Nënpresidentja Harris: Vota e 5 nëntorit është “një zgjedhje mes lirisë ose kaosit”
Nënpresidentja Kamala Harris mbajti të martën tubimin ...

Njëzetenjë korriku ishte dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë, sipas të dhënave paraprake të publikuara më 23 korrik nga monitoruesi për motin i Bashkimit Evropian.
Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike, Copernicus (C3S) tha se temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe ishte 17.09 gradë Celsius të dielën, që është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Matjet e tyre për temperaturat kanë nisur më 1940.
Njoftimi vjen në kohën kur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po përballen me valë të nxehtësisë dhe zjarre.
“Toka sapo ka përjetuar ditën më të nxehtë të saj”, tha shërbimi monitorues përmes një deklarate.
Rekordi i ri ditor, që u regjistrua, ishte 0.01 gradë Celsius më shumë sesa rekordi paraprak prej 17.08 i regjistruar më 6 korrik 2023.
“Më 21 korrik, C3S regjistroi një rekord të ri të temperaturës mesatare ditore globale”, tha drejtori i shërbimit, Carlo Buontempo përmes një deklarate.
“Tani vërtet jemi në një terren të pashkelur dhe teksa klima po vazhdon të ngrohet, ne do të kemi rekorde të tjera që do të thyhen në muajt dhe vitet e ardhshme”, tha ai.
Edhe pse shifrat e publikuara paraqesin një rritje të lehtë krahasuar me rekordin paraprak, Buontempo tha se gjatë 13 muajve të fundit është regjistruar një nxehtësi rekord në mbarë botën.
Çdo muaj që nga qershori i vitit 2023 ka regjistruar rekord temperature krahasuar me muajin e njëjtë në vitet e kaluara. Në këtë kontekst, Copernicus tha se nuk do të ishte e papritur që edhe ky rekord të thyhet gjatë kësaj vere.
Ndryshimet klimatike po shkaktojnë ngjarje të motit ekstrem që janë më të gjata, më të fuqishme dhe më të shpeshta, sikurse janë valët e të nxehtit, vërshimet dhe zjarret.
Këtë vit, valët e të nxehtit veçse kanë goditur Amerikën e Veriut, Meksikën, Indinë dhe Tajlandën, ndërkaq vërshimet kanë shkaktuar dëme në pjesë të Afrikës Lindore, Kinës dhe Brazilit.
Vatra të zjarrit ka në pjesë të mëdha në mbarë Evropën jugore dhe lindore, por edhe në Kanada e Shtetet e Bashkuara.
Djegia e lëndëve fosile vlerësohet se është nxitësi kryesor i ngrohjes globale, por po ashtu emetimet e gazrave serrë po vazhdojnë të rriten pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare që bota të kalojë në energji të pastër, dhe të ngadalësojë rritjen e temperaturave.
Viti 2023 ishte viti më i nxehtë në histori dhe viti 2024 mund të bëhet viti më i nxehtë, duke pasur parasysh “temperaturat mjaftueshëm të nxehta” që janë përjetuar deri më tani gjatë këtij viti, tha Copernicus./ Rel
Nënpresidentja Kamala Harris mbajti të martën tubimin ...
Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka arritur “nivele epidemike”...
Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën do t’i adr...
Shpërthen vullkani në malin Etna. Fluturimet nga aero...
Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan Kimberly Cheat...
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i propozoi Ku...
Peshkaqenët në brigjet e Brazilit kanë rezultuar pozit...
Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “të ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të...
Për të garantuar siguri shtesë në aeroportet e saj, Gj...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se ...
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka marrë...
Bashkimi Evropian do të mbajë takimin e radhës të mini...
Policia kroate tha se një sulmues i armatosur hyri të ...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, gjatë paraqit...
Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan tha se atentat...
Alexander “Sasha” Kasanof ka marrë detyrën e zëvendësn...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka...
Tërheqja e Joe Biden nga gara presidenciale e SHBA-së ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...