
Christopher Hill, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Beograd ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Në një intervistë për REL Hill komentoi dhe bisedimet e djeshme të Kosovës dhe Serbisë të zhvilluara në Bruksel.
Ai tha se nuk ka pritur ndonjë sukses të plotë.
“Nuk kam pritur ndonjë sukses të plotë. Por, sigurisht, kam pritur ca përpjekje për t’u kthyer në elementet thelbësore të dialogut. Në këtë kuptim, ka qenë një takim i rëndësishëm, të dyja palët kanë qenë në takim. Kështu që, do të shohim. Tani për tani, megjithatë, është e qartë se nuk i ka zgjidhur të gjitha problemet që mbeten në dialog.”, u shpreh Christopher Hill.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë rezulatat përfunditmtar nga bisedimet por pavarësisht kësaj Hill thotë se ka marrë shumë vëmendje të madhe në Bashkimin Evropian.
“Nuk dua ta hamendësoj procesin që Bashkimi Evropian ka krijuar. Mendoj se ka marrë shumë vëmendje të madhe në Bashkimin Evropian. Ka qenë e rëndësishme të shihet pjesëmarrja e presidentit të Francës, e kancelarit të Gjermanisë... Pra, mendoj se evropianët kanë kontribuar me një nivel të rëndësishëm përpjekjesh.” , tha Hill.
Por, sa afër është Kosova dhe Serbia kur bëhet fjalë për arritjen e një marrëveshje?
“Është shumë e vështirë ta matësh se sa afër je kur nuk je atje. Ajo që di është se ky proces dialogu është ndërprerë nga një situatë shumë, shumë e vështirë dhe, në fakt, diçka që ka qenë mjaft e dëmshme për procesin e përgjithshëm. Këto janë ngjarjet që kanë ndodhur në Banjskë. Unë mendoj se çështja është që të përqendrohemi në atë që ka ndodhur saktësisht, kush është përgjegjës, pse e kanë bërë dhe, në fund, të krijohen rrethana ku kjo nuk mund të ndodhë më. Unë mendoj se kjo përfshin shumë struktura të ndryshme. Çfarë mund të bëjë KFOR-i, kontingjenti i NATO-s, në këtë drejtim? Cilat aspekte të tjera duhet të trajtohen?”, u shpreh Hill gjatë intervistës./ CNA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë p...
Çmimet e naftës u rritën mbi 91 dollarë për fuçi të hënën,...
Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, gjatë...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të premten një valë të d...
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do...
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha të premten se ...
Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Kosovën pas takimit...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur...
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Bilanci i viktimave të luftës Izrael-Hamas vjen duke u the...
Europol në bashkëpunim me Gardën Financiare Italiane dhe P...
"S'kam asnjë dyshim", që ushtria e Izraelit respekton ...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA...
Marrëdhëniet e SHBA-së me Iranin kanë qenë të tensionuara ...
Shtetet e Bashkuara kanë informacione se ushtria ruse po e...
Policia vazhdon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar p...
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas takimit në Bruksel të...
Pas takimit në Bruksel të kryeministrit të Kosovës, Albin ...
Skenari i tmerrit do të ishte ky: Një aksion ushtarak izra...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takime m...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...