I dënuar me 24 vite burg për vrasje/ Kapet në Angli 60-vjeçari
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli i ka shkaktuar Hezbollahut “goditje që nuk mund t’i ketë imagjinuar”, pas disa ditësh sulme të intensifikuara ndaj Libanit.
Në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu tha se nëse grupi militant “nuk e ka marrë mesazhin deri tani, ju premtoj se do ta marrë mesazhin”.
Ai ritheksoi se Izraeli është i vendosur të kthejë qytetarët e zhvendosur në veri, duke shtuar: “Asnjë vend nuk mund ta tolerojë zjarrin ndaj banorëve të tij, zjarrin ndaj qyteteve të tij. Dhe as shteti izraelit nuk do ta tolerojë. Ne do të bëjmë gjithçka të nevojshme për ta rikthyer sigurinë”.
Ministri i Mbrojtjes i Izrealit, Yoav Gallant, tha se masat kundër Hezbollahut do të vazhdojnë derisa banorët e veriut të Izraelit të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, duke shtuar se Izraeli “do të bëjë gjithçka të nevojshme për ta arritur këtë”.
Gallant ishte në një vizitë në qendrën e komandës dhe kontrollit të Forcave Ajrore izraelite kur tha se grupi militant libanez “ka filluar të ndjejë disa nga kapacitetet” e ushtrisë izraelite dhe se “ata ndjejnë se po ndiqen, dhe ne po shohim rezultatet". Ai gjithashtu e quajti operacionin e kryer nga Forcat Ajrore izraelite “shumë mbresëlënës, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”.
Grupi Hezbollah i Libanit – i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – lëshoi mbi 100 raketa në orët e hershme të mëngjesit së 22 shtatorit drejt një zone më të gjerë dhe më thellë brenda Izraelit verior.
Breshëria e raketave gjatë natës shkaktoi sirena alarmi në të gjithë veriun e Izraelit, duke i detyruar mijëra njerëz të futen në strehimore. Ushtria izraelite tha se raketat ishin lëshuar “drejt zonave civile”, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mundshëm, pasi më parë raketat ishin përqendruar kryesisht në objektiva ushtarake.
Ky sulm me raketa erdhi pas një sulmi ajror izraelit në Beirut më 20 shtator, që vrau të paktën 37 persona, përfshirë një nga udhëheqësit kryesorë të Hezbollahut, si dhe gra dhe fëmijë. Hezbollahu ishte ende duke u përballur me një sulm të sofistikuar që shkaktoi shpërthimin e mijëra pajisjeve personale vetëm disa ditë më parë.
Ushtria izraelite tha se kishte kryer një valë sulmesh në jug të Libanit gjatë 24 orëve të fundit, duke goditur rreth 400 objektiva militantësh, përfshirë lëshues raketash. Zëdhënësi ushtarak izraelit, nënkolonel Nadav Shoshani, tha se këto sulme kishin parandaluar një sulm edhe më të madh. Koordinatorja speciale i Kombeve të Bashkuara për Libanin, Jeanine Hennis-Plasschaert, ka bërë thirrje për qetësi në Lindjen e Mesme.
“Me rajonin në prag të një katastrofe të menjëhershme, nuk mund të theksohet mjaftueshëm: nuk ka zgjidhje ushtarake që do ta bëjë ndonjërën palë më të sigurt”, shkroi Jeanine Hennis-Plasschaert në një postim në X.
Hennis-Plasschaert kishte kritikuar më parë sulmin që çoi në shpërthimin e mijëra pajisjeve në Liban dhe kishte paralajmëruar se ai sulm shënon “një eskalim jashtëzakonisht shqetësues në një kontekst tashmë të papranueshëm.”/ Rel
50 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur...
Zgjedhje shtetërore po mbahen në Brandenburg të Gjermanisë...
Një 4-vjeçare dhe vëllai i saj 6-vjeçar kanë ndërruar jetë...
Në tryezën me temën “Së bashku deri në zero tolerancë ndaj...
Katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gja...
Ukraina tha të shtunën se kishte goditur gjatë natës dy de...
Gjatë natës pati një tjetër shkëmbim të ashpër zjarri mes ...
Pse Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) është e rënd...
Popullsia hispanike në Shtetet e Bashkuara mbështetet tek ...
Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga v...
Inga, e cila nuk dëshiron të na thotë emrin e saj të p...
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, kandidatët rep...
Muajt e parë të vitit 2024 kanë qenë më vdekjeprurësit për...
Një sulm izraelit në një shkollë në veri të Gazës vrau të ...
Festa e 189-të e Tetorit, festa më e madhe popullore në bo...
Shërbimi Sekret thotë se mundësia që pati një person i vet...
Aktivistët mjedisorë bllokuan portin kryesor të anijeve tu...
Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse në qytet...
Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izrae...
Irani prezantoi një raketë balistike të re dhe një dron të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...