Pritën 30 minuta të hapej kasaforta/ Grabitet me armë zjarri banka në Greqi, autorët marrin 200 mijë euro
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme n...

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, konfirmoi se ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë janë arsyeja kryesore përse, prej kohësh, nuk ka pasur një rund të ri dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, në nivel liderësh.
Ajo u tha gazetarëve se ka gatishmëri si nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ashtu edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për një takim në kuadër të dialogut, por se shpallja e zgjedhjeve të reja të parakohshme në Kosovë e ka shtyrë sërish procesin.
“Ne, në fakt, kishim planifikuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës - dialog politik në nivel të lartë. Kishim pëlqimin e të dy liderëve - nga Kosova dhe nga Serbia - por tani po afrohen sërish zgjedhjet në Kosovë, gjë që natyrisht e shtyn procesin”, tha Kallas.
“Unë, megjithatë, po punoj veç e veç me të dyja palët që të mund të vazhdojmë me zbatimin e marrëveshjeve që tashmë janë në fuqi”, shtoi ajo.
Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë takuar për herë të fundit në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në shtator të vitit 2023.
Kallas e mori detyrën e përfaqësueses së lartë të BE-së në dhjetor të vitit 2024 dhe deri më tani nuk ka pasur rast të jetë nikoqire e ndonjë rundi bisedimesh.
Sot, ajo mirëpriti një takim të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor.
Para fillimit të takimit, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Kosova kërkon trajtim të barabartë dhe të drejtë nga Bashkimi Europian, duke theksuar se vendi është i gatshëm të avancojë në procesin e integrimit mbi bazë të meritave.
Sa i përket dialogut me Serbinë, ai tha se procesi duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.
Homologu i tij serb, Marko Gjuriç, tha më vonë se, në mëngjesin e punës, u diskutua për çështjen e dialogut dhe u kujtua fakti se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk është formuar ende, edhe pse ishte një detyrim i nënshkruar në Bruksel.
Gjuriç tha se përfaqësuesit e Kosovës janë përpjekur ta fajësojnë Serbinë për probleme të ndryshme rajonale dhe e kanë portretizuar vazhdimisht atë si burim të paqëndrueshmërisë.
Ai shtoi se realizimi i propozimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për ta pranuar gjithë Ballkanin Perëndimor në BE, menjëherë dhe pa vonesa, do të ishte hapi më i mirë i mundshëm si për Europën, ashtu edhe për Ballkanin.
"Vetëm imagjinoni sa më të ulëta do të ishin tensionet në rajon, nëse të gjithë serbët, të gjithë shqiptarët, të gjithë boshnjakët do të mund të lëviznin lirshëm pa kufij, duke respektuar sovranitetin, shtetësinë, ligjet sigurisht, por pa pengesa burokratike", tha Gjuriç.
Sipas tij, mesazhi i Serbisë ishte që zona e lëvizjes së lirë, Schengen, të hapet për të gjithë rajonin sa më shpejt që të jetë e mundur.
"Është frustruese që kemi kufij të fortë çdo 150 dhe 200 km", tha ai.
Bisedimet mes 27 shefave të diplomacive europiane dhe gjashtë ministrave të Jashtëm të vendeve të rajonit pritet të shërbejnë si hyrje për një debat të mëtejshëm mbi situatën në rajon, i cili do të zhvillohet po sot, por vetëm në nivel të ministrave të BE-së.
Pritet që në takim të flitet edhe për përgatitjet e samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në qershor në Tivat të Malit të Zi.
Sipas diplomatëve europianë, fokusi kryesor do të jetë: forcimi i bashkëpunimit mes BE-së dhe rajonit, rritja e qëndrueshmërisë ndaj ndikimeve të jashtme, përafrimi me politikën e jashtme të BE-së, si dhe përmirësimi i marrëdhënieve mes vendeve të rajonit. /REL
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme n...
Në dhjetor të vitit 2025 SHBA-ja thuhet se u ka kërkuar zy...
Kanadaja po përjeton rritjen më të madhe të rekrutimit ush...
Pekini ka konfirmuar se Presidenti i Shteteve të Bashkuara...
Çmimet e naftës u rritën këtë të hënë në mëngjes pasi Pres...
Euronews Business shqyrton më nga afër pagat minimale brut...
Britania dhe Franca do të presin ditën e nesërme ministrat...
Qeveria e Serbisë financon me para nga buxheti i shtetit S...
Një pasagjer i anijes turistike që u prek nga një shpërthi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë një reagim për ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazh...
Irani ka paralajmëruar Britaninë e Madhe dhe Francën se fo...
Ushtria izraelite vazhdon me operacionet e saj në Liban, n...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar s...
Pasagjerët e parë të evakuuar nga një anije turistike e pr...
SHBA-të kanë njoftuar se kanë hequr uraniumin e pasuruar (...
Irani ka dërguar përgjigjen e tij ndaj propozimeve të SHBA...
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashki...
Ndërsa gazi po kthehet në armën kryesore të sigurisë energ...
Irani ka paraqitur përgjigjen zyrtare ndaj propozimeve të ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një sasi e madhe lëndë narkotike, është kapur e fshehur në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e ...
Është arrestuar në Dhëmi, shtetasi G.P., i cili ishte i sh...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Kryeministri i Donald Tusk ka deklaruar se Polonia po përg...
Kompania e makinave elektrike Tesla ka shënuar një perform...
Në një përpjekje të paprecedentë në historinë e kërkimit h...
Një zjarr i madh shpërtheu sot pranë destinacionit turisti...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...