Macron dënon takimin e Viktor Orban me Vladimir Putin
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar takimin...

Ushtria izraelite tha të premten se forcat e saj tokësore po zgjeronin operacionet në Rripin e Gazës dhe se ushtria po i afrohej një sulmi të plotë me trupa tokësore në territor.
Kundër admiral Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë, tha se janë kryer sulme ajrore, që kanë patur si objektiv tunelet e Hamasit dhe objektiva të tjera.
“Në vazhdim të sulmeve që kemi kryer në ditët e fundit, trupat tokësore po zgjerojnë ndërhyrjen tyre gjatë mbrëmjes. Po ndërhyjmë me forcë të madhe për të arritur objektivat e luftës”, tha ai.
Kompania telefonike palestineze Pailtel thotë se shërbimi i internetit në Gazë është ndërprerë për shkak të bombardimeve izraelite.
Shërbimi u ndërpre të premten mbrëma, pas një sërë sulmesh të rënda ajrore në territor.
Izraeli ka dislokuar qindra mijëra trupa në kufirin me Gazën, në prag të një sulmi të mundshëm me trupa tokësore ndaj grupit militant të Hamasit.
Ministri izraelit i mbrojtjes tha të premten se Izraeli pret që së shpejti të kryejë një ofensivë afatgjatë dhe të vështirë me trupa tokësore në Gazë, duke shtuar se sulmi do të përfshijë edhe shkatërrimin e një sërë tunelesh që përdoren nga militantët e Hamasit.
Ministri i mbrojtjes, Yoav Gallant u tha gazetarëve të huaj se sulmi “do të marrë kohë” dhe do të pasohet nga një fazë e gjatë me luftime me intensitet më të ulët që Izraeli të shkatërrojë çdo pikë rezistence.
Komentet e tij duket se sinjalizojnë një faze të re të luftës, tre javë pas sulmit të befasishëm të Hamasit ndaj Izraelit. Izraeli është kundëpërgjigjur me bomardime të rënda dhe të vazhdueshme në Gazë.
Izraeli thotë se synon të eliminojë Hamasin, por se si do ta bëjë këtë mbetet e paqartë. Izraeli thotë se nuk synon të qeverisë territorin e vogël me një popullsi prej 2,3 milionë palestinezësh, por jo se kush do ta qeverisë ata, edhe pse zoti Gallant la të kuptohet se forcat mund të përballen me një kryengritje të afatgjatë.
Ndërkohë, avionë luftarakë amerikanë, kryen sulme ajore ndaj objektivave në lindje të Sirisë, pas sulmeve ndaj forcave amerikane nga luftëtarë të mbështetur nga Irani, duke shtuar tensionet në rajon të nxitura nga konflikti tre javor në Gazë.
Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore, në përgjigje të sulmit të grupit militant të Hamasit, në 7 tetor, numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në mbi 7300. Më shumë se 1400 banorë izraelitë janë vrarë, shumica civilë, gjatë sulmit të befasishëm të grupit militant të Hamasit, i sanksionuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. 229 persona, mes tyre te huaj, u morën peng nga militantët e Hamasit dhe po mbahen në Gazë. 4 prej pengjeve janë liruar./ Voa
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar takimin...
Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të premten se p...
SHBA lëshoi të premten një raund të dytë sanksionesh që ...
Ivanka Trump duhet të marrë qëndrimin e dëshmitarit në...
Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka njoftuar ...
Christopher Hill, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Ame...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë p...
Çmimet e naftës u rritën mbi 91 dollarë për fuçi të hënën,...
Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, gjatë...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të premten një valë të d...
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do...
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha të premten se ...
Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Kosovën pas takimit...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur...
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Bilanci i viktimave të luftës Izrael-Hamas vjen duke u the...
Europol në bashkëpunim me Gardën Financiare Italiane dhe P...
"S'kam asnjë dyshim", që ushtria e Izraelit respekton ...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...