Lufta në Gaza/ Bisedime për një armëpushim të mundshëm pritet të zhvillohen në Romë
Delegacionet nga Egjipti, SHBA, Katari dhe Izraeli pri...

Rreth 4,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Kaliforni nga një zjarr i madh që vazhdoi të rritet në mënyrë tëfrikshme, pavarësisht ndërhyrjes së 1,700 zjarrfikësve, duke shkaktuar shqetësime për autoritetet.
Që nga momenti i rënies ditën e mërkurë në Kaliforninë veriore, janë djegur më shumë se 720 kilometra katrorë pyll dhe 134 ndërtesa. Ndërkohë sipas Shërbimit CalFire të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni, që nga dita e djeshme zjarri dhe mbetet i pakontrolluar.
Zjarri po përhapet me shpejtësi në një zonë rurale, e cola ndodhet tre orë larg me makinë, në verilindje të San Françiskos.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka shpallur mbrëmë, gjendjen e jashtëzakonshme në dy qarqe të cilët kërcënohen nga flakët, në mënyrë për të përshpejtuar veprimet e autoriteteve.
Zjarri detyroi rreth 4,000 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre në fshatrat Cohasset dhe Forest Ranges pasi shpërtheu në qytetin e vogël Chico.
Ky zjarr masiv po sjell kujtime të këqija: një pjesë e qytetit të Paradise, ku 85 njerëz vdiqën në vitin 2018 në zjarrin më vdekjeprurës në historinë e Kalifornisë, është në gatishmëri dhe banorët duhet të jenë të përgatitur për çdo eventualitet.

Duhet të jeni gati për të shkuar, tha të enjten Sherifi i Qarkut Bute Cory Honia. "Nëse zjarri përhapet, unë nuk mund të premtoj apo garantoj se do të jemi në gjendje t'ju shpëtojmë jetën."
“Është një situatë në ndryshim”, theksoi ai dje në deklaratat e tij të reja, duke treguar se zjarri ka “kaluar” fshatin Cohasset gjatë natës.
Banorët që u shpëtuan flakëve përshkruan për mediat lokale arratisjen e tyre të furishme përmes rrugës së vetme pyjore të aksesueshme në zonë, me fenerët e makinës së tyre të paaftë për të ndriçuar rrugën për shkak të tymit të dendur.
“Ishte shumë shqetësuese të dije se kjo ishte mënyra e vetme për të shpëtuar”, tha Nico Shelton për Sacramento Bee.
“Ndjehem sikur jam e paralizuar”, tha për CBS Julia Yarbough, shtëpia e së cilës u dogj nga flakët.
Sipas autoriteteve, zjarri është i qëllimshëm. Një 42-vjeçar u arrestua mëngjesin e së enjtes pasi u pa duke shtyrë "një makinë që kishte marrë flakë në një kanion", sipas zyrës së prokurorit vendas.

I dyshuari u dënua me 20 vjet burg në vitin 2003. Dokumenti i tij penal përfshin sulm seksual ndaj një të mituri dhe grabitje me armë.
Për sa i përket pjesës së përparme të zjarrit, përforcime ishin dërguar në shumë pjesë të Kalifornisë, ndërsa shërbimi meteorologjik kishte dhënë alarm për ditën e djeshme, për shkak të erërave të forta që mbartnin rrezikun e përhapjes së zjarrit.
"Ne po shohim shtrirje ekstreme drejt veriut" të zjarrit, shpjegoi dje Billy Shea, shefi i zjarrfikësve.
Zjarrfikësit fokusojnë pjesën më të madhe të burimeve të tyre në mbrojtjen e zonave të banuara.
"Ne shpresojmë që kushtet e motit të përmirësohen ndjeshëm nga kjo fundjavë me temperatura më të ftohta dhe një rritje të lagështisë, e cila do të na lejojë të kemi qasje më të lehtë në perimetrin (e zjarrit) në vend që të qëndrojmë në mbrojtje," vuri në dukje ai.
“Është vërtet zjarri i parë në vite në Kaliforni që do të thosha se po sillet jashtë zakonit dhe kjo nuk është një gjë e mirë”, tha të enjten mbrëma eksperti i motit ekstrem të UCLA, Daniel Swain.
Swain e krahasoi këtë zjarr të madh me ato që u dogjën nëpër Kaliforni në vitet 2010, të cilat ishin ndër më të këqijat në historinë e këtij shteti perëndimor amerikan.

"I vetmi lajm i mirë është se nuk ka qytete të mëdha në rrugën e drejtpërdrejtë të zjarrit," shtoi ai, duke gjykuar se zjarri mund të vazhdojë të tërbohet "për javë, madje edhe muaj".
Pas dy dimrave të lagësht, SHBA-ja perëndimore ka përjetuar disa valë të nxehti që nga qershori, të cilat thajnë bimësinë e re nga shirat dhe favorizojnë përhapjen e zjarreve.
“Ne thyem rekordet (të temperaturës) dhe kjo ndodhi në një zonë shumë të madhe, e cila shtrihet nga veriperëndimi i Meksikës deri në perëndim të Kanadasë”, vuri në dukje eksperti.
Qindra zjarre janë ende të ndezura në të gjithë këtë zonë, veçanërisht në Oregon në SHBA dhe Kanada.
Valët e përsëritura të të nxehtit janë një tregues i ngrohjes globale të lidhur me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga mbështetja e njerëzimit në lëndët djegëse fosile, thonë shkencëtarët./CNA
Delegacionet nga Egjipti, SHBA, Katari dhe Izraeli pri...
Ismael 'El Mayo' Zambada është një nga emrat më famëke...
Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SH...
Kompania hekurudhore franceze SNCF ka paralajmëruar se...
Hapja e Lojërave Olimpike Paris 2024 ishte krejtësisht...
FBI-ja deklaroi se ish-Presidenti Donald Trump u godit...
Intesifikohen luftimet në zonat jugore të Khan Younis,...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka lavdëruar rapo...
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Verore ka nisu...
Zambada, që drejtonte për një kohë të gjatë kartelin Sinal...
Parisi do të çelë sonte Lojërat Olimpike me një ceremo...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se i konsider...
Kandidati republikan për president Donald Trump pritet...
Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris ...
Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin es...
Një rus, i dyshuar se qëndron prapa sulmit me makinë-b...
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Përgjithshme të Te...
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ish-zonja e...
Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë hodhën pos...
Parisi është gati që xixat dhe shkëlqimin e Olimpiadës t’u...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...