Arrestohet lideri i kartelit të drogës "Sinaloa", mik dhe bashkëpunëtor i "El Chapo"-s
Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael...

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, i bëri presion të fortë Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të enjten në lidhje me situatën humanitare në Gaza në bisedimet "e sinqerta" që u vëzhguan për shenja se si ajo mund të ndryshojë politikën amerikane në lidhje me Izraelin nëse bëhet presidente.
"Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Dhe mënyra se si e bën këtë ka rëndësi", u tha nënpresidenjta Harris gazetarëve pas takimit. Ajo tha se ngriti shqetësimet e saj serioze për shkallën e vuajtjeve njerëzore në Rripin e Gazës.
“E bëra të qartë shqetësimin tim serioz për situatën e rëndë humanitare atje”, tha ajo. “Nuk do të hesht”.
Komentet e zonjës Harris pasqyruan atë që mund të ishte një ndryshim nga Presidenti Joe Biden në mënyrën se si ajo sillet me zotin Netanyahu.
Disa orë më parë, Presidenti Biden bëri presion për një armëpushim në luftën 9-mujore në Gazë në bisedimet e tij të para ballë për ballë me zotin Netanyahu që kur presidenti udhëtoi në Izrael disa ditë pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe premtoi mbështetjen amerikane.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se ka ende mosmarrëveshje midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit në negociatat për arritjen e një armëpushimi, por "ne jemi më afër tani sesa kemi qenë më parë".
"Të dyja palët duhet të bëjnë kompromise", tha zoti Kirby.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matt Miller, tha: "Unë mendoj se mesazhi nga pala amerikane në atë takim do të jetë se ne duhet t'i tejkalojmë të gjitha pengesat për të arritur këtë marrëveshje".
Vizita përkon me një ndryshim në politikën amerikane. Të dielën, 81-vjeçari Biden u tërhoq nga gara presidenciale pas presionit të kolegëve demokratë dhe mbështeti nënpresidenten Harris për të marrë emërimin e partisë si kandidate për presidente.
“Mirë se erdhe përsëri, zoti Kryeministër”, tha Presidenti Biden të enjten. "Kemi shumë për të folur, ndoshta duhet të fillojmë menjëherë."
"Nga një zionist krenar hebre te një zionist krenar irlandezo-amerikan, dua t'ju falënderoj për 50 vitet e shërbimit tuaj për publikun amerikan dhe 50 vitet e mbështetjes për shtetin e Izraelit", u përgjigj Kryeministri Netanyahu. "Jam i gatshëm të diskutoj me ju sot dhe të punoj me ju në muajt në vijim për çështjet e mëdha dhe me rëndësi."
Shtëpia e Bardhë u rrethua me gardhe shtesë sigurie për shkak të protestave kundër vizitës së Kryeministrit Netanyahu të enjten.
Presidenti Biden dhe Kryeministri Netanyahu më herët u takuan së bashku me familjet e pengjeve amerikane, që po mbahen nga Hamasi. Përfaqësuesit e familjeve u thanë gazetarëve pas takimit se ata shpresonin për një marrëveshje armëpushimi që do të çonte në lirimin e pengjeve.
"Ne erdhëm sot me një ndjenjë urgjence", tha Jonathan Dekel-Chen. Ai tha se ata ishin më optimistë për arritjen e një marrëveshjeje që nga lirimi i parë i pengjeve izraelite nga një armëpushim i mëparshëm.
TENSIONIMI I MARRËDHËNIEVE BIDEN-NETANYAHU
Marrëdhëniet midis Presidentit Biden-it dhe Kryeministrit Netanyahu-t janë tensionuar për muaj të tërë për shkak të ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës, në të cilën janë vrarë më shumë se 39 mijë njerëz, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gaza.
Shtetet e Bashkuara janë ndër furnizuesit kryesor të armëve për Izraelin dhe e kanë mbrojtur vendin nga votat kritike në OKB.
Mbetet të shihet nëse Presidenti Biden, i cili do të jetë në detyrë edhe për gjashtë muaj të tjerë, apo nënpresidentja Harris, e cila ka mbështetje pothuajse të barabartë me rivalin republikan Donald Trump në sondazhet e fundit, mund të kenë ndonjë ndikim te Kryeministri Netanyahu.
Të premten, zoti Netanyahu udhëton në Florida për të zhvilluar një takim me zotin Trump.
Nënpresidentja Harris ka qenë në një linjë me Presidentin Biden për Izraelin, por ka përdorur një ton më të ashpër ndaj udhëheqësit izraelit.
Konflikti filloi më 7 tetor kur militantët e Hamasit, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, sulmuan Izraelin jugor nga Gaza, duke vrarë 1200 njerëz. Sulmi i militantëve palestinezë, u pasua nga një ofensivë e gjerë e ushtrisë izrelite në Rripin e Gazës.
Militantët e Hamasit morën 250 pengje më 7 tetor, sipas qeverisë izraelite. Rreth 120 pengje ende po mbahen nga Hamasi ndonëse Izraeli beson se një pjesë e madhe e tyre tashmë kanë vdekur./VOA
Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael...
Delegatët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokrate mund të...
Hakerët verikoreanë kanë kryer fushatë globale të spiunazh...
Njerëzimi është duke vuajtur prej “epidemisë së nxehtë...
Në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara, kandid...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (...
Autoritetet në Francë kanë nisur një operacion të madh...
Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 25 nga 38 dronët...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të qëndr...
Presidenti Joe Biden tha se po ia kalon stafetën një b...
Pyetja e parë drejtuar kancelarit në konferencën e sht...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mban të mërku...
Autoritetet në Gjermani ndaluan të mërkurën Qendrën Is...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje qy...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendimi i ...
Autoritetet britanike kanë ndërmarrë një tjetër hap për go...
Senatori Bob Menendez dha dorëheqjen të martën pasi sh...
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, aku...
Njëzetenjë korriku ishte dita më e nxehtë e regjistruar nd...
Nënpresidentja Kamala Harris mbajti të martën tubimin ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...