
SHBA merr masa për të kompensuar pasojat e rritjes së çmimit të gazit
Konflikti në Ukrainë, në muajin e tij të katërt, po sh...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shprehu besimin të enjten se udhëheqësit e BE-së do të votojnë në favor të dhënies së statusit të vendit kandidat Ukrainës. Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare që janë mbledhur në Bruksel pritet të vendosin edhe për Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, ata do të diskutojnë gjithashtu për mbështetje të mëtejshme ushtarake për Ukrainën, ndërsa Rusia po intensifikon bombardimet në rajonin Donbas.
Në prag të takimit të BE-së, presidenti i Ukrainës foli të mërkurën nëpërmjet lidhjes videofonike për një audiencë në Amsterdam, duke kërkuar që BE-ja të miratojë kërkesën e vendit të tij për anëtarësim.
“Jam i sigurtë se asnjë prej nesh, asnjë prej jush, nuk ka dyshim se Ukraina duhet të marrë një vendim pozitiv. E meritojmë. E meritojmë, jo vetëm për trimërinë tonë dhe për luftën tonë për liri”, tha Presidenti Zelenskyy.
Lufta vazhdon në rajonin lindor të Donbasit. Forcat ukrainase ende po rezistojnë në qytetin Sievierodonetsk. Ata kërkojnë më shumë ndihma nga Perëndimi, ndërsa përballen me forcat ruse më të shumta në numër dhe më të mirëpajisura.
Krerët e vendeve të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për mbështetje të mëtejshme ushtarake për Ukrainën. 27 udhëheqësit pritet të miratojnë statusin e vendit kandidat për Ukrainën, duke i dhënë asaj mundësinë për anëtarësimin e plotë në BE.
“Ukraina na përket neve; i përket familjes evropiane”, tha Kancelari gjerman Olaf Scholz.
Përfitimet për Ukrainën nga anëtarësimi në BE janë të qarta, thotë analistja Camino Mortera-Martinez.
“Është një treg i madh i përbashkët. Ka një sërë institucionesh dhe organizatash, që mund të ndihmojnë. Ka fonde që mund të merren. Për Ukrainën, mendoj se më e rëndësishmja është ta marrë këtë sinjal se tashmë i përkasin një grupi vendesh që janë të gatshëm t’i rezistojnë Rusisë”, thotë zonja Mortera-Martinez.
Përgjatë katër muajve të konfliktit, presidenti i Ukrainës u ka dhënë udhëheqësve evropianë mesazhin se ukrainasit e meritojnë anëtarësimin në BE, si shpërblim për mbrojtjen e Evropës nga agresioni rus. Por, anëtarësimi i plotë vazhdon të jetë ende larg.
“Mund të marrë 10 apo më shumë vite. Bëhet me kapituj për çdo etapë politikash të Komisionit (Evropian). Pra, duhet shumë negocim për të përmbyllur kapitujt, për të përfunduar negociatat. Kjo nënkupton shumë reforma për Ukrainën”, thotë zonja Mortera-Martinez.
Duke folur për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan në Rusi mbështeti anëtarësimin e Ukrainës në BE.
“Mbështesim aspiratat e ukrainasve për t’u anëtarësuar (në BE), dhe është tragjike që është kërcënimi rus që po e shtyn Ukrainën më pranë perëndimit”, tha Ambasadori John S. Sullivan.
Ndërkohë, Ukraina ka paralajmëruar se Rusia do të intensifikojë sulmet në ditët në vazhdim, ndërsa vendi përpiqet të shkëpusë marrëdhëniet me lindjen dhe të krijojë një të ardhme evropiane./voa
Konflikti në Ukrainë, në muajin e tij të katërt, po sh...
Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe ...
Kancelari gjerman Olaf Sholc, u shpreh në Bundestag mi...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, mbërriti në Ira...
Një aksident i rëndë ajror i ka ndodhur avionit të ko...
Në kuadër të sulmeve të pandërprera kibernetike kundër...
Rrëzimi i qeverisë së kryeministrit bullgar Kiril Petk...
Vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut ka qenë te...
Princi William do të festojë 40-vjetorin e tij të lind...
Reperi i njohur amerikan, Lil Tjay, i është nënshtruar...
Asambleja Kombëtare në Bullgari rrëzoi nga detyra qeverinë...
Një vendim i opozitës bullgare për të mbështetur heqje...
Maqedonia e Veriut (MV) është shumë pranë vendimit të ...
Kancelari gjerman Olaf Scholz, u shpreh në Bundestag, ...
Ministrja franceze e Emanuel Macron Chrysoula Zacharop...
Është rritur numri i viktimave të mbetur nga tërmeti i...
Ukraina dhe Rusia janë shumë larg përfundimit të luftë...
Një delegacion turk udhëtoi për në Moskë të mërkurën e...
Në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, të enjten, 23.0...
PD-ja, nëpërmjet deputetit Belind Këlliçi, ka shtruar pyet...
“Civil Cons”, është kompania e themeluar në vitin 2018, më...
Një godinë në oborrin e Fakultetit të Histori-Filologjisë,...
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga deputeti Luan Ba...
Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët pritet të rinisë në ...
Sulmi kibernetik që ndodhi në muajin korrik ka prekur edhe...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e mbrëm...
Një 51-vjeçar nga Kurbini, ka humbur jetën tragjikisht...
Policja Anisa Kostani nga Elbasani, e cila “u bë e fam...
Një arsenal armësh është zbuluar këtë pasdite në Yrshe...
Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jet...
Deri në orët e pasdites vendi ynë paraqitet nën dominimin ...
Duke filluar nga dita e nesërme, vendi ynë do të ndiko...
Vendi ynë, gradualisht do të jetë në periferi të valëve të...
Kryediplomati Josep Borell në konferencën për mediat p...
Moti i keq që goditi veriun e Italisë ditën e enjte, k...
Moska e ka refuzuar një propozim të Sekretarit të Përgjith...
Dy avionë luftarakë rusë MiG-31 dyshohet se shkelën ha...
Aktori i njohur, Pandi Siku, është ndarë nga jeta në moshë...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma, ka reagua...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Çmimet e energjisë ka kërcyer në bursa edhe gjatë kësa...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 114.3 lek...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka publikuar të d...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 114.2 lek...