E rëndë në Deçan të Kosovës/ Nëna dhe djali mbyten në pishinë
Kryetari i komunës së Deçanit në Kosovë, Bashkim Ramosaj k...

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë tha se është e shqetësuar për shkak të deklaratave që vijnë nga Mali i Zi lidhur me mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe lobimin aktiv për anëtarësimin e Prishtinës në organizata ndërkombëtare.
Një ditë më parë, ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, deklaroi gjatë një interviste në RTV Mali i Zi se do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Mali i Zi do të japë mbështetje të qartë kur të ngrihet çështja nëse Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian apo e Këshillit të Evropës”, deklaroi Ibrahimoviq.
Edhe pse disa nga partitë që janë pjesë e koalicionit qeverisës në Mal të Zi nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Ibrahimoviq u shpreh që beson se ky qëndrim nuk do ta rrezikojë koalicionin, duke pasur parasysh se Mali i Zi ka prioritete të qarta në politikën e jashtme.
Një nga këto prioritete janë edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, tha Ibrahimoviq.
“Mali i Zi njihet nga partnerët ndërkombëtarë si një vend që kultivon marrëdhënie të mira fqinjësore. Prandaj, do ta mbështesim shtetin tonë mik, Kosovën, sepse është prioritet i politikës së jashtme që ajo të jetë anëtarja e radhës e Bashkimit Evropian dhe kjo nuk bie ndesh me qëndrimet tona”, u shpreh ai.
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i vlerësoi deklaratat nga Mali i Zi si “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, por edhe me marrëdhëniet e mira fqinjësore”.
Përmes një deklarate, MPJ-ja serbe u bëri thirrje fqinjëve, përfshirë Malin e Zi, që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që mund të “përshkallëzojnë tensionet” dhe të punojnë për forcimin e besimit të ndërsjellë.
“Ne besojmë se është thelbësore të punohet për ruajtjen e marrëdhënieve pozitive, në vend që të mbështeten aktivitetet antiserbe, përçarjet e mëtejshme dhe konfliktet”, u tha në deklaratë. Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Millo Gjukanoviqit, e cila i humbi zgjedhjet në gusht të vitit 2020 ndaj Frontit Demokratik (DF) proserb dhe prorus, Demokratëve dhe Lëvizjes URA.
Njohja e pavarësisë së Kosovës shkaktoi protesta dhe përplasje në rrugë nga opozita e atëhershme, e përbërë nga parti proserbe të udhëhequra nga Fronti Demokratik, i cili tani është pjesë e shumicës qeverisëse në Mal të Zi.
Partitë e Frontit Demokratik, të cilat ndërkohë janë shpërbërë, mbajnë dy poste të zëvendëskryeministrave dhe tre ministri në qeveri. Udhëheqësi i tyre, Andrija Mandiq, i afërt politikisht me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, është në krye të Parlamentit të Malit të Zi.
Qëllimet e tyre në politikën e jashtme përfshijnë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, tërheqjen e Malit të Zi nga NATO-ja dhe anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ata pretendojnë se Kosova është territor i pushtuar serb dhe e quajnë atë një “kuazi-shtet”.
Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022.
Në Mal të Zi, partia në pushtet është Lëvizja Evropa Tani e kryeministrit Millojko Spajiq, së bashku me Demokratët, partitë e ish-Frontit Demokratik, Partinë Boshnjake dhe Forumin Shqiptar./ Rel
Kryetari i komunës së Deçanit në Kosovë, Bashkim Ramosaj k...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar qëllimi...
Skandali i korrupsionit afatgjatë që ka ndjekur qeverinë e...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën e admin...
Vishwash Kumar Ramesh është personi që i mbijetoi rrëzimin...
Ukraina dhe Rusia konfirmuan të enjten një shkëmbim të ri ...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, mbërriti në...
Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea në Ishullin e...
Ramesh Vishwaskumar Bucharvada, i cili ishte midis 242 per...
Përpjekjet për të frenuar numrin e vizitorëve kanë bërë bu...
Vendet e BE-së të enjten dhanë miratimin përfundimtar për ...
Gjithnjë e më shumë njerëz po e lenë vendlindjen për shkak...
Të paktën 30 persona humbën jetën nga rrëzimi i avionit Ai...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku...
Një aeroplan është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad, ...
Në Graz të Austrisë u vranë në një shkollë të paktën 10 pe...
Stafi jothelbësor i ambasadës amerikane dhe personat në va...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë viz...
Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje me Bashkim...
Debati evropian mbi aksesin e minorenëve në rrjetet e medi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...