Heqja e vizave për serbët e Kosovës/ Kurti, kritika BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “të ...

Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje në Pekin me organizatat e tjera palestineze, për të punuar së bashku për “unitetin kombëtar”.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i cili priti zyrtarin e lartë të Hamasit, Musa Abu Marzuk, të dërguarin e Fatahut, Mahmud al-Aloul, dhe emisarë nga 12 grupe të tjera palestineze, tha se ata kanë rënë dakord për të krijuar një “qeveri të përkohshme të pajtimit kombëtar”, për të qeverisur Gazën e pasluftës.
“Sot, ne nënshkruam një marrëveshje për bashkim kombëtar. Jemi të përkushtuar për të dhe bëjmë thirrje për të”, tha Abu Marzuk pas takimit me Wangun dhe të dërguarit e tjerë.
Njoftimi vjen më shumë se nëntë muaj pas shpërthimit të luftës në enklavën e Gazës - të kontrolluar nga Hamasi.
Shkas për këtë luftë është bërë një sulm i Hamasit në Izrael, më 7 tetor, i cili ka lënë të vrarë afro 1.200 njerëz - shumica civilë.
Atë ditë, grupi ka marrë peng edhe mbi 250 njerëz - prej të cilëve 116 mbeten në Gazë, ndërsa të tjerët ose janë liruar, ose janë vrarë.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, sulmet hakmarrëse të Izraelit në enklavë kanë lënë të vrarë mbi 39.000 njerëz - kryesisht civilë - që nga nisja e luftës.
Kina ka bërë përpjekje të luajë një rol ndërmjetësues në këtë konflikt, i cili është bërë edhe më i ndërlikuar për shkak të rivalitetit midis Hamasit, i cili kontrollon Gazën, dhe Fatahut, i cili qeveris pjesërisht Bregun e pushtuar Perëndimor.
Në fund të takimit, Wang tha se grupet u zotuan për “pajtim”.
“Pika më e spikatur është dakordimi për të formuar një qeveri të përkohshme në Gazën e pasluftës”, tha Wang pas nënshkrimit të marrëveshjes në Pekin.
“Pajtimi është një çështje e brendshme për fraksionet palestineze, por, në të njëjtën kohë, ai nuk mund të arrihet pa mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar”, shtoi ai.
Kina është mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez./ REL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “të ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të...
Për të garantuar siguri shtesë në aeroportet e saj, Gj...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se ...
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka marrë...
Bashkimi Evropian do të mbajë takimin e radhës të mini...
Policia kroate tha se një sulmues i armatosur hyri të ...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, gjatë paraqit...
Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan tha se atentat...
Alexander “Sasha” Kasanof ka marrë detyrën e zëvendësn...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka...
Tërheqja e Joe Biden nga gara presidenciale e SHBA-së ...
Këshilli i Bashkimit Evropian mori vendimin për t'u he...
Presidenti Joe Biden mbështeti Harris-in, pasi u largu...
Shoqata gjermane e gazetarisë hulumtuese, Netzwerk Rec...
Njoftimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe B...
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj a...
Donald Trump Jr, djali i ish-presidentit, ishte një ng...
Biden ka miratuar zëvendësen e tij Kamala Harris si kandid...
Zëvendës-Presidentja Kamala Harris, e cila ka miratimi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...