Zgjedhja e presidentit të Kosovës/ Kurti: Opozita po bllokon procesin
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetë...

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një delegacion në Pakistan këtë fundjavë, ndërsa ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, pritet po ashtu të shkojë në Islamabad.
Leavitt u tha gazetarëve se i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner do të udhëtojnë për një rund të ri negociatash me Teheranin më 25 prill, duke theksuar se Uashingtoni ka parë “disa përparime” nga pala iraniane ditët e fundit.
Araqchi pritet të mbërrijë në Islamabad më 24 prill për bisedime që, sipas raportimeve, do të përfshijnë konsultime mbi propozime për rinisjen e negociatave të paqes me Shtetet e Bashkuara.
Ekipet amerikane dhe iraniane zhvilluan bisedime paqeje në kryeqytetin e Pakistanit më 11-12 prill, por ato përfunduan pa marrëveshje, ndërsa një rund i dytë që pritej të mbahej më herët gjatë kësaj jave, nuk u realizua.
Zëdhënësja Leavitt tha se nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance, i cili udhëhoqi ekipin amerikan më 11-12 prill, këtë herë nuk do të drejtojë delegacionin amerikan. Ajo shtoi se Vance do të qëndrojë në “gatishmëri” në SHBA dhe “do të jetë i gatshëm të udhëtojë drejt Pakistanit nëse e vlerësojmë se do të jetë e nevojshme”.
“Presidenti, nënpresidenti dhe sekretari i Shtetit do të presin këtu në Shtetet e Bashkuara për përditësime”.
Sipas një raporti të mëhershëm të CNN, që citoi zyrtarë amerikanë anonimë, Vance do të ishte i gatshëm të udhëtonte për në Islamabad nëse negociatat do të prodhonin përparim.
Në një postim në X, Araqchi tha se do të vizitojë Pakistanin, Omanin dhe Rusinë për t’u koordinuar me partnerët rajonalë mbi çështje dypalëshe dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit. Ai shtoi se marrëdhëniet me vendet fqinje mbeten prioritet për Teheranin.
Lufta e SHBA dhe Izraelit kundër Iranit filloi më 28 shkurt. Një armëpushim është në fuqi që nga 8 prilli, që ishte paraparë të skandonte më 22 prill, por pak para se të skadonte presidenti Trump njoftoi për zgjatjen e tij. /REL
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetë...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se Bashkimi Evropia...
NATO është shprehur përmes një deklarate se traktati nuk p...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshj...
Donatorë të famshëm të Qendrës Ligjore për Varfërinë Jugor...
Bllagoje Spasojeviç dhe Vlladimir Tolliç u dënuan me b...
Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë goditi Kretën pak pas or...
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Dannon,...
Papa Leo XIV i ka kërkuar SHBA-së dhe Iranit të vazhdojnë ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se nuk d...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar së fundmi se...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të jetë i prani...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ndarjes...
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamenti i Drejt...
Në një parcelë në Beograd, e cila lidhet me organizatorin ...
Shtatë ministra nga partia më e madhe e Rumanisë, Social D...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Kosova ka shpallur të premten ditë zie në nderim të jetës ...
Nënkryetari i Parlamentit iranian, Hamidreza Hajibabayei, ...
Forcat amerikane kanë ndaluar në Oqeanin Indian një anije ...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...