web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmet masive të Rusisë në Ukrainë/ Ministri Hoxha: Shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare humanitare

16 Prill 2026, 15:04, Kosova & Bota CNA

Sulmet masive të Rusisë në Ukrainë/ Ministri Hoxha: Shkelje

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka reaguar në lidhje me sulmet e fundit masive të Rusisë në Ukrainë.

Hoxha ka dënuar ashpër sulmet duke thënë se është kryer një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Po ashtu theksoi mbështetjen për Ukrainën.

“Ne dënojmë në termat më të ashpër valën e fundit të sulmeve të Rusisë kundër Ukrainës, gjatë së cilës dronë dhe raketa goditën zona civile, duke shkaktuar humbjen tragjike të jetëve të pafajshme, përfshirë fëmijë.

Shprehim solidaridetin tonë për viktimat, të plagosurit dhe familjet e tyre, të cilët vazhdojnë të përballen me pasojat shkatërruese njerëzore të kësaj lufte të pajustifikueshme.

Këto sulme të përsëritura dhe të vazhdueshme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës kritike janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Ato duhet të marrin fund menjëherë.

Shqipëria rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën dhe popullin e saj. Mbështetja e qëndrueshme ndërkombëtare për Ukrainën, rritja e presionit ndaj Rusisë për t’u dhënë fund këtyre sulmeve, si dhe garantimi i përgjegjësisë së plotë për të gjitha shkeljet e së drejtës ndërkombëtare, mbeten thelbësore për mbrojtjen e civilëve dhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Europë”, theksoi ministri Hoxha./ CNA





08:05 Kosova & Bota

Çfarë e pret NATO-n?

Udhëtimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutt...

Lajmet e fundit nga