Viktima e dytë nga mot i keq/ Mbytet peshkatari në Ksamil
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...

Inga, e cila nuk dëshiron të na thotë emrin e saj të plotë, po shkon për të ngrënë drekë falas në klubin Lichtblick në Mynih. 67-vjeçarja merr vetëm një pension të vogël dhe jeton nën kufirin e varfërisë.
"Duhet të bëj kujdes, kur shkoj për të blerë ushqime, sepse nuk më dalin paratë. Në fakt unë nuk ha më aq shumë, se kur nuk e ke më paranë, harron se si hahet p.sh. një patë apo peshk".
Një ndër pesë pensionistë në Gjermani është në gjendjen e Ingës. Ata janë të rrezikuar nga varfëria në pleqëri, sepse pensioni i tyre është më i ulët se 60% e të ardhurave mesatare gjermane. Më shumë se për ushqimin Inga gëzohet kur njeh gjatë drekës njerëz të rinj.

Inga nuk e kishte menduar kurrë, se njëherë do të kishte nevojë për ndihmë nga një organizatë jofitimprurëse për pensionistët e varfër. Ajo ka punuar gjatë si edukatore kopshti. Por një goditje e fatit ndryshoi gjithçka: në një aksident trafiku ajo u plagos rëndë, pa fajin e saj, dhe më pas nuk qe në gjendje të punojë. Kështu ra në grackën e varfërisë.
"Unë nuk rashë në varfëri, sepse nuk më pëlqente të punoja, por për shkak të një situate, për të cilën nuk jam aspak përgjegjëse. Dhe kështu vajti e gjithë jeta ime pastaj. Duke punuar herë pas here, duke mbijetuar, luftuar, punuar, mbijetuar, luftuar. Nuk njoh gjë tjetër." - tregon ajo.
Pensioni i saj prej 800 eurosh mjafton vetëm për të mbuluar qiranë dhe shpenzimet fikse. Për të blerë ushqimet, ajo punon privatisht si kujdestare në familje me fëmijë.
"Mjaft, nuk mundem më. Dhe dua të thërras që ta marrë vesh bota. As ne gjermanët nuk e kemi mirë. Ju lutem, shikojeni këtë! Që flas kaq hapur, është sepse nuk mundem më. Nuk mundem më. Dhe nuk jam e vetmja. që ndihem kështu. Miliona pensioniste dhe pensionistë janë në situatën time." - thotë Inga.
Edhe Uli duhet t'ia dalë me pak. Pas zbritjes së shpenzimeve fikse, pensionistit 72-vjeçar i mbeten rreth 300 euro në muaj. Për ta larguar mendjen nga shqetësimi për paratë, ai del shpesh shëtitje buzë një liqeni dhe mediton.
Uli jeton në një apartament të vogël me një dhomë në afërsi të Mynihut. Shtratin e ka në dhomën e ndenjes. Ai nuk mund të bëjë më shumë me pensionin e tij. Dikur ishte ndryshe. Uli ishte pionier i videotransmetimit digjital dhe kishte firmën e tij.

"Dikur fitoja deri në 10.000 marka në muaj. Jetoja në një shtëpi me 180 metra katrorë hapësirë ??banimi dhe bëja një jetë të këndshme." - tregon Uli. Por shpejt firmat nisin t'i prodhojnë pjesët e tyre më lirë jashtë vendit dhe nga konkurrenca ai falimentoi dhe humbi gjithçka.
Kush është i vetëpunësuar nuk është i detyruar të paguajë kontribute në fondin ligjor të pensioneve në Gjermani. Sigurimi i pensionit është privat dhe vullnetar. Ka shumë vetë që u ndodh si Ulit, ata nuk paguajnë aspak apo një shumë tepër të vogël për pensionin e tyre dhe si rezultat në pleqëri përfundojnë në varfëri.
Në rastin e Gisela Breuhaus nuk ishte as vetëpunësimi dhe as aksidenti. Ajo ka studiuar për administrim biznesi, por tani jeton në varfëri, sepse u kujdes për të atin njëmbëdhjetë vjet me radhë.
"Babai ishte gjithmonë pranë familjes dhe ka bërë gjithçka për familjen. Kjo ishte për mua edhe arsyeja, pse e ndjeva si të vetëkuptueshme, që të kujdesesha për prindërit e mi dhe nuk e kam menduar kurrë dy herë një gjë të tillë." - tregon ajo.
Rasti i Giselës nuk është i vetmi. Një ndër pesë vetë që kujdesen për të afërmit në Gjermani, ka rrezik që në pleqëri të përfundojë në varfëri. Tek gratë shifra është një ndër katër, sepse gjatë periudhës kur përkujdesen për dikë, personat nuk derdhin asnjë kontribut në fondin e pensioneve, përveç një shume të vogël që u derdhet nga shteti.

Kjo bën që pensionet e tyre të jenë të ulta ulta.
"Ato nuk mjaftojnë për të jetuar, prandaj shpesh familjarët dhe miqtë, që kujdesen për të moshuarit, jetojnë në pleqëri në varfëri." - tregon 75-vjeçarja që jeton sot në një apartament social në Bonn me dy mace, shoqërueset e saj më besnike.
Pas shpenzimeve fikse asaj i mbeten 600 euro.
Si Gisela dhe Ulli janë mësuar të jetojnë me pak. Por ata shpresojnë për ndryshim dhe duan që politikanët t'i shpërndajnë paratë në mënyrë më të drejtë.
"Shpresoj se politika do të ofrojë drejtësi kompensuese, pra ata që kanë punuar dhe kani krijuar bazën e ekonomisë në Gjermani, tani të mund të pushojnë. Për momentin nuk më duket se është vërtet kështu. Përkundrazi hendeku po bëhet gjithnjë e më i madh”./ DW
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, kandidatët rep...
Muajt e parë të vitit 2024 kanë qenë më vdekjeprurësit për...
Një sulm izraelit në një shkollë në veri të Gazës vrau të ...
Festa e 189-të e Tetorit, festa më e madhe popullore në bo...
Shërbimi Sekret thotë se mundësia që pati një person i vet...
Aktivistët mjedisorë bllokuan portin kryesor të anijeve tu...
Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse në qytet...
Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izrae...
Irani prezantoi një raketë balistike të re dhe një dron të...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Shte...
Luftime të reja filluan të premten mes Forcave Demokratike...
Sot në Gjermani jetojnë më shumë refugjatë se kurrë. Sipas...
Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në takimin vje...
Në qershor, Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë raportoi s...
Dy rusë e kanë vendosur të premten një rekord për qënd...
Një gjykatë në Turqi ka dhënë sot një total prej rreth 250...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur ...
Komisioni zgjedhor i shtetit të Xhoxhias, që kontrollohet ...
Diplomatë gjermanë të angazhuar për Ballkanin dhe ekspertë...
Kandidati republikan për postin e guvernatorit në Karolinë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...