SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ish-zonja e parë, Michelle Obama, i dhanë mbështetje zonjës Kamala Harris në synimin e saj për të garuar për postin e presidentes, duke i ofruar asaj përkrahjen e pritshme, por thelbësore të dy demokratëve më të njohur të vendit.
Mbështetja që u bë e ditur të premten në mëngjes në një video që shfaq zonjën Harris duke zhvilluar një telefonatë të përbashkët me çiftin Obama, ndodhi në një kohë kur zonja Harris po u jep vrull përpjekjeve si kandidate e mundshme e partisë, pas vendimit të presidentit Joe Biden për t'u tërhequr nga gara kundër kandidatit republikan dhe ish-presidentit Donald Trump.
Mbështetja thekson miqësinë dhe lidhjen historike midis presidentit të parë afrikano-amerikan dhe gruas së parë afrikano-amerikane dhe me origjinë aziatike që shërbeu si nënpresidente, i cili tani po lufton për të thyer të njëjtat pengesa në nivelin presidencial.
"Ne telefonuam për t’ju thënë se Michelle dhe unë nuk mund të ishim më shumë krenarë duke ju mbështetur dhe të bëjmë gjithçka që mundemi që t’i fitoni zgjedhjet dhe të shkoni në Zyrën Ovale", i tha ish-presidenti Obama zonjës Harris, e cila u shfaq duke biseduar në telefon teksa ecte në prapaskenën e një ngjarjeje, e shoqëruar nga një agjent i Shërbimit Sekret.
“Nuk mund ta bëja këtë telefonatë pa i thënë vajzës sime, Kamala, jam krenare për ty”, tha zonja Michelle Obama.
"Kjo do të jetë historike", shtoi ajo.
Barack Obama, presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara mbetet një nga personalitetet më të njohura në Partinë Demokratike.
Sipas një ankete të agjencisë së lajmeve "Associated Press", zonja Harris tashmë ka siguruar mbështetjen publike të shumicës së delegatëve të Kuvendit Kombëtar Demokratik, që fillon me 19 gusht në Çikago. Komisioni i Rregullave të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokrate miratoi të mërkurën një propozim, sipas të cilit delegatët nga i gjithë vendi do të mund të votojnë për kandidatët e mundshëm presidencialë në një raund votimi në internet që fillon në 1 gusht.
Megjithatë, familja Obama veproi kujdesshëm. Në deklaratën fillestare të ish-presidentit Obama pas njoftimit të presidentit Biden se po tërhiqej, nuk u përmend zonja Harris. Në vend të kësaj, ai foli në mënyrë të përgjithësuar për kandidatin e mundshëm.
"Kam besim të jashtëzakonshëm se udhëheqësit e partisë sonë do të jenë në gjendje të krijojnë një proces nga i cili do të dalë një kandidat i shquar", shkroi ish-presidenti.
Barack dhe Michelle Obama bënë fushatë veçmas për zonjën Hillary Clinton në vitin 2016 dhe zotin Biden në vitin 2020, duke përfshirë tubime të mëdha në fundjavat e mbylljes para ditës së zgjedhjeve. Ata mbajtën fjalimet kryesore në Kuvendin e demokratëve në vitin 2020, një ngjarje virtuale për shkak të pandemisë së koronavirusit. Fjalimi i ish-presidentit ishte veçanërisht i dukshëm sepse ai shpalosi një sulm ndaj zotit Trump si një kërcënim për demokracinë, një argument që vazhdon të jetë pjesë e fushatës së zonjës Harris./VOA
Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë hodhën pos...
Parisi është gati që xixat dhe shkëlqimin e Olimpiadës t’u...
Disa orë përpara ceremonisë së hapjes së "Lojërave Olimpik...
Nga 45 vende të kontinentit evropian, Spanja është vlerësu...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, i bëri presio...
Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael...
Delegatët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokrate mund të...
Hakerët verikoreanë kanë kryer fushatë globale të spiunazh...
Njerëzimi është duke vuajtur prej “epidemisë së nxehtë...
Në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara, kandid...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (...
Autoritetet në Francë kanë nisur një operacion të madh...
Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 25 nga 38 dronët...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të qëndr...
Presidenti Joe Biden tha se po ia kalon stafetën një b...
Pyetja e parë drejtuar kancelarit në konferencën e sht...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mban të mërku...
Autoritetet në Gjermani ndaluan të mërkurën Qendrën Is...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje qy...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendimi i ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...