web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kosova në zgjedhje të parakohshme/ Osmani: Arsyeja nuk është dekreti im, afatet kushtetuese kanë përfunduar

6 Mars 2026, 09:11, Kosova & Bota CNA

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë me dije se do të shpërndajë Parlamentin për shkak se kanë kaluar afatet kushtetuese për të zgjedhur pasuesin e saj.

Në një konferencë për mediat, Osmani u shpreh se ishte e detyruar ta merrte këtë vendim për shkak se përfaqësuesit e vendit vendosën ta çonin vendin në zgjedhje të reja.

“Arsyeja pse jemi këtu nuk është dekreti im, fakti është që në mesnatë është mbyllur çdo mundësi kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri. Afatet kushtetuese tashmë kanë përfunduar.

Kemi hyrë në një territor juridik, pyetja nuk duhet të jetë a do të ketë zgjedhje të reja, por sa sukses do të kenë disa t’i zvarrisin ato. Pyetja është kur është data e zgjedhjeve.

Sot jam e detyruar ta shpërndaj Kuvendin sepse përfaqësuesit e vendit vendosën mbrëmë ta çojnë vendin në zgjedhje të reja”, tha Osmani./ CNA





Lajmet e fundit nga