web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

4 viktima nga një sulm me armë në Alabama

22 Shtator 2024, 10:22, Kosova & Bota CNA

4 viktima nga një sulm me armë në Alabama

Katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me armë zjarri në Birmingham, Alabama.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku dy burra dhe një grua u vranë në vendin e ngjarjes në Magnolia Avenue në zonën Five Points South, ndërsa viktima tjetër ndërroi jetë në spital.

Sipas autoriteteve vendase ende nuk dihet kush janë agresorët dhe shkaqet e sulmit.

Oficeri i policisë së Birminghamit, Truman Fitzgerald, tha se asnjë person nuk është arrestuar deri më tani dhe po hetohet nëse autorët kanë qenë me makinë.

Raportohet se personat e plagosur ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga