web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjermania/ Kosovës i duhen institucione funksionale

6 Mars 2026, 14:29, Kosova & Bota CNA

Gjermania/ Kosovës i duhen institucione funksionale

Pas krizës së re institucionale në Kosovë, qeveria gjermane thekson rëndësinë e institucioneve për integrimin e vendit në BE.

Gjermania reagoi ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend. "Kosovës i duhen institucione funksionale”, tha ai.

Sipas qeverisë gjermane, kjo është e rëndësishme edhe për vazhdimin e dialogut të normalizimit të udhëhequr nga Bashkimi Europian mes Kosovës dhe Serbisë. "Integrimi i Serbisë dhe Kosovës në BE mund të arrihet vetëm përmes këtij dialogu të normalizimit”, u shpreh Giese.

Reagimi vjen pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau Kuvendin e Kosovës. Më parë, Parlamenti i Kosovës dështoi ta zgjedhte Presidentin e vendit.

Situata institucionale tani pritet të sqarohet përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese konfirmon vendimin e Presidentes, Kosova mund të përballet me zgjedhjet e treta parlamentare brenda pak më shumë se një viti.

Gjermania ka interes politik për një Kosovë të qëndrueshme, sepse siguria në Ballkanin Perëndimor konsiderohet strategjikisht e rëndësishme për Europën. Që nga viti 1999, Gjermania merr pjesë në misionin e NATO-s Kosovo Force (KFOR) dhe aktualisht mund të dislokojë deri në 400 ushtarë të Bundeswehr-it në vend në rast nevoje./ DW





Lajmet e fundit nga