Harris: Trashëgimia e Bidenit, e pakrahasueshme në historinë moderne
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, gjatë paraqit...

Policia kroate tha se një sulmues i armatosur hyri të hënën në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në një qytet të qetë në Kroacinë qendrore dhe hapi zjarr duke vrarë gjashtë vetë dhe duke plagosur gjashtë të tjerë. Kryeministri i Kroacisë tha se viktimat ishin kryesisht në të 90-at.
Shefi i policisë së Kroacisë, Nikola Milina, tha se pesë persona vdiqën menjëherë ndërsa një tjetër vdiq në një spital nga pasojat e plagëve. I dyshuari iku nga vendi i ngjarjes, por policia e kapi në një kafene në qytetin e Daruvarit, tha ai.
Pesë nga viktimat ishin banorë të shtëpisë së kujdesit dhe një ishte punonjës, tha z. Milina.
I dyshuari është “nën mbikëqyrjen e policisë”, thuhet në një deklaratë nga zyra rajonale e policisë. Autoritetet po hetojnë motivin e sulmit.
Televizioni rajonal N1 raportoi se vrasësi është i lindur në vitin 1973 dhe ishte një polic në pension i cili kishte marrë pjesë në luftën e viteve 1991-1995 në Kroaci. Zyrtarët thanë se në mesin e të vrarëve është nëna e tij, e cila jetonte në shtëpinë e kujdesit për 10 vitet e fundit.
Banori i Daruvarit, Zlatko Sutuga, tha për kanalin Nova TV se ai e njeh sulmuesin "nga koha e luftës".
"Njerëzit thonë se ai ishte me të vërtetë agresiv, alkoolist dhe të gjitha këto", tha Sutuga. “Nëna e tij ishte brenda, ai dyshohet se kishte ardhur për ta vrarë atë”.
Sulmi e la qytetin të tronditur dhe të pikëlluar. Daruvari është një qytet ilixhesh në komunën e Sllavonisë, me një popullsi prej 8,500 banorësh.
Kryetari i komunës së Daruvarit, Damir Lnenicek, tha për kanalin N1 se të gjithë ishin të tronditur.
“Cili është shkaku, shkaktari, është e vështirë të thuhet. Kjo do të përcaktohet nga hetimet, tha ai duke shtuar se tragjedia ka ndodhur në një shtëpi private ku ndodheshin rreth 20 persona. Ai tha se është një shtëpi e shkëlqyer.
Presidenti kroat Zoran Milanovic tha se ai ishte "i tronditur" nga "krimi i egër dhe i pashembullt”.
“Është një paralajmërim i frikshëm dhe një thirrje e fundit për të gjitha institucionet përgjegjëse që të bëjnë më shumë për të parandaluar dhunën në shoqëri, duke përfshirë kontrollin edhe më të rreptë të mbajtjes së armëve”, tha ai.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se ishte "i tmerruar dhe i tronditur".
Zyrtarët e policisë thanë se sulmuesi përdori një armë të paregjistruar. Ka shumë armë që mbahen në shtëpi private në Kroaci që pas shpërbërjes së përgjakshme të ish Jugosllavisë në vitet 1990./ Voa
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, gjatë paraqit...
Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan tha se atentat...
Alexander “Sasha” Kasanof ka marrë detyrën e zëvendësn...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka...
Tërheqja e Joe Biden nga gara presidenciale e SHBA-së ...
Këshilli i Bashkimit Evropian mori vendimin për t'u he...
Presidenti Joe Biden mbështeti Harris-in, pasi u largu...
Shoqata gjermane e gazetarisë hulumtuese, Netzwerk Rec...
Njoftimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe B...
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj a...
Donald Trump Jr, djali i ish-presidentit, ishte një ng...
Biden ka miratuar zëvendësen e tij Kamala Harris si kandid...
Zëvendës-Presidentja Kamala Harris, e cila ka miratimi...
Kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance i...
Pak çaste më parë Presidenti Joe Biden njoftoi tërheqj...
BBC në një artikull ka analizuar se si në një periudhë...
Joseph Robinette Biden Jr., Joe Biden është president...
Joe Biden sapo ka njoftuar se ai po miraton Kamala Harris ...
Në një telefonatë me CNN disa minuta pasi Presidenti J...
Presidenti Joe Biden ka njoftuar se është tërhequr nga...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...