Irani: Lideri i Hamasit u vra nga një raketë me rreze të shkurtër veprimi
Garda Revolucionare e Iranit tha të shtunën se Ismail ...

Dy sulme ajrore izraelite në pjesën veriore të Bregut Perëndimor shkaktuan të shtunën vdekjen e nëntë militantëve palestinezë, tha ushtria izraelite, ndërsa vazhdojnë tensionet lidhur me luftën në Gazë.
Ushtria izraelite tha se forcat e saj goditën në mëngjes herët një automjet në një zonë rurale në veriperëndim të qytetit të Tulkaremit, duke vrarë pesë pasagjerët brenda tij. Ushtria tha se ata kishin në plan të kryenin një sulm.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se trupat e të vrarëve u dërguan në një spital aty pranë. Hamasi më vonë i identifikoi të pesë personat si militantë të grupit, përfshirë një komandant lokal.
Më vonë të shtunën, ushtria izraelite tha se vrau katër militantë të tjerë palestinezë në zonën e Tulkaremit, menjëherë pasi ata hapën zjarr ndaj trupave izraelite që vepronin në zonë, por nuk dha hollësi të tjera.
Mbi 590 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në Gaza në tetor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë që nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve.
Grupet militante palestineze, përfshirë Hamasin dhe Xhihadin Islamik Palestinez, janë aktive në qytetin e Tulkaremit. Sulmet e fundit vijnë disa ditë pas vrasjes së drejtuesit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran të mërkurën herët dhe komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr në Bejrut një natë më herët.
Përshkallëzimi ka shkaktuar shqetësim për rrezikun e zgjerimit të konfliktit në rajon. Irani dhe grupet e lidhura me të, përfshirë Hezbollahun në Liban, janë zotuar të hakmerren kundër Izraelit që ka konfirmuar se ka vrarë Shukurin, por as nuk ka konfirmuar as mohuar se ka pasur rol në vrasjen e Hanijesë.
Garda Revolucionare e Iranit tha se Hanijeh u vra si rezultat i një goditjeje me rreze të shkurtër veprimi dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara se e kishte mbështetur sulmit.
Pentagoni tha të premten vonë se ushtria amerikane do të dërgojë zhvendosë një avionësh luftarakë shtesë në Lindjen e Mesme dhe do të mbajë një aeroplanmbajtëse në rajon.
Një ditë më herët, Presidenti Joe Biden tha se i kishte kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të shfrytëzonte mundësinë për një armëpushim me Hamasin, duke shtuar se vrasja e Hanijesë "nuk i kishte ndihmuar" përpjekjet për të negociuar për përfundimin e luftës./ VOA
Garda Revolucionare e Iranit tha të shtunën se Ismail ...
Kandidati republikan për nënpresident është personi i parë...
Së paku tri rajone ruse u sulmuan nga dhjetëra dronë gjatë...
Autoritetet kosovare i kanë arrestuar pesë persona të dysh...
Kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike, ...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin ka anulu...
Shumica e amerikanëve dyshojnë tek aftësitë e Shërbimi...
Javën e kaluar, Kroacia shpalli persona non grata dy zyrta...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia realizuan këmbimin më të...
Shkëmbimi historik i të burgosurve në mes të Shteteve të B...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, ka siguruar v...
Përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Ve...
Një familje ‘agjentësh të fjetur’ rusë, spiunë që janë dër...
Izraeli vitin e kaluar ka ndërtuar numrin më të madh të ve...
Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se në mbarë vendin ...
Ndërsa sezoni elektoral në Shtetet e Bashkuara mbizotërohe...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey H...
Këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan,...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka rea...
Pas sulmeve me vrasjen e udhëheqësve të Hamasit dhe Hi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...