Ndryshimet nga Reforma/ Zbardhen 4 skenarët e mazhorancës për riorganizimin territorial
Raporti i hartuar nga mazhoranca për Reformën Administrati...
Raporti i hartuar nga mazhoranca për Reformën Administrati...

12 arrestime, operacione në disa shtete, veprimtari në 5 kontinente dhe sekuestrim i 4.2 tonëve drogë. Ky është epilogu i një aksioni ndërkombëtar policor, të zhvilluar në Mal të Zi dhe në Gjermani.
Ndër të arrestuarit në Mal të Zi është edhe S.F., për të cilin policia e këtij vendi bëri të ditur se është një nga drejtuesit e kartelit ballkanik.
Mediat malazeze e identifikuan si Svetisllav Fillipoviq dhe ai dyshohet për prodhim, posedim dhe shpërndarje të paligjshme të narkotikëve.
Ai përballet me një dënim deri në 15 vjet burg dhe, përveç kësaj, akuzohet edhe për tregti të paligjshme të armëve dhe materialeve shpërthyese.
Për të nuk ka shumë informacione, ndërsa gjatë publikimit të të dhënave për aksionin, policia europiane, Europol, tha se në Mal të Zi është arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë.
Ai vjen nga Podgorica dhe është 47 vjeç, ndërsa që nga viti 2002 figuron si drejtor i kompanisë “Spectacular”, sipas regjistrit publik të të dhënave të biznesit “Company wall”.
Kjo kompani, deri më tani, ka pranuar 139 dërgesa nga 16 vende, përfshirë Ekuadorin, Ukrainën dhe Kolumbinë, tregojnë të dhënat e platformës Volza, e cila mbledh informacione për tregtinë globale.
Sipas saj, kompania ka importuar banane, shalqinj, fruta të thata dhe arra, ndërsa ndër furnizuesit e saj figuron edhe një kompani nga Hong-Kongu.
Në vitin 2023, “Spectacular” gjeneroi të ardhura totale prej 664.206 eurosh. Fillipoviq është gjithashtu një nga bashkëpronarët e kompanisë “Europayment”. Llogaritë e të dyja kompanive janë bllokuar.
Përveç arrestimeve në Mal të Zi, katër persona u arrestuan edhe në Gjermani, por ende nuk ka shumë informacione rreth tyre.
Sipas policisë ndërkombëtare, Interpol, në Gjermani veprojnë disa grupe globale të krimit të organizuar, të cilat merren me një gamë të gjerë krimesh, si: trafikim i drogës, krime kundër pronës dhe kontrabandë e qenieve njerëzore.
Të arrestuarit më 15 prill akuzohen për dërgesa shumëtonëshe kokaine nga Amerika e Jugut në vendet e Bashkimit Europian, tha drejtori i Drejtorisë së Policisë në Mal të Zi, Llazar Shqepanoviq.
Sipas tij, ky grup kriminal siguroi dhe ndërmjetësoi shitjen e kokainës dhe kanabisit, si në Mal të Zi ashtu edhe në vende të tjera, si: Gjermania, Holanda, Belgjika, Bolivia dhe Tajlanda.
Ky operacion konfirmon se, pavarësisht goditjeve të shkaktuara nga operacionet e mëparshme, grupet ballkanike nuk janë zhdukur, por vazhdojnë aktivitetet e tyre, duke i përshtatur dhe rindërtuar zinxhirët e tyre logjistikë, thotë Sasha Gjorgjeviq nga Iniciativa Globale për Luftën kundër Krimit të Organizuar Transnacional.
“Grupet kriminale ballkanike mbeten të rrënjosura fort në rrugët tradicionale të trafikimit të kokainës, veçanërisht në linjën Amerikë Latine-Europë, me Gjermaninë që është ende një nga tregjet kryesore”, thotë Gjorgjeviq.
Grupet e krimit të organizuar nga Ballkani Perëndimor janë identifikuar nga organizatat ndërkombëtare, si Europol dhe Interpol, si aktorë kryesorë në kontrabandën e kokainës nga vendet e Amerikës Latine - si Brazili, Kolumbia dhe Ekuadori - drejt tregjeve kryesisht të Europës Perëndimore.
Por, përveç kokainës, u kontrabandua edhe kanabis - rreth 1.5 tonë u gjet nga 12 sekuestrime të ndryshme. Kanabisi, siç tha Europol-i, u kontrabandua në Bashkimin Europian nga dhe përmes Shqipërisë, Tajlandës dhe Shteteve të Bashkuara.
