web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E dinim për sulmin”/ Trump: U përpoqa ta shpëtoj Iranin nga poshtërimi dhe vdekja

13 Qershor 2025, 19:01, Kosova & Bota CNA

“E dinim për sulmin”/ Trump: U përpoqa ta shpëtoj

Presidenti i SHBA, Donald Trump, në një reagim për Reuters ka pranuar se ishte në dijeni të sulmit që Izraeli do të kryente ndaj Iranit.

Për Reuters, presidenti është shprehur se nuk është i shqetësuar për shpërthimin e një lufte rajonale në Lindjen e Mesme.

“SHBA-të dinin gjithçka rreth sulmit të Izraelit ndaj Iranit. U përpoqa ta shpëtoj Iranin nga poshtërimi dhe vdekja.

U përpoqa shumë t'i shpëtoja sepse do të më pëlqente shumë të kisha parë një marrëveshje të arritur. Ata ende mund të arrijnë një marrëveshje, nuk është tepër vonë", tha ai.

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, pritet të takohet me një delegacion iranian në Oman të dielën.

Ai tha se SHBA-të kanë ende një takim të planifikuar me zyrtarët e Iranit të dielën, por nuk është i sigurt nëse do të zhvillohet./ CNA





Lajmet e fundit nga