"Paralizohet" rrjeti hekurudhor në Francë
Disa orë përpara ceremonisë së hapjes së "Lojërave Olimpik...

Parisi është gati që xixat dhe shkëlqimin e Olimpiadës t’ua prezantojë miliona njerëzve, përmes një ceremonie hapëse në lumin Sena, diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
Kështu, kjo do të jetë hera e parë që Lojërat Olimpike nuk do të nisin në stadium.
Rreth 85 anije do të bartin gati 7.000 atletë, një paradë gjashtë kilometra e gjatë në Senë, në zemrën e Parisit.
Nisja do të bëhet prej urës Austerlitz, anijet do të lundrojnë rreth katedrales Notre-Dame, për të arritur më pas afër Kullës Eiffel, si dhe nën shumë ura të tjera që gjenden rreth qendrës së kryeqytetit francez.
Ceremonia do të nisë në orën 19:30 të premten e 26 korrikut, dhe do të zgjasë rreth tri orë e 45 minuta.
Çfarë do të shohim?
Organizatorët kanë premtuar ceremoni si asnjëherë tjetër. Ata deklarojnë se do t’i shfrytëzojnë monumentet historike, qiellin, ujin dhe “nuk do të jetë asnjë urë e pashfrytëzuar për të lëshuar muzikë, për të vallëzuar apo për performanca tjera”.
Rreth 80 ekrane gjigante nëpër Paris do të transmetojnë gjithë ceremoninë, në të cilën do të ketë edhe vallëzues që do të performojnë prej kulmeve të ndërtesave afër Senës.
Në këtë ceremoni do të festohet për Parisin, Francën dhe Lojërat Olimpike, dhe do të ketë paradë të atletëve, performanca artistike dhe pika tjera sipas protokollit, ka thënë Thomas Jolly, drejtor artistik i ceremonisë hapëse.
Detajet se kush do të ndezë fanarin olimpik për të shënuar nisjen e Lojërave, dhe cilët artistë do të marrin pjesë, janë mbajtur sekret.
Megjithatë, dihet që Lady Gaga dhe Celine Dion janë në mesin e këngëtarëve që janë parë në Paris, duke zgjuar thashetheme se ato ka mundësi të jenë pjesë e ceremonisë.
Mediat franceze kanë thënë se ylli Aya Nakamura, këngëtarja më e dëgjuar franceze në botë, do të jetë pjesë e ceremonisë.
Nakamura ka qenë shënjestër e abuzimit racor "online", kur kanë qarkulluar fjalët e para se ajo do të mund të marrë pjesë në ceremoni.
Ajo këndon në gjuhën frënge, përdor shumë lokalizma dhe stili i saj është i ndikuar prej muzikës Indie, e përzier me R’n’B amerikan dhe ritme afrikane.
Një e panjohur e madhe lidhet me motin.
Parashikimet aktuale janë për mot me vranësira, ndonëse organizatorët kanë pritur se do të ketë perëndim të artë dielli, për ta bërë ceremoninë edhe më magjike.
Kush do të marrë pjesë në ceremoni?
Në ceremoni do të jenë mbi 80 udhëheqës shtetërorë dhe më shumë se 300.000 spektatorë, kanë thënë organizatorët. Komiteti i Lojërave Olimpike ka thënë se rreth 222.000 njerëz kanë fituar ulëset falas, ndërsa 104.000 është dashur të blejnë biletë.
Anijet, që do t’i bartin atletët, do të jenë të pajisura me kamera, për t’u mundësuar shikuesve prej larg që të shohin gjithçka sikur të ishin aty, ka thënë komiteti.
Po siguria?
Organizimi i ceremonisë në zemër të Parisit mund të jetë diçka fantastike për të bërë fotografi, mirëpo përbën edhe sfidë të madhe në aspektin e sigurisë.
Rreth 2.000 pjesëtarë të sigurisë dhe 45.000 policë do të jenë të shpërndarë për të garantuar sigurinë e ceremonisë, përfshirë forcat speciale të intervenimit.
Snajperistët do të jenë të angazhuar në kulmet e ndërtesave. I aktivizuar do të jetë edhe sistemi antidron.
Spektatorët dhe banorët lokalë do të duhet të kenë leje të posaçme dhe kodin QR për të depërtuar afër zonës ku do të mbahet ceremonia.
Qarkullimi i makinave do të ndalohet, përveç disa përjashtimeve të vogla.
Stacionet e afërta nëpër metro do të jenë të mbyllura, ashtu sikurse kalimi nëpër disa ura.
Aeroplanët nuk do të mund të fluturojnë mbi Paris – përveç atyre që do të jenë pjesë e ceremonisë.
Luftërat në Gazë dhe Ukrainë, si dhe shqetësimet për siguri në shtëpi, e kanë bërë Francën që veçse të jetë e alarmuar në nivelin më të lartë në aspektin e sigurisë.
Zyrtarët kanë thënë se nuk ekziston ndonjë kërcënim specifik për terrorizëm në këtë ceremoni.
Kërcënimi i vetëm potencial mund të jetë prej ndonjë sulmuesi që mund të veprojë vetëm, ose edhe prej ndonjë proteste që mund të mbajnë aktivistë për mjedisin, ata të së djathtës ekstreme, të së majtës ekstreme, apo lëvizjet propalestineze.
Një burrë është arrestuar në maj në qytetin francez Saint-Etienne, i dyshuar për planifikim të një sulmi në emër të grupit ekstremist, Shteti Islamik, në stadiumin e futbollit, në kohën e mbajtjes së Olimpiadës.
Një simpatizues i krahut të djathtë është arrestuar në lindje të Francës në korrik, nën dyshimet se ka bërë komplot për sulme gjatë kohës sa mbahen Lojërat./REL
Disa orë përpara ceremonisë së hapjes së "Lojërave Olimpik...
Nga 45 vende të kontinentit evropian, Spanja është vlerësu...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, i bëri presio...
Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael...
Delegatët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokrate mund të...
Hakerët verikoreanë kanë kryer fushatë globale të spiunazh...
Njerëzimi është duke vuajtur prej “epidemisë së nxehtë...
Në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara, kandid...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (...
Autoritetet në Francë kanë nisur një operacion të madh...
Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 25 nga 38 dronët...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të qëndr...
Presidenti Joe Biden tha se po ia kalon stafetën një b...
Pyetja e parë drejtuar kancelarit në konferencën e sht...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mban të mërku...
Autoritetet në Gjermani ndaluan të mërkurën Qendrën Is...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje qy...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendimi i ...
Autoritetet britanike kanë ndërmarrë një tjetër hap për go...
Senatori Bob Menendez dha dorëheqjen të martën pasi sh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...