Lituania u heq lejet e qëndrimit rusëve
Lituania u ka hequr lejet e qëndrimit më shumë se 100 rusë...

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me të dërguarin e Papa Françeskut në kuadër të nismave paqësore dhe humanitare të Selisë së Shenjtë për Ukrainën.
Në krye të agjendës së takimit të tyre të martën është situata e fëmijëve ukrainas që u dërguan në Rusi, njoftuan Shtëpia e Bardhë dhe Vatikani.
Kardinali Matteo Zuppi do të qëndrojë në Uashington deri të mërkurën. Para kësaj, ai ishte në një mision në Moskë, pastaj në Kiev, ku u takua edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre konfirmoi se Biden do të takohet me Zuppin të martën për të "diskutuar vuajtjet e shkaktuara nga lufta brutale e Rusisë në Ukrainë".
Jean-Pierre tha gjithashtu se "përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë për të ofruar ndihmë humanitare për të prekurit, si dhe fokusi i Selisë së Shenjtë në riatdhesimin e fëmijëve ukrainas të marrë me forcë nga zyrtarët rusë", do të diskutohen.
Zuppi është një veteran i nismave paqësore të Kishës Katolike dhe u ngarkua nga Papa Françesku për të gjetur "shtigje të paqes" midis Rusisë dhe Ukrainës.
Në Moskë, Zuppi u takua me Maria Lvova-Belova, komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, si dhe patriarkun Kirill, kreun e Kishës Ortodokse Ruse që mbështet fuqishëm luftën.
Françesku pranoi kërkesën e Ukrainës për të ndërhyrë kudo që të jetë e mundur në mënyrë që fëmijët ukrainas që u dërguan në Rusi pas pushtimit të Moskës, të kthehen në Ukrainë.
Në fund të marsit, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër-arrestim për Lvova-Belovan dhe presidentin rus Vladimir Putin, duke i akuzuar ata për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina.
Françesku tha se shpreson se Selia e Shenjtë mund të lehtësojë bashkimin e familjeve, në të njëjtën mënyrë që Vatikani ka lehtësuar shkëmbimin e të burgosurve.
Papa ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për t'i dhënë fund luftës, por nuk ka kritikuar hapur Moskën, pjesë e traditës së Vatikanit për të ruajtur neutralitetin diplomatik në konflikte me shpresën se mund të luajë një rol në arritjen e paqes.
Papa tha se Ukraina ka të drejtë për vetëmbrojtje, por kritikoi ashpër industrinë ushtarake, duke thënë se furnizimi i Ukrainës me armë nga Perëndimi është i pamoralshëm “nëse bëhet me qëllimin për të provokuar më shumë luftë ose për të shitur armë".
Françesku u takua me Biden, i cili është katolik, në Vatikan në vitin 2021 dhe më parë në vitin 2015 gjatë vizitës papale në SHBA./ Rel
Lituania u ka hequr lejet e qëndrimit më shumë se 100 rusë...
Rreth 9,300 civilë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit ...
Qeveria në Bjellorusi pretendon se luftëtarët e Wagner po ...
Një ushtar rus i dënuar për mosbindje ishte në mesin e një...
Rusia e bllokoi marrëveshjen për të eksportimin e drithëra...
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja thanë të hën...
Kombet e Bashkuara kanë thënë se talibanët i kanë rritur k...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan njoftoi se m...
Autoriteti i Mbrojtjes së të dhënave të Norvegjisë ka urdh...
Më shumë se 1600 fluturime u anuluan në tri aeroporte krye...
Trafiku në urën kryesore që lidh Krimenë me Rusinë u ndërp...
22-vjeçarja Lauren Newey ka treguar historinë e saj të veç...
Shkëncëtarët rusë kanë paralajmëruar se sot do të ndodhë n...
Një marinar australian, Tim Shaddock, arriti të mbijetonte...
Të paktën 40 njerëz kanë humbur jetën në Korenë e Jugut...
Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, kërcënoi se do të përdo...
Aeroporti i Katanias në Itali është përfshirë nga një zjar...
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ...
Kryeministrat e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përuruan ...
Antonio Tajani është zgjedhur sekretar i ri kombëtar i për...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...