Prania e kanabisit, shpjegon Gjorgjeviq, tregon se grupet kriminale të Ballkanit nuk specializohen vetëm në kokainë.
“Ato tashmë po veprojnë në mënyrë oportuniste dhe po hyjnë në tregje të tjera, ku ofrojnë një kanal të sigurt dhe fitime të mira”, shton ai.
Rreth 100 oficerë policie morën pjesë në operacionin e fundit dhe, përveç institucioneve gjermane dhe malazeze, mbështetje dhanë edhe Austria, Spanja dhe Europol-i. Pas arrestimeve në Mal të Zi dhe në Gjermani, Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë ngriti aktakuzë kundër dhjetë personave.
Padia penale i ngarkon të dyshuarit me shitje, transportim dhe ndërmjetësim të përsëritur në shitjen e drogave narkotike - kokainë dhe kanabis - ndërsa një grup prej katër të dyshuarve akuzohet edhe për veprën penale të organizimit kriminal.
“Një i dyshuar urdhëroi dhe organizoi transportin detar ose ajror të ngarkesave me sasi të mëdha drogash narkotike - kokainë, kanabis dhe hashash - në Podgoricë, Gjermani, Bolivi, Tajlandë, Belgjikë dhe Republikën Dominikane”, deklaroi Zyra e Prokurorit.
Europol-i tha gjithashtu se grupi ka përdorur edhe trafikun ajror, përveç rrugëve detare.
Gjorgjeviq thotë se kjo tregon se këto rrjete po i përshtatin vazhdimisht metodat e tyre dhe po kërkojnë kanale të reja për kontrabandë.
“Përdorimi i trafikut ajror, duke përfshirë korrierët dhe aviacionin e përgjithshëm, shkakton shqetësim prej kohësh, por shkalla e tij ende nuk është e qartë plotësisht”, thotë Gjorgjeviq.
Përveç metodave të reja të transportit, grupet po i ndryshojnë edhe rrugët.
Kështu, një hulumtim i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, vitin e kaluar, tregoi se grupet e krimit të organizuar, anëtarët e të cilëve kanë origjinë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përdorin një rrugë të re për të kontrabanduar kokainë nga Amerika Latine në Europë, përmes vendeve të Afrikës Perëndimore.
Mali i Zi është strehë e dy klaneve kriminale, Kavaç dhe Shkalar, të cilat janë në konflikt që nga viti 2014, kur disa qindra kilogramë kokainë u zhdukën në Valencia.
Më shumë se 70 persona janë vrarë në konfliktet e tyre deri më tani. Vitin e kaluar, ky vend u rendit i dhjeti në Evropë në Indeksin Global të Krimit të Organizuar. Përveç tij, Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina janë gjithashtu në dhjetë vendet e para.
Indeksi Global i Krimit të Organizuar vlerëson nivelin e krimit dhe rezistencën ndaj krimit të organizuar në 193 vende të botës./REL
Një grabitje e armatosur e një banke në Napoli të Italisë ...
Dy pilotë dhe gjashtë pasagjerë humbën jetën, pasi një hel...
Qeveria finlandeze njoftoi planet për të futur një test nj...
Presidenti amerikan Donald Trump duket se ka ka shprehur b...
Marina Amerikane është në gjendje të vështirë pas humbjes ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklarois sot se Irani ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërcënuar me sulme të...
Pentagoni po përgatit në heshtje terrenin për një operacio...
Udhëheqësit e Izraelit dhe Libanit ranë dakord për një arm...
Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telef...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth deklaroi so...
Papa Leo XIV ka sulmuar ashpër udhëheqësit që shpenzojnë m...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka reaguar në lidhje me s...
Një ngarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Malishevë t...
Kosova ka përfituar 61.8 milionë euro parafinancim nga Pla...
Më 16 prill, Policia e Kosovës ka realizuar gjashtë bastis...
Sulmet e ushtrisë izraelite kanë shkatërruar urën e fundit...
Zyrtarët iranianë pritet të takohen më 16 prill me ndërmje...
Kina ka bërë thirrje për lundrim të lirë dhe të sigurt ndë...
Rusia ka goditur me raketa dhe dronë Kievin dhe qytete të ...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Tridhjetë e pesë persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të kërk...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...