I dënuar me 24 vite burg për vrasje/ Kapet në Angli 60-vjeçari
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe janë shprehur të shqetësuara nga përshkallëzimi i sulmeve mes Izraelit dhe grupit Hezbollah të Libanit - të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, bëri thirrje për një armëpushim “të menjëhershëm”, pasi tensionet në kufirin mes dy vendeve kanë shtuar frikën e një lufte më të gjerë në rajon.
“Bashkimi Evropian është jashtëzakonisht i shqetësuar për përshkallëzimin në Liban, pas sulmeve të së premtes në Beirut”, tha Borrell në një deklaratë, duke bërë thirrje për një “armëpushim” përgjatë vijës kufitare që i ndan, “si dhe në Gaza”.
Ndërkohë, edhe sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” pas një “përshkallëzimi shqetësues” midis Izraelit dhe Hezbollahut.
“Mesazhi ynë për të gjitha palët është i qartë: kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm nga të dyja palët, në mënyrë që të arrijmë një zgjidhje politike, që izraelitët dhe civilët libanezë të mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë në paqe dhe siguri”, tha Lammy gjatë një fjalimi në konferencën vjetore të partisë Laburiste.
Ndërsa, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se një përshkallëzim rajonal ushtarak nuk është "në interesin më të mirë" të Izraelit.
"Ne nuk besojmë se përshkallëzimi i këtij konflikti ushtarak është në interesin e tyre më të mirë," tha Kirby për ABC, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara "po ia thonë këtë drejtpërdrejt homologëve tanë izraelitë."
Izraeli dhe grupi libanez Hezbollah, i mbështetur nga Irani, kanë shkëmbyer sulme të përshkallëzuara në kufi, përfshirë një zjarr intensiv raketash gjatë natës në veriun e Izraelit, që detyroi qindra mijëra njerëz të fshiheshin në strehimore, sipas ushtrisë izraelite.
"Tensionet janë shumë më të larta tani sesa ishin vetëm disa ditë më parë," tha Kirby.
Megjithatë, ai shtoi se "ne ende besojmë se ka hapësirë dhe kohë për një zgjidhje diplomatike dhe për këtë po punojmë."
Grupi Hezbollah i Libanit lëshoi mbi 100 raketa në orët e hershme të mëngjesit së 22 shtatorit drejt një zone më të gjerë dhe më thellë brenda Izraelit verior.
Breshëria e raketave gjatë natës shkaktoi sirena alarmi në të gjithë veriun e Izraelit, duke i detyruar mijëra njerëz të futen në strehimore. Ushtria izraelite tha se raketat ishin lëshuar “drejt zonave civile”, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mundshëm, pasi më parë raketat ishin përqendruar kryesisht në objektiva ushtarake.
Ky sulm me raketa erdhi pas një sulmi ajror izraelit në Beirut më 20 shtator, që vrau të paktën 37 persona, përfshirë një nga udhëheqësit kryesorë të Hezbollahut, si dhe gra dhe fëmijë. Hezbollahu ishte ende duke u përballur me një sulm të sofistikuar që shkaktoi shpërthimin e mijëra pajisjeve personale vetëm disa ditë më parë. Ushtria izraelite tha se kishte kryer një valë sulmesh në jug të Libanit gjatë 24 orëve të fundit, duke goditur rreth 400 objektiva militantësh, përfshirë lëshues raketash. Zëdhënësi ushtarak izraelit, nënkolonel Nadav Shoshani, tha se këto sulme kishin parandaluar një sulm edhe më të madh./ Rel
Pallati presidencial francez bëri publike përbërjen e një ...
Qeveria amerikane ka deklaruar se një përshkallëzim i ...
Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt pë...
Socialdemokratët në Brandeburg duhen të ndjehen të çlirua...
Një sulm izraelit në një shkollë që ishte transformuar për...
Një sherr masiv ka ndodhur në mesnatë në sheshin "Grigorio...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izrael...
50 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur...
Zgjedhje shtetërore po mbahen në Brandenburg të Gjermanisë...
Një 4-vjeçare dhe vëllai i saj 6-vjeçar kanë ndërruar jetë...
Në tryezën me temën “Së bashku deri në zero tolerancë ndaj...
Katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gja...
Ukraina tha të shtunën se kishte goditur gjatë natës dy de...
Gjatë natës pati një tjetër shkëmbim të ashpër zjarri mes ...
Pse Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) është e rënd...
Popullsia hispanike në Shtetet e Bashkuara mbështetet tek ...
Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga v...
Inga, e cila nuk dëshiron të na thotë emrin e saj të p...
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, kandidatët rep...
Muajt e parë të vitit 2024 kanë qenë më vdekjeprurësit për...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...