Shërbimi evropian i klimës: 21 korriku, dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë
Njëzetenjë korriku ishte dita më e nxehtë e regjistruar nd...

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, akuzoi të martën Prokurorinë e Posaçme të Kosovës se po përpiqet ta pengojë punën e ministrisë që ajo drejton.
Ajo i bëri këto komente pasi për të dytën herë u intervisua nga Prokuroria e Posaçme me qëllim të sqarimit të deklaratave të saj rreth punës së gjyqësorit dhe arratisjeve nga burgjet e Kosovës.
“Unë në vazhdimësi kam përmendur që ka një përpjekje të hapur të sistemit të drejtësisë për të penguar reformat në drejtësi. Këta kanë qenë kundër vettingut, kanë qenë kundër reformës në drejtësi, prandaj edhe kam parë që në vazhdimësi kanë pasur përpjekje që me veprime të tilla në njëfarë mënyre t’i keqpërdorin kompetencat që kanë që të më ndalin përmes ftesave që më bëjnë në vazhdimësi”, tha ajo.
Të shtunën me 20 korrik, në një postim të gjatë në Facebook, ministrja Haxhiu, ngriti pretendime se autoritetet e Serbisë kanë gisht në arratisjen e disa të dënuarve nga burgjet e Kosovës. Në postim thuhet se “së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë”.
“Kjo situatë ka mundur të përmbyllet ndryshe, unë jam ministre e Drejtësisë pra udhëheq një ministri në kuadër të qeverisë së Kosovës dhe pas reagimit tim në rrjetin social Facebook ka qenë e udhës që të më ftoj në kuadër të bashkëpunimit institucional. Por, përpjekjet e tyre me autorizim të policisë në cilësinë e dëshmitares të intervistohem, tregojnë shumë për qasjen që kanë por gjithashtu edhe për motivet që mund të kenë”, tha zonja Haxhiu.
Postimi i saj u bë një ditë pasi autoritetet në Serbi njoftuan është vrarë i dyshuari për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri me 18 korrik në afërsi të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Autoritetet serbe thanë se i vrari është Faton Hajrizi, i cili më 6 korrik ishte arratisur nga një burg në Kosovë.
Autoritetet thonë se që nga vitit 2007, nga burgjet e Kosovës janë arratisur 56 persona.
Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Prokurorial e ai Gjyqësor i Kosovës në vazhdimësi kanë shkëmbyer kritika të ndërsjella.
Qeveria e Kosovës në disa raste ka kritikuar sistemin e drejtësisë për punë të ngadaltë dhe mosveprim në raste si luftimi i krimit, ndjekja e krimeve të luftës dhe hetimi i ngjarjeve si sulmi i 24 shtatorit të vitit të kaluar - kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri të vendit duke vrarë një oficer dhe plagosur dy të tjerë.
Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor i Kosovës i kanë dënuar ashpër deklaratat e tilla duke i vlerësuar ato si përpjekje “për të ndërhyrë në punën e pavarur” të tyre.
Një raport i Institutit të Kosovës për Drejtësi mbi ndërhyrjet politike në drejtësi thotë se “deklaratat e kryeministrit, anëtarëve të qeverisë dhe deputetëve të parlamentit për atë se kur duhet të jetë aktive prokuroria, përse në raste të caktuara ajo nuk inicion raste, përse gjykatat japin dënime të ulta ose vonojnë në nxjerrjen e aktgjykimeve, nuk janë përgjegjësi e tyre lirgjore” duke theksuar se deklaratat e tilla minojnë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë./ Voa
Njëzetenjë korriku ishte dita më e nxehtë e regjistruar nd...
Nënpresidentja Kamala Harris mbajti të martën tubimin ...
Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka arritur “nivele epidemike”...
Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën do t’i adr...
Shpërthen vullkani në malin Etna. Fluturimet nga aero...
Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan Kimberly Cheat...
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i propozoi Ku...
Peshkaqenët në brigjet e Brazilit kanë rezultuar pozit...
Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “të ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të...
Për të garantuar siguri shtesë në aeroportet e saj, Gj...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se ...
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka marrë...
Bashkimi Evropian do të mbajë takimin e radhës të mini...
Policia kroate tha se një sulmues i armatosur hyri të ...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, gjatë paraqit...
Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan tha se atentat...
Alexander “Sasha” Kasanof ka marrë detyrën e zëvendësn...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...