4.2 milionë euro për Kanye West/ Berisha: Me kartonat e krimit vodhi paratë e pensionistëve
Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë se...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë se...

Kosova ka përfituar 61.8 milionë euro parafinancim nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, pasi vendi ka dorëzuar dokumentet e nevojshme në Komisionin Europian dhe ka ratifikuar marrëveshjet e lidhura me këtë plan.
“Plani për Rritje Ekonomike ofron mundësi konkrete për përshpejtim të reformave të lidhura me BE-në dhe për afrim më të madh të ekonomisë së Kosovës me tregun e përbashkët të BE-së. Përmes kësaj përkrahje, BE-ja synon t’i ndihmojë Kosovës të forcojë sundimin e ligjit, të avancimin e tranzicionit të gjelbër dhe atij digjital, si dhe të nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike”, tha shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendi është i përkushtuar për zbatimin brenda afateve të Agjendës së Reformave në mënyrë që të shfrytëzojë mundësitë e ofruara nga plani i rritjes.
“Vërtet është humbur pak kohë, por ne do të bëjmë çmos t’i përshpejtojmë reformat dhe t’i përmbushim zotimet tona. Kjo është detyrë e vështirë, por e arritshme”, tha Kurti.
Më 13 shkurt, legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës ratifikoi marrëveshjet ndërkombëtare me Bashkimin Evropian. Këto marrëveshje kapin vlerën prej 882 milionë eurove. Më pas, Kosova është dashur që zyrtarisht ta njoftojë bllokun evropian për ratifikimin e këtyre marrëveshjeje.
Gjatë vitit të kaluar, kur Kosova u përball me një krizë politike dhe mungesë të institucioneve të reja, u ngritën shqetësime lidhur me rrezikun e humbjes së këtyre fondeve, pasi marrëveshjet nuk ishin ratifikuar.
Shuma prej 61.8 milionë eurosh e parafinancimit, sipas BE-së është 7 për qind e totalit prej 882.6 milionë eurosh grante dhe kredi me kushte të favorshme për Kosovën në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike.
“Këto mjete do të përkrahin zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës dhe projekte kyç në infrastrukturë të mbështetura nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), duke e afruar edhe më shumë Kosovën me BE-në”, u tha në njoftimin e lëshuar nga BE-ja.
Nga 61.8 milionë euro, në buxhetin e Kosovës sot janë bartur 28.74 milionë euro kredi, ndërsa shuma e mbetur, pra 33.04 milionë euro (17.73 milionë euro grante dhe 15.31 milionë kredi), do të kanalizohen përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).
BE-ja tha se Kosova është zotuar se do të zbatojë 111 hapa reformash, që përfshijnë fusha sikurse sundimi i ligjit, qeverisja, zhvillimi ekonomik, tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital, si dhe kapitali njerëzor.
“Secili hap i reformave është i ndërlidhur me një alokim specifik financiar. Pagesat sipas Planit për Rritje Ekonomike do të bëhen në mënyrë progresive me zbatimin nga Kosova të reformave të dakorduara. Nëse nuk përfundohen brenda afateve të përcaktuara hapa të caktuar të reformave, nuk do të disbursohen mjetet përkatëse”, u tha në njoftim.
Blloku evropian tha se afati i parë 13 hapa të reformave, që kapin vlerën e 90.8 milionë eurove është deri më 30 qershor të këtij viti. Ndërkaq, në fund të këtij viti do të jetë afati i fundit për 27 hapa të tjera që kapin vlerën e 165.9 milionë eurosh.
Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor, për periudhën 2024-2027 është në vlerë të 6 miliardë eurove. Nëse analizohen ndarjet buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro – 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë, që do të thotë se përfiton më së shumti fonde në rajon për kokë banori.
Përveç se ka përfituar shumën e parafinancimit, KE-ja po ashtu ka hequr të gjitha masat ndëshkuese që kishte vendosur ndaj Kosovës gati tre vjet më parë për shkak të tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.
Masat patën kosto të konsiderueshme financiare për Kosovën, pasi u pezulluan apo u shtynë projekte të ndryshme në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA II dhe III), si dhe WBIF-së./ Rel
Më 16 prill, Policia e Kosovës ka realizuar gjashtë bastis...
Sulmet e ushtrisë izraelite kanë shkatërruar urën e fundit...
Zyrtarët iranianë pritet të takohen më 16 prill me ndërmje...
Kina ka bërë thirrje për lundrim të lirë dhe të sigurt ndë...
Rusia ka goditur me raketa dhe dronë Kievin dhe qytete të ...
Çmimet e karburantit në Gjermani tashmë janë larguar ndjes...
Hoteli luksoz në Dubai, Burj al Arab, do t'i nënshtrohet n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se udhëheq...
Udhëtimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutt...
Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me disa mungesa ush...
Një zjarr i përmasave gjigande ka shpërthyer në njërën nga...
Irani mund të shqyrtojë mundësinë e lejimit të anijeve që ...
Shtëpia e Bardhë njoftoi këtë të mërkurë se Shtetet e Bash...
Një grup i lidhur me Rusinë hakeroi më shumë se 170 llogar...
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energ...
Papa Leo XIV mbërriti sot në Yaoundé, kryeqytetin e Kameru...
Ligjvënësit e BE-së në Komitetin e Buxhetit të Parlamentit...
Gjashtë persona janë arrestuar në Indonezi për përfshirjen...
SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord në parim për takim dipl...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAIA) njoftoi ...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Marine le Pen po hyn në fazën vendimtare të garës presiden...
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...
Nga rënia e rolit të eksporteve tek investimet e reja publ...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...