Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...

Statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsimore që Serbia i mbështet në Kosovë do të zgjidhet në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në përputhje me marrëveshjet e arritura dhe ligjet në fuqi të Kosovës, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të Bashkimit Europian për Radion Evropa e Lirë.
“Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, është zotuar se do të trajtojë integrimin e strukturave shëndetësore dhe arsimore që mbështeten nga Serbia, në konsultim me serbët e Kosovës dhe BE-në, veçanërisht me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha zëdhënësi..
Institucionet shëndetësore dhe arsimore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë në bazë të sistemit të Serbisë dhe janë pothuajse të vetmet që autoritetet kosovare nuk i kanë mbyllur. Që nga fillimi i këtij viti është aktualizuar çështja e integrimit të këtyre institucioneve në sistemin kosovar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 16 janar njoftoi se procesi i integrimit të shëndetësisë dhe arsimit serb do të zhvillohet në koordinim me Bashkimi Evropian, duke theksuar se do të merren parasysh edhe shqetësimet e komuniteteve joshumicë.
Megjithatë, nuk është saktësuar se cilat modele integrimi po shqyrtohen dhe nëse ky proces do të zhvillohet në kuadër të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç insiston Beogradi. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetje lidhur me këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes.
Palët u pajtuan për Asociacionin më 2013 dhe ai përmendet edhe në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë pranuar në vitin 2023. Sipas një draft-statuti që hartoi Bashkimi Evropian, Asociacioni do të duhej ta rregullonte edhe çështjen e të hyrave, përkatësisht financimin nga buxheti i Serbisë.
Ndërkaq, njoftimi për nisjen e integrimit të institucioneve arsimore dhe shëndetësore përkon me fillimin e zbatimit të fazës së parë për zbatimin e plotë të Ligjit për të huajt, që do të zgjasë deri më 15 mars dhe parasheh një periudhë informimi.
Zbatimi i plotë i këtij ligji mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe, pasi personat që nuk posedojnë dokumente të Kosovës duhet të kenë leje pune ose licencë për ushtrimin e veprimtarisë, për të cilën kërkesa paraqitet në Agjencinë e Punësimit të Kosovës.
Në praktikë, marrja e lejes së punës apo e licencës për arsimim mund të jetë problematike, pasi Kosova nuk i njeh institucionet e Serbisë, të cilat i konsideron paralele dhe të paligjshme. /REL
Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Hagës po vijojnë deklaratat...
Ish-themeluesi i UÇK-së, Rexhep Selimi, në fjalën e mbajtu...
Themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi...
Ish-themeluesi i UÇK-së, Rexhep Selimi, ka mbajtur ditën e...
Ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-shefi i Shërbimit Informat...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur fjalën ...
Nga Alex Berenson Papritmas, paralajmërimet për kanabi...
Avokati i Rexhep Selimit, Jeffery Roberts, i ka kërkuar gj...
Avokati i Rexhep Selimit ka mbajtur fjalën e tij në ditën ...
Në ditën e fundit të gjyqit në Hagë, avokati i Kadri Vesel...
Pas përfundimit të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Tha...
Avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Luka Miseti...
Avokati i Hashim Thaçit në fjalën e tij në ditën e fundit ...
Avokati i mbrojtjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi në Hag...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka mbajtur fjalën e...
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjy...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se lufta e U...
Vatikani nuk do të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” të Pres...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, është i pr...
Mes SHBA-së dhe Izraelit ka dallime në lidhje me çështjen ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...