"Shteti i 51-të"/ Trump publikon hartën e Venezuelës me flamurin amerikan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, zgjeroi ndjeshëm bashkëpunimin ushtarak të Gjermanisë me Ukrainën gjatë një vizite në Kiev.
Fokusi është në zhvillimin e përbashkët të sistemeve moderne të dronëve dhe armëve, sipërmarrjet e reja të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes dhe një shkëmbim intensiv të të dhënave dhe teknologjive ushtarake.
"Ukraina dhe Gjermania, ne jemi partnerë strategjikë", tha Pistorius në një takim me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov. Gjermania jo vetëm që po e mbështet Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër Rusisë, por është gjithnjë e më e përkushtuar edhe për bashkëpunim afatgjatë në sektorin e mbrojtjes.
Bashkëpunimi për dronët dhe trajnimin
Pistorius ishte veçanërisht specifik në lidhje me projektet e planifikuara të dronëve. Gjermania synon të intensifikojë bashkëpunimin midis kompanive gjermane dhe ukrainase. Në veçanti është planifikuar zhvillimi dhe prodhimi i përbashkët i sistemeve ajrore pa pilot "me rreze të ndryshme veprimi prej më pak se 100 kilometra deri në 1.500 kilometra".
Fokusi do të jetë edhe në të ashtuquajturat aftësi goditjeje në thellësi, sulme ndaj objektivave ushtarakë thellë brenda territorit të një armiku. Pistorius sheh mangësi të konsiderueshme midis shteteve europiane të NATO-s, veçanërisht në lidhje me sistemet e armëve me rreze të gjatë veprimi.
Edhe trajnimi i ushtarëve ukrainas do të vazhdojë. Gjermania ka trajnuar "pothuajse 27.000 ushtarë ukrainas" deri më sot, tha Pistorius. Kjo do të vazhdojë, "edhe pas një armëpushimi". Trajnimi është "një nga disa komponentë të garancive të mundshme të sigurisë europiane".
Refuzimi i iniciativës Schröder të Putin-it
Në të njëjtën kohë, Pistorius shprehu skepticizëm në lidhje me deklaratat e Presidentit rus, Vladimir Putin, se lufta mund të jetë duke iu afruar fundit.
"Nëse ai e sheh fundin e kësaj lufte që po afrohet, atëherë ai thjesht mund ta përfundojë atë", tha ministri i Mbrojtjes.
Putin mund të tërheqë trupat e tij ose të ofrojë negociata pa parakushte. Në vend të kësaj, ai po bën përsëri kërkesa.
"Shpresoj se gabohem, se ky është vetëm një mashtrim tjetër, por nuk mund të përjashtohet", vazhdoi Pistorius.
Gjatë fundjavës, Putin-i hodhi edhe idenë që ish-Kancelari Gerhard Schröder të bëhet ndërmjetësues i mundshëm në bisedime me Ukrainën. Qeveria gjermane e hodhi poshtë menjëherë propozimin. Zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius tha në Berlin se komentet e Putinit nuk përfaqësonin ende "asnjë përparim të konsiderueshëm". Rusia nuk i ka ndryshuar kushtet e saj për negociata. Propozime të tilla synonin qartësisht ndarjen e opinionit publik në Gjermani.
Edhe reagimi në nivelin e BE-së ishte i fortë. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, deklaroi në një takim të ministrave të jashtëm në Bruksel: "Nëse do t'i jepnim Rusisë të drejtën për të emëruar një negociator në emrin tonë, kjo nuk do të ishte shumë e mençur." Schröder ka qenë lobus për kompanitë shtetërore ruse.
"Atëherë ai, në një farë mënyre, do të ishte ulur në të dyja anët e tryezës", tha Kallas.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, deklaroi shkurt: "Ne nuk e mbështesim këtë." Disa ministra të tjerë të jashtëm evropianë shprehën dyshime në lidhje me përshtatshmërinë e Schröder si ndërmjetës. Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, tha: "Gerhard Schröder nuk do ta përfaqësojë Evropën".
Ministrja e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger, theksoi se vetëm BE-ja, dhe jo Rusia, do të vendoste për ndërmjetësit e mundshëm.
Sanksionet prekin personat përgjegjës për deportimet e fëmijëve
Ndërkohë, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së kanë vendosur për sanksione të mëtejshme kundër atyre që janë përgjegjës për programin rus të deportimit me forcë të fëmijëve ukrainas. Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve në BE por edhe ndalime për individë të afërt me qeverinë ruse.
Midis personave të sanksionuar janë kreu i një kampi që strehon të mitur ukrainas dhe institucionet përgjegjëse për indoktrinimin ideologjik, "rusifikimin" dhe edukimin militar të fëmijëve.
Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, rreth 20.000 fëmijë ukrainas janë çuar në Rusi ose në territoret e pushtuara, sipas Komisionit Evropian. Shumë prej tyre u detyruan të ndryshonin identitetin dhe shtetësinë e tyre dhe u dhanë për birësim. Pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare, autoritetet ukrainase raportojnë se vetëm rreth 2.100 fëmijë janë kthyer në Ukrainë deri më tani.
Sipas burimeve ushtarake perëndimore, Rusia po vihet nën një presion ushtarak në rritje. Në prill, për herë të parë në disa vitet e fundit, ushtria ruse humbi më shumë territor në Ukrainë sesa ishte në gjendje të ripushtonte. Në të njëjtën kohë, thuhet se janë vrarë apo plagosur 35,000 forca ruse vetëm këtë muaj. Dronët e Ukrainës, tani po godasin rregullisht objektiva shumë larg vijës së frontit. /DW
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Një operacion i fshehtë i lidhur me Central Intelligence A...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Negociatat midis Uashingtonit dhe Teheranit mbeten në një ...
Gjermania po bën hapa për të forcuar shërbimin e saj dogan...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti kinez Xi J...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë i shoqëruar...
Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do të kontribuojë me dron...
Rusia ka testuar raketën e saj të re balistike ndërkontine...
Prokurorët federalë kanë ngritur padi penale kundër pronar...
Komisioni publikoi një listë të përditësuar të vendeve që ...
Qeveria britanike po përballet me një krizë të thellë poli...
Mijëra njerëz dolën në rrugët e Brukselit këtë të martë në...
Ish-krahu i djathtë i Presidentit Volodymyr Zelensky, Andr...
Një ligj i ri i miratuar nga Izraeli kërkon ekzekutimin e ...
NATO-ja dhe ushtria e Serbisë i kanë filluar stërvitjet e ...
Dhomat e Specializauara kanë publikuar sot pamje nga ambie...
SHBA-ja ka zhvilluar negociata të rregullta me Danimarkën ...
Ndërsa presioni mbi Keir Starmer-in rritet, çfarë ndodh në...
Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, tha se S...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi e madhe lëndë narkotike, është kapur e fshehur në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e ...
Është arrestuar në Dhëmi, shtetasi G.P., i cili ishte i sh...
Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimë...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Kompania e makinave elektrike Tesla ka shënuar një perform...
Në një përpjekje të paprecedentë në historinë e kërkimit h...
Një zjarr i madh shpërtheu sot pranë destinacionit turisti...
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arres...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...