Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Çdo të mërkurë, një klub vrapimi në qytetin e Nju Jorkut mbleddh qindra njerëz, që jo vetëm kërkojnë të ruajnë një formë të mirë fizike, por po ashtu janë në kërkim të dashurisë. Pasi vrapojnë për gati 5 kilometra, anëtarët e klubit i drejtohen bareve, ndërsa përpiqen të gjejnë partnerë romantikë ose të bëjnë miq të rinj. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, June Hsu sjell më shumë hollësi mbi këtë formë të re të njohjeve romantike në Shtetet e Bashkuara.
Prej shumë vitesh, njohja përmes internetit është një mënyrë për takimet romantike. Por njujorkezët duket se po i braktisin aplikacionet për njohje në këmbim të një hapësire të re takimesh, klubet e vrapimit.
“Në fund të pranverës vendosa që do të fshija aplikacionet për njohje pasi nuk pata sukses. Jam kënaqur shumë dhe kam takuar njerëz në mënyra argëtuese dhe unike siç është ky klub”, tregon Annie Jorgensen, anëtare e klubit ‘Lunge Run’.
Sipas të dhënave nga platforma botërore e biletave ‘Eventbrite’, ngjarjet sportive për njohje romantike shënuan një rritje të pjesëmarrjes prej 135 për qind nga 2022 në 2023.
Një nga ngjarjet më të njohura për njerëzit aktivë që kërkojnë dashurinë është klubi ‘Lunge Run’. Takimi mbahet të mërkurën në mbrëmje në një park të njohur në qytetin Manhata, Për të qenë pjesëmarrës duhet gjithashtu të respektosh kodin e veshjes.
“Çdokush ka veshje të zezë këtu në Nju Jork. Është disi si uniforma e Nju Jorkut, kështu që e vumë si rregull që çdo beqar të vishej me të zeza. Dhe më vonë donim që ky klub të ishte gjithëpërfshirës, kështu që njerëzve që kërkojnë të bëjnë thjesht miq, pasi kanë një partner, u thamë që të mbajnë veshje me ngjyra të tjera”, shprehet Rachael Lansing, bashkëthemeluese e klubit ‘Lunge Run’.
Shumë prej atyre që u bënë pjesë e klubit thonë se vendimi erdhi për shkak se ishin të lodhur nga përdorimi i aplikacioneve për njohje, një përvojë që është studiuar nga ekspertët.
"Mendoj se në përgjithsëi ka një zhgënjim me aplikacionet e takimeve, një ndjenjë që i bën ta shohin veten si variant, por ndoshta jo varianti më i mirë, ndërsa takimet gjatë vrapimit ose diçka e ngjashme, janë takime në nivel personal ose në një grup me interesa të përbashkëta. Kjo bën të mundur ndërveprimin personal dhe nisjen e asaj bisedës njohëse pa patur si ndërmjetës telefonin”, shprehet Kathryn Coduto, me Universitetin e Bostonit.
Steve Cole krijoi aplikacionin ‘Lunge’ për të ndihmuar njerëzit me orientim sportiv që të takohen dhe kjo e frymëzoi krijimin e klubit ‘Lunge Run’. Në aktivitetin e parë të klubit kishte 30 pjesëmarrës ndërsa për këtë vrapim të fundit janë regjistruar 1200 njerëz.
“Në fakt është ngjarja më e madhe për beqarë që është shënuar ndonjëherë në qytetin e Nju Jorkut. Dhe ne në fakt e thyejmë atë rekord çdo javë ndërsa vazhdon të shtohet pjesmarrja”, tregon Steve Cole, themelues i aplikacionit për takime romantike, ‘Lunge’.
Pjesëmarrësit vrapojnë gati 5 kilometra, kanë zgjedhje për një ecjeje të shkurtër dhe në fund mund të zgjedhin të ulen në një nga baret e shumta.
“Pika kulmore është kur shijon një birrë pas vrapimit, kur mblidhemi në një bar dhe thjesht bisedojmë me njëri tjetrin. Është e mrekullueshme,”, thotë zonja Lansing.
Zonja Coduto thotë se kjo formë njohjeje e bazuar mbi interesat e përbashkëta është një strategji efektive.
"Mendoj se lidhja mund të jetë më jetëgjatë kur ka interesa të përbashkëta, pavarësisht nëse do të jetë vrapimi, dëgjimi i muzikës, apo kur pi një birrë”, shprehet ajo.
Sipas platformës ‘Eventbrite’, në Shtetet e Bashkuara aktivitetet për takime njohëse personalisht shënuan një rritje prej 42 për qind të pjesëmarrjes mes viteve 2022 dhe 2023./ VOA
Analistët dhe njohësit e mirë të situatës politike në Mali...
Kandidati republikan për nënpresident është personi i parë...
Dy sulme ajrore izraelite në pjesën veriore të Bregut Perë...
Garda Revolucionare e Iranit tha të shtunën se Ismail ...
Kandidati republikan për nënpresident është personi i parë...
Së paku tri rajone ruse u sulmuan nga dhjetëra dronë gjatë...
Autoritetet kosovare i kanë arrestuar pesë persona të dysh...
Kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike, ...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin ka anulu...
Shumica e amerikanëve dyshojnë tek aftësitë e Shërbimi...
Javën e kaluar, Kroacia shpalli persona non grata dy zyrta...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia realizuan këmbimin më të...
Shkëmbimi historik i të burgosurve në mes të Shteteve të B...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, ka siguruar v...
Përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Ve...
Një familje ‘agjentësh të fjetur’ rusë, spiunë që janë dër...
Izraeli vitin e kaluar ka ndërtuar numrin më të madh të ve...
Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se në mbarë vendin ...
Ndërsa sezoni elektoral në Shtetet e Bashkuara mbizotërohe...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey H...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...