VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...

Përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut e cilësuan “keqkuptim”, situatën e krijuar të enjten në aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, zyra e së cilës tha se bëhej fjalë për “provokim të pastër”. Në një komunikatë të premten presidenca e Kosovës tha “situata e djeshme...ishte tendencë për të shkaktuar incident”.
Të enjten zyra e presidentes Osmani, tha se “sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën. Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike”, thuhet në një deklaratë duke iu referuar Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.
Ministria e Jashtme e Kosovës tha se ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, thuhet në një njoftim “ka paraqitur një notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident. Njëkohësisht, është kërkuar që autoritetet maqedonase të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”.
Në Shkup, ministria e Brendshme tha se ka hapur hetime, duke vënë theksin te “ndërhyrja e sigurimit të kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, ndaj sigurimit të aeroportit”. Pjesëtarët e sigurimit të zotit Gashi ishin shfaqur në aeroport pasi ishin njoftuar nga presidenca e Kosovës.
Lidhja Social Demokrate në opozitë fajëson VMRO-DPMNE-në, duke përqendruar reagimin e saj ndaj, sic thuhet, “ndërhyrjes së sigurimit të zotit Gashi”.
“Angazhimi im ka qenë dhe do të jetë që të qetësojmë, të bashkojmë, të mos përçajmë, e të bëjmë incidente”, tha ndërkaq kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut.
Në kompania TAV që menaxhon aeroportin e Shkupit, i thanë Zërit të Amerikës se personat e rëndësishëm (VIP) mund të kalojnë pa u futur nëpër kontrollin e sigurisë, nëse udhëtojnë me avionë privat, por jo nëse udhëtojnë me avion komercial.
Kompania tha se e ka detyrim ligjor të kryejë një kontroll sigurie të të gjithë udhëtarëve, bagazheve dhe mallrave... “përfshirë ata që udhëtojnë nëpër sallonin VIP. Prandaj, departamenti i sigurisë i TAV-it, në kuadër të përgjegjësive, ka kryer kontroll standard të sigurisë së udhëtarit të përmendur si dhe bagazhit të tij, në pikën e kontrollit të sigurisë në sallonin VIP, për të siguruar fluturimin specifik komercial”.
Njohësit e fushës fajësojnë sigurimin shtetëror të Maqedonisë së Veriut për situatën e krijuar, duke theksuar se Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike veç tjerash, mbron statusin diplomatik, privilegjet dhe imunitetin e udhëheqësve të shteteve dhe pjesëtarëve të personelit të tyre në territorin e shteteve të tjera. Sipas konventës thonë ata, kur flitet për udhëtimet, personave që kanë status diplomatik duhet t'u lejohet lëvizje e lirë.
Presidenca e Kosovës tha të premten se “situata e djeshme në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”.
Në një postim të gjatë në Facebook, Bekim Kupina, zëdhënës i presidentes Vjosa Osmani, shkroi se “në vend të arsyetimeve dhe lejimit të propagandës kundër Republikës së Kosovës, kërkojmë nga autoritetet zyrtare në Shkup që me urgjencë ta trajtojnë rastin me seriozitet të lartë dhe të merren masat përkatëse ndaj zyrtarëve që kanë bërë këtë sulm ndaj Republikës së Kosovës”.
Partitë politike shqiptare u përfshinë në shkëmbim akuzash rreth kësaj ngjarjeje.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, përmes një shkrimi në rrjetet sociale e dënoi ndodhinë në aeroport.
“Unë skuqem nga turpi i tyre”, shkroi zoti Ahmeti, duke akuzuar partitë e koalicionit VLEN në qeveri se ”janë vënë në shërbim vasal e servil (ndaj VMRO-së) duke sjellë (Vladimir) Putinin dhe (Aleksandar) Vuçiçin në qeveri”.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti shkroi se “keqkuptimi i shkaktuar në mes të ministrisë së Punëve të Brendshme, kompanisë TAV dhe sigurimit të Presidentes Osmani është sqaruar dhe tejkaluar pa komplikime dhe situata është zgjidhur pa pasoja”.
Zoti Mexhiti akuzoi BDI-në se po prodhon, sipas tij, “një krizë tjetër artificiale që të minimizohen arritjet dhe rezultatet e koalicionit Vlen, siç është rasti me lirimin nga paraburgimi të një pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Nuk është rasti i parë që udhëheqës të Kosovës janë përballur me situatë të ngjashme në aeroportin e Shkupit. Ish zyrtarë të Kosovës thanë se me një qasje të ngjashme ishte përballur edhe ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, por situata ishte zgjidhur pa bërë bujë.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie diplomatike që nga viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë e saj me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore perëndimore./ VOA
Një familje ‘agjentësh të fjetur’ rusë, spiunë që janë dër...
Izraeli vitin e kaluar ka ndërtuar numrin më të madh të ve...
Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se në mbarë vendin ...
Ndërsa sezoni elektoral në Shtetet e Bashkuara mbizotërohe...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey H...
Këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan,...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka rea...
Pas sulmeve me vrasjen e udhëheqësve të Hamasit dhe Hi...
Alsu Kurmasheva, Evan Gershkovich, dhe Paul Whelan – tre q...
Një tërmet i fortë është regjistruar mbrëmjen e sotme në K...
Një incident është regjistruar me Presidenten e Kosovë...
Gjermania feston këtë vit 35 vjetorin e rënies së Muri...
Milad Bidi, anëtar i Gardës Revolucionare Islamike të ...
Kandidati republikan për president dhe rivalja e tij e...
Turma të mëdha iranianësh morën sot pjesë në ceremonin...
Një dëshmitar i ngjarjes së rëndë që ndodhi me nëndetë...
Tre nga njerëzit e akuzuar për komplotimin e sulmeve t...
Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi kundë...
Grupi militant libanez Hezbollah konfirmoi të mërkurën vra...
Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombetar shpreh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...