web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Sulmet do të jenë më brutale"/ Trump, thirrje Iranit për marrëveshje

13 Qershor 2025, 13:58, Kosova & Bota CNA

"Sulmet do të jenë më brutale"/ Trump, thirrje Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Iranit të arrijë një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor, duke thënë se i ka dhënë Teheranit "shans pas shansi".

Trump shkruan se sulmet ndaj Iranit do të jenë edhe më brutale.

Bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit për një marrëveshje ishin gati të hynin në raundin e tyre të gjashtë të dielën.

U thashë atyre, me fjalët më të forta, ‘thjesht ta bënin’, por pavarësisht sa shumë u përpoqën, pavarësisht sa afër iu afruan, ata thjesht nuk mundën ta bënin. Ka pasur tashmë vdekje dhe shkatërrime të mëdha, por ka ende kohë që kjo masakër, me sulmet e ardhshme të planifikuara tashmë që do të jenë edhe më brutale, të marrë fund. Irani duhet të bëjë një marrëveshje, përpara se të mos mbetet asgjë, dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane. Mjaft me vdekje, jo më me shkatërrim, thjesht bëje, para se të jetë shumë vonë", shkruan Trump në "Truth Social".

 

Trump më parë tha se ishte në dijeni të planeve të Izraelit përpara se ata të nisnin sulmet ajrore brenda natës, por e bëri të qartë se ushtria amerikane nuk luajti asnjë rol në operacion./ CNA





Lajmet e fundit nga