Aivo Orav emërohet ambasador i ri i BE-së në Kosovë
Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin es...

Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris zhvilluan të enjten takimeve të veçanta me udhëheqësin izraelit në Shtëpinë e Bardhë. Vizita e zotit Netanyahu në Uashington vjen në një moment delikat të konfliktit në Gazë e mes paqartësisht në politikën amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell sjell më shumë detaje.
Takimi mes Presidentit Joe Biden dhe udhëheqësit izraelit në mesin e një ‘stuhie politike’ në Shtetet e Bashkuara, u përqëndrua tek bisedimet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme e për t’i dhënë fund vuajtjeve në Gazë.
Presidenti Biden ishte i rezervuar në komentet e tij.
"Mirë se erdhet sërish zoti Kryeministër. Kemi shumë për të biseduar dhe mendoj se duhet t'i trajtojmë këto çështje".
Nënpresidentja Harris u shfaq me një ton të vendosur pas takimit me Kryeministrin Benjamin Netanyahu disa orë më vonë, duke u përqëndruar në tmerrin e përjetuar nga popullata në Gazë. Ajo i kërkoi Izraelit të pranojë marrëveshjen e ofruar për t'i dhënë fund luftimeve, çka do të çonte në lirimin e pengjeve.
“I shpreha gjithashtu kryeministrit shqetësimin tim serioz për shkallën e vuajtjeve njerëzore në Gazë, përfshirë vdekjen e shumë civilëve të pafajshëm. E bëra të qartë shqetësimin tim të madh mbi situatën e tmerrshme humanitare atje, ndërsa mbi 2 milionë njerëz përballen me pasiguri ushqimore dhe gjysmë milioni të tjerë përballen me nivele katastrofike të pasigurisë akute ushqimore. Ajo që ka ndodhur në Gazë gjatë nëntë muajve të fundit është tejet e rëndë”, tha ajo.
Fjalët e zonjës Harris u përforcuan nga protestuesit jashtë Shtëpisë së Bardhë të enjten, të cilët kundërshtonin sjelljen e ushtrisë izraelite në Gazë dhe i kërkonin Presidentit Biden të mos ofronte mbështetje për Izraelin.
Shtëpia e Bardhë tha se takimi Biden-Netanyahu ishte produktiv, por pa përmendur ndonjë përparim.
“Ishte një diskutim i mirë me Kryeministrin Netanyahu. Presidenti pati mundësinë të parashtrojë shqetësimet e tij rreth asaj se ku jemi lidhur me marrëveshjen e armëpushimit dhe të kërkojë finalizimin e saj, si dhe të bisedojë për një sërë çështjesh të tjera siç janë aktivitetet destabilizuese të Iranit, tensionet me Libanin, nevoja për më shumë ndihmë humanitare për popullin e Gazës. U diskutuan shumë çështje”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Sot zoti Netanyahu takohet edhe me kandidatin republikan për President Donald Trump.
Bisedimet e Kryeministrit Netanyahu me tre udhëheqësit amerikanë shihen si një përpjekje për një ruajtur një balancë delikate politike. Disa analistë pro-izraelitë thonë se pozicioni sfidues i zotit Netanyahu ndaj Uashingtonit, ka sjellë rezultate.
“Ka më shumë gjasa për një armëpushim aktualisht sesa kishte disa muaj më parë, përpara se Izraeli të hynte në Rafah. Nënpresidentja Harris i tha izraelitëve se nuk duhet të hynin, përndryshe do të përballeshin me pasoja. Presidenti Biden nuk donte që ushtria izraelite të hynte. Në fakt rezultoi të ishte një mision mjaft i suksesshëm. Misioni në Rafah nuk ka përfunduar ende, por Izraeli arriti të zhvendosë me shpejtësi shumë civilë palestinezë në zona të tjera, në mënyrë që ushtria, të mund të luftonte kundër Hamasit”, thotë Michael Makovsky, i Institutit Hebre për Sigurinë Kombëtare të Amerikës
Por kundërshtarët e zotit Netanyahu, si jashtë ashtu edhe brenda Kongresit, nuk bien dakord me një gjë të tillë. Ata po i kujtojnë presidentit të ardhshëm amerikan– kushdo qoftë, ai ose ajo – se fjala e tyre ka peshë në këtë çështje./ Voa
Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin es...
Një rus, i dyshuar se qëndron prapa sulmit me makinë-b...
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Përgjithshme të Te...
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ish-zonja e...
Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë hodhën pos...
Parisi është gati që xixat dhe shkëlqimin e Olimpiadës t’u...
Disa orë përpara ceremonisë së hapjes së "Lojërave Olimpik...
Nga 45 vende të kontinentit evropian, Spanja është vlerësu...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, i bëri presio...
Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael...
Delegatët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokrate mund të...
Hakerët verikoreanë kanë kryer fushatë globale të spiunazh...
Njerëzimi është duke vuajtur prej “epidemisë së nxehtë...
Në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara, kandid...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (...
Autoritetet në Francë kanë nisur një operacion të madh...
Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 25 nga 38 dronët...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të qëndr...
Presidenti Joe Biden tha se po ia kalon stafetën një b...
Pyetja e parë drejtuar kancelarit në konferencën e sht...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...