Pronarët e Rrjedhës Veriore inspektojnë tubacionet e dëmtuara
Një anije me flamur rus mbërriti të enjten në tubacion...

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk kanë vënë re ndonjë të sinjal që tregon se stërvitjet vjetore të forcave bërthamore të Rusisë mund të jenë një “aktivitet i kamufluar” me synimin vendosjen në gjendje gatishmërie të këtyre armëve, tha të enjten Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin.
Presidenti rus Vladimir Putin vëzhgoi të mërkurën një pjesë të stërvitjeve të ashtuquajtura “Grom”, të forcës strategjike bërthamore të Rusisë, gjatë të cilave Moska tha se u kryen prova me raketa balistike ndërkontinentale “Yars”, nëndetëseve dhe aeroplanëve strategjikë bombardues “Tupolev”.
Stërvitjet shihen si një sfidë e mundshme për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Presidenti rus Putin ka shkaktuar paqartësi lidhur me qëllimet e tij, pasi kërcënoi me përdorim të armëve bërthamore për të mbrojtur Rusinë, në kuadër të sulmit të tij kundër Ukrainës.
Megjithatë, zyrtarët perëndimorë shprehin besimin në aftësitë e vendeve të tyre për të zbuluar nëse Rusia mund të ndërmarrë veprime konkrete për përdorimin e një arme të tillë.
Sekretari Austin nuk u shpreh i shqetësuar, në komentet e shkurtra për gazetarët lidhur me këtë çështje.
“Nuk kemi parë asgjë që do të na bënte të besojmë, deri tani, se ky është një lloj aktiviteti i kamufluar”, tha ai.
Ndërsa forcat ukrainase po përparojnë në provincën e Khersonit të pushtuar nga Rusia, gjë që do të shënonte një disfatë të madhe për Moskën, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu telefonoi zotin Austin të dielën dhe akuzoi Kievin se po planifikon kryerjen e një sulmi me bombë me përmbajtje radioaktive.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, tha se këto akuza janë një tregues se Moska është ajo që po planifikon një sulm të tillë.
Ndërkohë vijon të qarkullojnë pikëpyetje nëse Moska mund të përdorë një armë taktike bërthamore.
Zoti Austin tha se nuk beson se Vladimir Putini ka vendosur të përdorë një arme të tillë dhe nuk pranoi të japë hollësi për përgjigjen e mundshme të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj nëse Moska ndërmerr një sulm të tillë.
“Ne kemi qenë shumë të qartë që në fillim, se do të shihni një përgjigje domethënëse nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes.
Komentet e zotit Austin bëhen në të njëjtën ditë me publikimin e disa dokumenteve nga Pentagoni mbi strategjin e re bërthamore, ku ndër të tjera thuhet se SHBA do të ndalë prodhimin e raketave bërthamore me vetëdrejtim që lëshohen nga deti.
I pyetur se çfarë mesazhi çon ky vendim në Moskë dhe Pekin, zoti Austin u tha gazetarëve se vendi ka kapacitete të mjaftueshme në inventarin bërthamor.
“Nuk mendoj se kjo i dërgon ndonjë mesazh Putinit”, tha zoti Austin ndërsa shtoi se “ai e di se cilat janë kapacitetet tona”./ Voa
Një anije me flamur rus mbërriti të enjten në tubacion...
Kompania shtetërore e energjisë në Ukrainë ‘Ukrenergo’...
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, hodhi poshtë të enjten...
Bashkimi Europian edhe një herë ka përsëritur thirrjen nda...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se parala...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia po kërc...
Kabineti i qeverisë federale ka rënë dakord për një kompro...
Presidenti Joe Biden priti të mërkurën në Shtëpinë e Bardh...
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka mirëpritur vendimi...
Finlanda dhe Suedia janë duke iu afruar anëtarësimit në NA...
Ndoshta europianët nuk frymëzohen vetëm nga Afërdita (Perë...
Fjalimi i fundit i udhëheqësit kinez Xi Jinping në Kongres...
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar 10 zyrtarë irania...
Synimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bërë anëtarë t...
Rezervistët e mobilizuar që presidenti rus, Vladimir P...
Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogu, n...
Gjermania po planifikon legalizimin e kanabisit. Mini...
Akuzat e Rusisë se Ukraina po përgatitet të përdorë nj...
Banka Botërore ka paralajmëruar se qeverive u kushton ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...