Scholz mbron Greqinë nga kërcënimet e Turqisë
Kancelari Olaf Scholz mori në mbrojtje Greqinë ndaj kërcën...

Kina mbetet sfida kryesore për interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Rusia mbetet një kërcënim "akut" me luftën e saj brutale në Ukrainë, thuhet në dokumentin e publikuar së fundmi nga Pentagoni mbi Strategjinë e Mbrojtjes Kombëtare.
"Republika Popullore e Kinës është konkurrenti i vetëm në botë me qëllimin për të ndryshuar rendin ndërkombëtar dhe, gjithnjë e më shumë, me fuqinë për ta bërë këtë", u tha gazetarëve të enjten në Pentagon Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.
Një zyrtar i lartë i mbrojtjes, duke folur me gazetarët për strategjinë e re të mbrojtjes në kushte anonimiteti, tha se Kina vazhdon të fitojë më shumë "aftësi për të sfiduar në mënyrë sistematike Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat, atë ushtarake, ekonomike, teknologjike dhe diplomatike".
"Sfida e Kinës", sipas Sekretarit Austin, ka çuar në rritjen e aftësive mbrojtëse në të gjitha fushat ushtarake, veçanërisht hapësirën dhe hapësirën kibernetike, për t'i bërë të qartë çdo kundërshtari të mundshëm se "kostoja e agresionit kundër Shteteve të Bashkuara ose aleatëve dhe partnerëve tanë, është shumë më e madhe se çfarëdo përfitimi të imagjinueshëm që do të mund të sillte një sulm”.
Raporti i strategjisë vjen në një kohë kur Kina dhe Rusia kanë përshkallëzuar agresionin kundër fqinjëve të tyre. Kina kërcënon në mënyrë të përsëritur se do të marrë nën kontroll Tajvanin, madje me forcë nëse është e nevojshme, dhe Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt dhe vazhdon të sulmojë qytete të shumta të Ukrainës me raketa dhe dronë të prodhuar nga Irani.
Një tjetër zyrtar i lartë i mbrojtjes, duke folur gjithashtu me gazetarët në kushte anonimiteti të enjten, tha se armët bërthamore do të vazhdojnë të jenë "gurthemeli" i aftësisë frenuese ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
Sipas zyrtarit, strategjia e re e mbrojtjes pasqyron faktin se Shtetet e Bashkuara tani po përballen me dy konkurrentë të mëdhenj të armatosur me armë bërthamore, Rusinë dhe Kinën.
"Aftësitë e tjera jobërthamore kanë potencial të përmirësohen, por nuk mund të zëvendësojnë aftësinë frenuese të armëve bërthamore në disa rrethana", tha zyrtari.
Kërcënimet e tjera të mëdha
Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës paraqet "një kërcënim të menjëhershëm dhe të mprehtë", tha zoti Austin, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të rrisin praninë e saj ushtarake në Evropë nga rreth 80,000 trupa në më shumë se 100,000.
Krahasuar me Kinën, Sekretari Austin u tha gazetarëve se "Rusia nuk mund të sfidojë në mënyrë sistematike Shtetet e Bashkuara në aspektin afatgjatë."
Zyrtari i lartë shtoi se "Rusia është absolutisht e frenuar nga ndërmarrja e një sulmi ndaj NATO-s", pasi Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.
Por zyrtari ngriti shqetësimin se dështimet e Rusisë në fushën e betejës në Ukrainë mund të bëjnë që ajo të mbështetet më shumë në arsenalin e saj bërthamor në të ardhmen.
Kërcënime të tjera të përmendura në Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes për vitin 2022 përfshijnë Korenë e Veriut, Iranin dhe ekstremistët e dhunshëm globalë.
Irani mbetet një faktor destabilizues në Lindjen e Mesme dhe financuesi më i madh shtetëror i terrorizmit, ndërkohë që vazhdon të zhvillojë aftësi bërthamore që do t'i mundësonin Teheranit të prodhonte një armë bërthamore.
Megjithatë, sipas raportit, "Irani nuk posedon sot një armë bërthamore" dhe Shtetet e Bashkuara "aktualisht besojnë se nuk po përpiqet ta prodhojë një armë të tillë".
Koreja e Veriut gjithashtu vazhdon të rrisë aftësitë e saj bërthamore dhe raketore për të kërcënuar forcat amerikane dhe aleatët amerikanë në rajon.
Strategjia e vitit 2022 është kryesisht një vazhdimësi e asaj të publikuar në vitin 2018 nën Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis, e cila bëri një zhvendosje thelbësore nga theksi tek operacionet kryesisht kundër ekstremistëve në një luftë të mundshme me një konkurrent të afërt për nga aftësitë ushtarake.
Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara i dhanë fund luftës 20-vjeçare në Afganistan. Shtetet e Bashkuara ende kanë një numër të vogël trupash në Somali, Irak dhe Siri, por kryesisht janë tërhequr nga operacionet e mëdha kundër terrorizmit.
Strategjia e re kërkon më shumë përparime në teknologji nga armët hipersonike deri tek inteligjenca artificiale. Sekretari Austin shtoi se buxheti i vitit 2023 përfshin më shumë se 130 miliardë dollarë për fushën e kërkimit dhe zhvillimit të armëve, buxheti më i madh i tillë kërkimor në historinë e Departamentit të Mbrojtjes./VOA
Kancelari Olaf Scholz mori në mbrojtje Greqinë ndaj kërcën...
Konkretisht fjala ishte për dy ngjarje: operacionin kundër...
Rusia po flet sërish për armët bërthamore. Madje po flet s...
Një zyrtar i lartë i qeverisë ruse foli mbi mundësinë ...
Ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, Komunikat...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk u l...
Shtetet e Bashkuara thonë se nuk kanë vënë re ndonjë të si...
Një anije me flamur rus mbërriti të enjten në tubacion...
Kompania shtetërore e energjisë në Ukrainë ‘Ukrenergo’...
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, hodhi poshtë të enjten...
Bashkimi Europian edhe një herë ka përsëritur thirrjen nda...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se parala...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia po kërc...
Kabineti i qeverisë federale ka rënë dakord për një kompro...
Presidenti Joe Biden priti të mërkurën në Shtëpinë e Bardh...
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka mirëpritur vendimi...
Finlanda dhe Suedia janë duke iu afruar anëtarësimit në NA...
Ndoshta europianët nuk frymëzohen vetëm nga Afërdita (Perë...
Fjalimi i fundit i udhëheqësit kinez Xi Jinping në Kongres...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...