E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Gazetarët kanë raportuar prej kohësh se Putin-i ka dy djem me ish-gjimnasten olimpike dhe politikanen Alina Kabayeva

Në qershor, Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë raportoi se imazhet satelitore kanë treguar se rezidenca turistike, Valdai, e presidentit rus, Vladimir Putin, është fortifikuar me mbrojtje kundërajrore - mesa dukej për t’u mbrojtur nga dronët ukrainas.
Shtëpia buzë liqenit - në gjysmë të rrugës midis Shën Petersburgut dhe Moskës dhe 20 minuta me helikopter nga Kremlini - është rezidenca kryesore e dy djemve të vegjël të Putinit, sipas një raporti të Qendrës Dossier, një medium hulumtues i lajmeve, i financuar nga ish-manjati i naftës dhe kritiku i zëshëm i Putinit, Mikhail Khodorkovsky, i cili jeton në mërgim.
Gazetarët kanë raportuar prej kohësh se Putin ka dy djem me ish-gjimnasten olimpike dhe politikanen Alina Kabayeva, por raporti në Dossier - i bazuar kryesisht në intervista me një burim që ka jetuar dhe punuar në rezidencë dhe që ka kaluar kohë me dy djemtë - shkon shumë më tej.
Putin, 71 vjeç, dhe Kremlini kanë qenë shumë të mbyllur sa i përket familjes së presidentit, gjatë dekadave të tij në pushtet.

“Unë kurrë nuk diskutoj për familjen time me askënd. Çdo person ka të drejtë në fatin e tij. Ata jetojnë jetën e tyre dhe këtë e bëjnë me dinjitet”, ka thënë Putin gjatë një konference televizive për shtyp në vitin 2015.
Atletja e pensionuar, Alina Kabayeva, gjatë një ngjarjeje sportive në Kazan në qershor.
Megjithatë, këtë muaj, gjatë një vizite në rajonin Tyva, Putin bëri një koment të pazakontë, teksa vizitonte një shkollë lokale.
“Disa nga anëtarët e familjes sime, të vegjlit, flasin edhe kinezisht - e flasin rrjedhshëm”, tha ai.
Nuk është e qartë nëse ai iu referua tre nipërve që raportohet se i ka nga dy vajzat prej martesës së tij me Lyudmila Putinin, e cila përfundoi me divorc në vitin 2014, apo djemve që thuhet se i ka me Kabayevan, 41 vjeçe, e të cilët kanë lindur më 2015 dhe më 2019.
Vajzat
Vajza e madhe e Putinit, Maria, ka lindur në Leningrad në vitin 1985 dhe aktualisht është 39 vjeçe.
Edhe pse Putin nuk i ka konfirmuar raportet, ajo është identifikuar si endokrinologia Maria Vladimirovna Vorontseva. Ajo ka qenë shumë e përfshirë në një qendër onkologjike të financuar nga shteti, jashtë Shën Petersburgut, si aksionare kryesore e kompanisë së quajtur Nomeko, e cila menaxhon projektin prej 634 milionë dollarësh.

Vajza më e vogël e Putinit, Yekaterina, ka lindur në Drezden - në atë kohë pjesë e Gjermanisë Lindore - në vitin 1986 dhe tani është 38 vjeçe. Gazetarët e kanë identifikuar atë si Katerina Vladimirovna Tikhonova, ish-balerinë akrobatike, që drejton një çerdhe të financuar nga shteti e që është nën kujdesin e Universitetit Shtetëror të Moskës.
Ajo është gjithashtu zëvendësdrejtore e Institutit të Universitetit për Kërkime Matematikore të Sistemeve Komplekse. Nga viti 2013 deri në vitin 2018 ka qenë e martuar me biznesmenin miliarder, Kirill Shamalov.
Putin ka pasur lidhje romantike me Kabayevan që nga viti 2008, para se të divorcohej nga Lyudmila më 2014.
Në vitin 2020, ueb-faqja ruse The Insider ka raportuar se gjinekologia kryesore e Ministrisë së Shëndetësisë, Leila Adamyan, dhe vajza e saj janë regjistruar si pronare të një pasurie të paluajtshme në Moskë, me vlerë rreth 1 miliard rubla, apo 11 milionë dollarë.
Blerja është bërë disa muaj pas raporteve se Kabayeva ka lindur në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore për Obstetrikë, Gjinekologji dhe Perinatologji, Kulakov, në Moskë, ku Adamyan ka punuar.
Gazetari hulumtues, Sergei Kanev, ka raportuar në atë kohë se spitali është kontrolluar dhe siguruar tërësisht nga agjentët e Shërbimit Federal të Mbrojtjes (FSO).
Më 23 maj të vitit 2019, dy javë pasi Kabayeva ka lindur, Putin i ka dhënë personalisht Adamyanit urdhrin Për Shërbim ndaj Atdheut, në një ceremoni luksoze në Kremlin.

