara thonë se nuk kanë vënë re ndonjë të si...
Një anije me flamur rus mbërriti të enjten në tubacion...
Kompania shtetërore e energjisë në Ukrainë ‘Ukrenergo’...
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, hodhi poshtë të enjten...
Bashkimi Europian edhe një herë ka përsëritur thirrjen nda...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se parala...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia po kërc...
Kabineti i qeverisë federale ka rënë dakord për një kompro...
Presidenti Joe Biden priti të mërkurën në Shtëpinë e Bardh...
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka mirëpritur vendimi...
Finlanda dhe Suedia janë duke iu afruar anëtarësimit në NA...
Ndoshta europianët nuk frymëzohen vetëm nga Afërdita (Perë...
Fjalimi i fundit i udhëheqësit kinez Xi Jinping në Kongres...
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar 10 zyrtarë irania...
Synimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bërë anëtarë t...
Rezervistët e mobilizuar që presidenti rus, Vladimir P...
Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogu, n...
Gjermania po planifikon legalizimin e kanabisit. Mini...
Akuzat e Rusisë se Ukraina po përgatitet të përdorë nj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...