Po udhëtonte drejt Londrës/ Rrëzohet në Indi avioni me 242 pasagjerë
Një aeroplan është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad, ...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka shpalosur të enjten një agjendë 15-pikëshe, në bazë të së cilës do të punonte një qeveri e unitetit e propozuar nga ai, dhe e cila do t'i përfshinte të gjitha partitë e tjera parlamentare.
Duke e propozuar agjendën me 15 pika si mënyrë për të dalë nga ngërçi politik, Abdixhiku tha se “qeveria e unitetit kombëtar nuk është zgjidhje e përhershme, nuk është më e mira e mundshme, por është përgjegjësia që ajo bart në vete domosdo për gjendjen e tanishme”.
Ai tha se kjo “është në kontratë e nderit mes forcave politike dhe qytetarëve për ta nxjerrë vendin nga kriza e tanishme”.
Agjenda e tij përfshin reforma kushtetuese, rindërtimin e partneritetit me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, rritjen e pagave, si dhe zgjidhjen e krizës energjetike.
Propozimi i Abdixhikut – i paralajmëruar kohë më parë – vjen pasi vendi është zhytur në një krizë politike, duke mos mundur t’i formojë institucionet e reja as katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Kjo krizë vjen për shkak se asnjë parti nuk e fitoi shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.
Prej prillit, deputetët janë mbledhur plot 30 herë në Kuvendin e Kosovës në përpjekje për konstituimin e tij, që është hap i nevojshëm drejt krijimit të qeverisë së re, por kanë dështuar vazhdimisht pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk po arrin t’i marrë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.
Për ketë, LDK-ja ka propozuar formimin e një qeverie kalimtare me të gjitha partitë parlamentare, deri në zgjedhjen e presidentit të ri në prillin e vitit të ardhshëm.
Vetëvendosje e ka kundërshtuar këtë ide, Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se preferon një ekzekutiv mes partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë. Një koalicion të tillë e preferon edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
LDK-ja ka pasur ofertë nga Vetëvendosje për ta formuar një koalicion qeverisës, por nuk ka pranuar dhe Abdixhiku e përsëriti kundërshtimin e tij edhe të enjten.
“Për shkak të katër vjetëve të fundit, për shkak të printimeve elektorale dhe për shkak të dallimeve thelbësore që i kemi në vlera, ky bashkëpunim ka qenë dhe është i pamundur”, tha Abdixhiku.
Deputët do të mblidhen sërish të premten, në përpjekje për ta bërë Kuvendin./ REL
Një aeroplan është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad, ...
Në Graz të Austrisë u vranë në një shkollë të paktën 10 pe...
Stafi jothelbësor i ambasadës amerikane dhe personat në va...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë viz...
Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje me Bashkim...
Debati evropian mbi aksesin e minorenëve në rrjetet e medi...
Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për zgjid...
Kosova vendosi t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së admi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se është arri...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar ndalimin ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas arresti...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka më pak besim ...
Pak ditë më parë administrata e Presidentit Donald Trump i...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Ukrainën s...
Dy vjet pasi u hoq gjendja e jashtëzakonshme e vendosur pë...
Sulmi ndaj senatorit Miguel Uribe në Kolumbi është komentu...
Një gjykatë e posaçme në Greqi anuloi vendet në Parlament ...
Ukraina tha se ka riatdhesuar më shumë se 1.200 trupa të u...
Qeveria në detyrë e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evrop...
Të paktën dy persona u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...