Sipas raportit në Dossier, djali i parë i Putinit me Kabayevan, Ivani, ka lindur në vitin 2015, ndërsa djali i tij më i vogël, Vladimiri, ka lindur në vitin 2019. Dossier tha se ka edhe fotografi të djemve, por se ka vendosur të mos i publikojë ato, për t’i mbrojtur të miturit.
“Ata nuk kalojnë shumë kohë me prindërit e tyre”, i tha Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë Ilya Rozhdestvensky, hulumtues kryesor për raportin në Dossier.
“Sipas informacioneve tona, rreth 30 deri në 60 minuta në ditë... Dadot, në njëfarë mase i zëvendësojnë prindërit e tyre, duke ngrënë mëngjes me ta dhe duke i mësuar e duke ushtruar me ta”, tha ai.
Sipas tij, Ivani, në veçanti, e do shumë Putinin.
“Djali gëzohet shumë për ndeshjet e tyre të përbashkëta të hokejit. Djemtë luajnë në një ekip me Vladimir Putinin kundër agjentëve të FSO-së. Ivani u ka treguar shërbëtorëve një histori... duke u thënë se prindërit e tij i kanë treguar se kur ka lindur ai, babai i tij ka qenë aq i lumtur saqë ka bërtitur: Urra! Më në fund, djalë!”, rrëfeu Rozhdestvensky.
Alina Kabayeva, kampione olimpike në gjimnastikë artistike pas marrjes së shpërblimit nga presidenti Vladimir Putin në Moskë, 21 dhjetor 2005.
Ai tha se të dy djemtë po mësojnë anglisht dhe gjermanisht.
“Ka mundësi që janë duke u përgatitur për karriera atletike. Ata kanë trajnerë profesionistë - njëri në gjimnastikë dhe tjetri në not. Kanë edhe një mësues shahu. Djali i madh studion edhe lëndë akademike”, sipas tij.
“Ata rrallë shohin fëmijë të moshës së tyre. Vetëm në festa si Viti i Ri, kur familja i fton miqtë. Miqtë - pasi kalojnë disa javë në karantinë - mbërrijnë në Valdai dhe i sjellin fëmijët e tyre”, tha Rozhdestvensky.
“Princat e kurorës”
Burimi i brendshëm i Dossier-it i drejtoi hulumtuesit edhe te një reklamë, që u shfaq më herët këtë vit në faqen e internetit të agjencisë elitare të punësimit, English Nanny - një kompani që rekruton ndihmës shtëpiakë për njerëz të pasur nga Rusia, Kazakistani, Kina dhe gjetiu.
Përmes reklamës kërkohej një “mësues i anglishtes për dy fëmijë të moshës 4 dhe 8 vjeç në rajonin e Shën Petersburgut”.
“Familja jeton në izolim”, thuhej në reklamë. Aty ofrohej një pagë mujore prej 7.700 eurosh dhe thuhej se tutori “do të punonte i izoluar” dhe “nuk do të largohej nga territori i punëdhënësit”.
Sipas raportit në Dossier, punonjësit në shtëpi hezitojnë t’i disiplinojnë fëmijët ose t’u vendosin kufizime, dhe djemtë rriten në një atmosferë avionësh dhe jahtesh private.
Para pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, ata kanë kaluar vazhdimisht kohë me Kabayevan në jahtin Graceful të presidentit rus, 82 metra i gjatë dhe me vlerë 119 milionë dollarë, thuhet në raport.
“Nëse të gjithë vrapojnë pas tyre dhe plotësojnë çdo dëshirë të tyre dhe ata sillen sikur të jenë princa të kurorës... atëherë nuk është çudi që ata marrin gjithçka si të mirëqenë”, tha Rozhdestvensky.
Gazetari rus, Konstantin Eggert, i cili punon për Deutsche Welle-n, tha se djemtë e Putinit “jetojnë pikërisht ashtu siç kanë jetuar fëmijët e familjes perandorake të Rusisë, përveçse në një hapësirë më të mbyllur shpirtërore dhe fizike”.
“Është e qartë se ata e mendojnë veten si një fisnikëri e re, një aristokraci e re. Ata sundojnë Rusinë pikërisht ashtu siç është sunduar në epokën e robërisë”, tha Eggert.
“Jeta e këtyre fisnikëve të rinj, në krahasim me granatimet masive të qyteteve ukrainase, është një kontrast monstruoz i kohërave tona”, sipas tij.
“Sigurisht, kjo është një shenjë e prishjes morale të elitës ruse dhe indiferencës së shoqërisë ruse. Kjo tregon shumë për krizën morale të Rusisë. Fati i këtyre dy djemve është vetëm një pjesë e peizazhit të madh të kësaj krize monstruoze, e cila është zhvilluar prej vitesh”, thotë Eggert./Përgatiti: Valona Tela-REL
Dy rusë e kanë vendosur të premten një rekord për qënd...
Një gjykatë në Turqi ka dhënë sot një total prej rreth 250...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur ...
Komisioni zgjedhor i shtetit të Xhoxhias, që kontrollohet ...
Diplomatë gjermanë të angazhuar për Ballkanin dhe ekspertë...
Kandidati republikan për postin e guvernatorit në Karolinë...
Një sondazh i ri tregon se as Kamala Harrisi dhe as Donald...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi...
Pronari i kompanisë fiktive bullgare “Norta Global”, q...
Izraeli kreu një sulm të rrallë ajror, i cili në shënjestë...
Qeveria e Serbisë i ka nisur të premten procedurat për rik...
Hezbollah – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste...
Bullgaria nuk ka importuar, eksportuar apo prodhuar pejxhe...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...
Një kirurg libanez ka përshkruar se si fluksi i madh i...
Izraeli ka kryer sulme të gjera ajrore në Libanin jugo...
Zyrtarët amerikanë besojnë tashmë se një marrëveshje a...
Një sondazh i fundit tregon se votuesit e shohin Nënpresid...
Shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen do të udh...
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...