Merzi i vë pikëpyetje parimore projektit të avionëve FCAS
Gjermania, Franca dhe Spanja kanë planifikuar për vite me ...

Shtëpia e Bardhë e ka paralajmëruar Iranin se do të ishte “i mençur” që të arrinte një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, teksa presidenti amerikan, Donald Trump, sërish aludoi në një veprim ushtarak.
Të dyja palët së voni kanë rinisur bisedimet indirekte, të ndërmjetësuara nga Omani, pasi Trump vazhdimisht kërcënoi me një veprim ushtarak kundër Iranit për shkak të shtypjes vdekjeprurëse të protestave muajin e kaluar.
Përpjekjet e kaluara për negociata kolapsuan pasi Izraeli kreu sulme të befasishme ndaj Iranit qershorin e vitit të kaluar, duke nisur një luftë 12-ditore, gjatë së cilës Uashingtoni kreu po ashtu bombardime ndaj ndërtesave bërthamore të Iranit.
“Irani do të ishte shumë i mençur nëse do të arrinte një marrëveshje me presidentin Trump dhe administratën e tij”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Një ditë më parë, Trump përmes një postimi në Truth Social sërish sugjeroi se SHBA-ja mund ta sulmojë Iranin, teksa në Lindjen e Mesme SHBA-ja ka dislokuar forca ushtarake.
Ai paralajmëroi Britaninë që të mos heqë dorë nga sovraniteti mbi Ishujt Çagos në Oqeanin Indian, duke thënë se baza ajrore në arkipelag, Diego Garcia, mund të përdoret nëse Irani nuk pranon një marrëveshje, “për të neutralizuar një sulm të mundshëm nga një regjim shumë i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm”.
Rrjetet televizive amerikane "CNN" dhe "CBS" raportuan të mërkurën se ushtria amerikane mund të jetë gati të nisë sulme kundër Iranit që nga kjo fundjavë, megjithëse raportohet se Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
Ndërkaq, "The Wall Street Journal" tha se Trump është informuar për opsionet e tij ushtarake, të cilat janë “të gjitha të dizajnuara për të maksimizuar dëmin”, përfshirë edhe një fushatë për të “vrarë dhjetëra udhëheqës politikë dhe ushtarakë iranianë, me synimin për rrëzimin e qeverisë”, raportoi kjo gazetë duke cituar zyrtarë anonimë amerikanë.
Të mërkurën, kryediplomati iranian, Abbas Araghchi, tha se Irani është duke “hartuar” një kornizë për bisedime të ardhshme me SHBA-në. Irani dhe SHBA-ja zhvilluan të martën në Gjeneva rundin e dytë të negociatave, të ndërmjetësuara nga Omani.
Araghchi tha se Teherani ishte pajtuar me Uashingtonin për “parime udhëzuese”, por nënpresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi se Irani ende nuk i ka pranuar të gjitha vijat e kuqe të SHBA-së.
Duke folur të mërkurën, presidenti iranian Masoud Pezeshkian këmbënguli se “ne nuk duam luftë”, por la të kuptohet se Teherani nuk mund t’u nënshtrohet kërkesave të SHBA-së.
“Që nga dita kur mora detyrën, kam besuar se lufta duhet lënë mënjanë. Por, nëse ata do të përpiqen të na imponojnë vullnetin e tyre, të na poshtërojnë dhe të kërkojnë që ne të ulim kokën me çdo kusht, a duhet ta pranojmë këtë?”.
Bisedimet e ndërmjetësuara nga Omani synojnë të shmangin mundësinë e një veprimi ushtarak amerikan, ndërkaq Teherani po kërkon që Uashingtoni të heqë sanksionet që kanë gjymtuar ekonominë iraniane.
Irani ka insistuar se diskutimet duhet të kufizohen vetëm në çështje bërthamore, edhe pse më herët Uashingtoni ka kërkuar që në tryezë të negociatave të jetë edhe programi i raketave balistike të Teheranit si dhe mbështetja që Republika Islamike jep për grupet e armatosura në rajon. Përderisa bisedimet kanë rinisur, SHBA-ja ka dislokuar forca afër Iranit.
Uashingtoni ka urdhëruar dërgimin e një aeroplanmbajtësi të dytë në rajon. Aeroplanmbajtësi i parë, USS Abraham Lincoln ka rreth 80 aeroplanë në bord dhe është pozicionuar rreth 700 kilometra larg bregut iranian që nga e diela, sipas pamjeve satelitore.
Irani ka kërkuar të shfaqë fuqinë e vet ushtarake, teksa Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike ka nisur të hënën një seri stërvitjesh ushtarake në Ngushtica e Hormuzit.
Politikanët iranianë vazhdimisht kanë kërcënuar se do ta bllokojnë këtë ngushticë, që është një rrugë kyç për transportin e naftës dhe gazit. Më herët gjatë javës, televizioni shtetëror iranian tha se Teherani do të mbyllë pjesë të kësaj ngushtice për shkak të sigurisë në kohën kur po zhvillohen stërvitjet. /REL
Gjermania, Franca dhe Spanja kanë planifikuar për vite me ...
Bill Gates nuk do të mbajë fjalimin e tij të planifikuar n...
Një muaj pas nënshkrimit ceremonial të Kartës së Bordit të...
Vetëm pak ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump kriti...
Tetë skiatorë që u zhdukën pas një orteku pranë liqenit Ta...
Një gjykatë e Koresë së Jugut pritet të japë vendimin e sa...
SHBA po përgatitet të tërheqë trupat e saj nga Siria gjatë...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh sot lidhur me gjyqin që...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka thënë të mërkur...
Reshje të dendura dëbore kanë mbuluar qytetin e Bukureshti...
Shtëpia e Bardhë ka reaguar pasi Vatikani ka deklaruar se ...
Një tragjedi është shënuar në një minierë në Nigeri. Të pa...
Një person ka vdekur dhe të paktën tetë fëmijë janë plagos...
Qeveria turke ka njoftuar një ndihmë financiare prej 100,0...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë të ...
Bisedimet midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së që synojnë t'...
Statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsi...
Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Hagës po vijojnë deklaratat...
Ish-themeluesi i UÇK-së, Rexhep Selimi, në fjalën e mbajtu...
Themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...