Barack dhe Michelle Obama mbështesin Kamala Harris-in
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ish-zonja e...

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Përgjithshme të Televizionit Publik të Kosovës, Zana Spahiu, ka dhënë dorëheqjen.
Lajmi është konfirmuar për Radio Televizionin e Kosovës nga Spahiu. Dorëheqja do të jetë efektive nga 30 korriku, sipas transmetuesit publik.
Dorëheqja e Spahiut vjen disa ditë pasi RTK-ja dhe RTK Live transmetuan një pjesë të një artikulli të portalit boshnjak “Slobodna Bosna” (Bosnja e Lirë), në të cilin supozohet se disa media të caktuara në rajonin e Ballkanit i janë nënshtruar regjimit të Vuçiç-it.
Në atë artikull janë përmendur edhe dy portale të Kosovës: "Nacionale" dhe "Periskopi".
Në Kosovë ka pasur reagime rreth këtij artikulli, kryesisht për faktin që RTK-ja transmetoi një pjesë të tekstit dhe ai më pas është shpërndarë prej disa deputetëve të pushtetit.
Partitë opozitare në Kosovë kanë thënë se ky medium është “shndërruar në vegël të interesit ordiner të pushtetit”.
Qeveria e Kosovës nuk është prononcuar rreth këtij rasti, derisa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë të mërkurën se i ka dhënë informacione Prokurorisë për dy portalet e përmendura të Kosovës, me arsyetimin se “është e rëndësishme të dimë se kush financohet nga Serbia”.
Më 24 korrik, 16 organizata joqeveritare dhe tre aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë, kanë kërkuar dorëheqjen e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Në reagimin e tyre, materiali i RTK-së është konsideruar “informacion dezinformues, me qëllim të sulmimit të mediave online, 'Nacionale' dhe 'Periskopi'”.
Bordi i RTK-së ka mbajtur më 23 korrik një mbledhje të jashtëzakonshme dhe përmes një njoftimi ka thënë se është i shqetësuar për publikimin “e artikullit kontrovers në RTK”, që e ka cilësuar si “lëshim të qartë", duke kërkuar sqarime të detajuara nga menaxhmenti.
Boro Kontiç, gazetar veteran nga Bosnja dhe Hercegovina dhe drejtor i Qendrës Mediale në Sarajevë, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë se, "Slobodna Bosna" është një media e themeluar në vitet 1989-1990 nga Senad Avdiç.
Sipas mendimit të tij, Avdiç ishte një nga gazetarët më të mirë në atë kohë dhe "Slobodna Bosna" një nga mediat kryesore të besueshme që luajti një "rol revolucionar" në vitet 1990 në nxjerrjen në pah të planit për rrethimin e Sarajevës nga ushtria jugosllave.
“Për shumë, ajo ishte një surprizë, por doli që shumica e asaj që publikuan ishte e vërtetë”, ka thënë Kontiç.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk e di nëse mund të flasë më për besueshmëri, pasi ky portal ka pësuar disa ndryshime. Në mesin e viteve '90, kjo media u kthye në gazetë të përjavshme dhe në 15 vjetët e fundit është vetëm "online".
“Në një moment u fol shumë se ata u mbështetën nga SDA [Partia e Veprimit Demokratik], partia më e madhe boshnjake. Nuk e di se çfarë po ndodh. Unë njoh disa nga gazetarët që punojnë atje, janë gazetarë të mirë, profesionistë. Prandaj, është një media që ka një të kaluar të madhe, por çfarë është sot, t’ju them të drejtën, nuk e di”, ka thënë mes tjerash Kontiç./ REL
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ish-zonja e...
Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë hodhën pos...
Parisi është gati që xixat dhe shkëlqimin e Olimpiadës t’u...
Disa orë përpara ceremonisë së hapjes së "Lojërave Olimpik...
Nga 45 vende të kontinentit evropian, Spanja është vlerësu...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, i bëri presio...
Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael...
Delegatët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokrate mund të...
Hakerët verikoreanë kanë kryer fushatë globale të spiunazh...
Njerëzimi është duke vuajtur prej “epidemisë së nxehtë...
Në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara, kandid...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (...
Autoritetet në Francë kanë nisur një operacion të madh...
Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 25 nga 38 dronët...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të qëndr...
Presidenti Joe Biden tha se po ia kalon stafetën një b...
Pyetja e parë drejtuar kancelarit në konferencën e sht...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mban të mërku...
Autoritetet në Gjermani ndaluan të mërkurën Qendrën Is...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje qy...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...